Thursday, June 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Berisha flet nga selia blu: Piramida më e madhe e mashtrimit mori goditjen më fatale.

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Berisha flet nga selia blu: Piramida më e madhe e mashtrimit mori goditjen më fatale.
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Lideri demokrat Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pas vendimit të GJKKO për heqjen e masës së arrestit shtëpiak.

Berisha foli nga selia blu duke thënë se sot piramida më e madhe e mashtrimit mori goditjen fatale.

Kreu i demokratëve falënderoi dhe shprehu mirënjohje për të gjithë ata që e mbështetën përgjatë rrugëtimit përballë një vendimi të motivuar politikisht.

FJALA E PLOTË:

Përshëndes çdo shqiptar. Me mirënjohjen më të madhe. Sot, Shqipëria u ndriçua nga rrezet e para të rikthimit të pandalshem te demokracisë! Sot është dita ku Edi Rama dhe George Soros dështuan përfundimisht, në tentativën e tyre për të shkatërruar opozitën shqiptare grushtun e shtetit qe bene ndaj saj.

Sot, ne së bashku. Sakrifica e 330 ditëve. Mundi i 3 viteve. Na u shpërblye. Ne qendruam qendruam dhe vetem qendruam per te verteten e vlerat qe besojme. Mbas një kohe të gjatë që Shqipëria nuk sheh një ditë të mirë. Mbas një kohe të gjatë, që Shqipëria është zhytur në errësirë. Sot është një ditë e mirë për shqiptarët. Sot është një ditë e mirë për opozitarët. Një ditë shprese.

Por sot, është një ditë e mirë edhe për ata që nuk janë opozitarë. Sot është një ditë e mirë edhe për kundërshtarët e opozitës.

Sepse sot nuk fitoi Sali Berisha. Sot ka fituar e vërteta. Sot ka fituar ligji dhe kushtetuta. Sot ka fituar Shqipëria! Këtë vit unë kam thyer rekord për numër fjalimesh. Plot 330 të tilla. Tani veprimi do të jetë kryefjala e Sali Berishës. Por, ka ende disa mesazhe të rëndësishme, që sot dua te ju them shqiptarëve.

Së pari dua të falenderoj çdo shqiptar. Dua të falenderoj familjen time, e cila morri një dozë të madhe të kësaj sakrifice. Të betejës sonë për shpëtimin e Shqipërisë.

Dua te falenderoj me mirenjohje te pakufishme ata qindra e mijra gra burra te rij te reja te moshuar qe me qendresen e tyre te pamposhtur te pernateshme, me fjalimet e tyre shendruan rrugicen e ngushte te baneses time ne bulevard shprese per shqiptaaret. Keni qene frymzimi im. Kauza e drejte nuk humbet kurre!

Dua të falenderoj te gjithe bashkëpunëtorët e mij te gjithe demokratët. Opozitarët qe me mosbindjen e tyre civile e bene Shqiperine ne kushtet me te veshtira te narkodiktatures me opoziten me te fuqishme qe ajo ka patur ndonjeher

Dua të falenderoj çdo shqiptar. Ata në Shqipëri. Ata në Kosovë. Dhe ata në diasporë.

Sepse pa të gjithë Ju, pa mbështjetjen tuaj, pa qëndresën tuaj, kjo ditë, kjo fitore, nuk do ishte e mundur!

Nje mirenjohej te thelle kam per miqt e mij dhe miqt e Shqiperise ne rajon, ne Europe, ne ShBA dhe ne bote per mbeshtetjen dhe angazhimin e tyre ne mbrojtje te Sali Berishes, partise demojratike dhe kauzes tone te drejte.

Gjithashtu sot falenderoj me mirenjohje CDI dhe EPP udhehqjen e ketyre organizatave dhe te partive antare per rezolutat e tyre historike ne mbeshtetje te Partise Demokratike dhe opozites shqiptare dhe denoncimin e narkodiktatures ne Shqiperi.

Te dashur miq.U përpoqën të shkatërrojnë Partinë Demokratike, si forca kryesore opozitare e Shqipërisë.

U përpoqën të asgjësojnë politikish Sali Berishën, sepse mbrojta interesin kombetar te shqiptarve dhe vendosa të luftoj për ju.

Për dinjitetin tuaj. Për lirinë tuaj.

U përpoqën të fshijnë historinë. Të fshijnë pluralizmin. Të fshijnë Naton. Të fshijnë

liberalizimin e vizave. Të fshijnë luftën e suksesshme të Partisë Demokratike kundër krimit të organizuar.

Dhe absolutisht që ky skenar diabolik, antishqiptar, do të kishte qenë i sukseshëm.

Sepse u sulmuam jo vetëm me gjykata, jo vetëm me media të kontrolluara.

Por u sulmuam nga mafia më e rrezikshme sot në planet. Nga George Soros dhe

McGonigalët.

Nuk ka shumë opozita në planet që do mbijetonin një sulmi të tillë.

Por ne ja dolëm! Ne fituam hap pas hapi çdo betejë. Dhe kjo vetëm falë jush dhe miqve tane.

Vetëm mendoni miq, sa fitore arritëm në këtë vit të vështirë.

Kujtoni këto arritje dhe do të kuptoni se tashmë e kemi shtruar rrugës, që do sjelli Partinë

Demokratike në pushtet!

Na përçanë, por ne u bashkuam. Të gjithë deputetët sot janë bashkë. Sot janë në këmbë.

Na vodhën flamurin e partisë, por ne e rifituam atë. Më qëndresë. Me këmbngulje.

Na izoluan, por sot kemi mbështetjen më të madhë ndërkombëtare, që kemi patur ndonjëherë! Me dy rezoluta nga shumica e partive politike më të fuqishme të planetit, që dënojnë narkoshtetin.

Mashturan se Sali Berisha është i korruptuar. Po hetimi tre vjeçarë, nxorri se Berisha u

arrestua për antikorrupsionin e tij. Sepse provat e vetme që gjetën, ishin bamirësi të vajzës

sime ndaj fëmijëve me aftësi ndryshe. Dhe pagesën që ajo kishte bërë për shërbime

mjekësore.

Kërkuan ta zhysin Shqipërinë në terrin e narkodiktaturës. Por ne ndriçuam çdo natë me

rrugën e Shpresës. Dhe nga sot, dritën e kësaj rrugë do ta përhapim. Sepse Shqipëria duhet vend i shpreses dhe kombi yne duhet të jetë, kombi i shpresës! Dhe jo kombi i krimit dhe i narktrafikut!

Por ka dhe një arritje tjetër, edhe më të madhe se këto. Që ne kemi arritur bashkë.

Kjo fitore nuk ka rëndësi vetëm për të tashmen. Kjo fitore ka rëndësi veçanërisht për të

ardhmen.

Kjo arritje do ju shërbej brezave të ardhshëm shqiptarë, si nje trashigimi e vyer kur ne mos jemi më, si një burim inspirimi.

Kjo arritje do u jap dritë atyre, në momente të zeza, si këto që kaloi Shqipëria këto vite.

Kjo arritje, është se ne shqiptarët, nuk e deleguam kurrë ndërgjegjen!

Nuk pranuam të na caktonin kryetarin.

Nuk pranuam mashtrimin për të vërtetë.

Jo, miqtë e mi, kurrë!

Në këtë kohë krizash të vlerave, ju mbrojtët ato tradita shqiptare, që na kanë mbajtur gjallë

ne shqiptarëve ndër shekuj!

Ju qëndruat. Me guxim. Me vendosmëri! Me këmbëngulje!

Për ato grusht vlerash që ne luftojmë.

Per dinjitetin e njeriut.Për familjen. Për demokracinë. Për interesin e kombit!

Prandaj dhe sot jemi më pranë se kurrë, me triumfin tonë. Me rikthimin e Partisë

Demokratike në pushtet. Jemi më pranë se kurrë, në misionin tonë, për shpëtimin e

Shqipërisë.

Kam dhe një fjalë të fundit, për autorin kryesor të këtij grushti shteti që ju bë Shqipërisë.

Edi Rama.

Krijo qeverinë teknike. Mos e zvarrit kot narkopushtetin tënd!

Mosbindjen civile të rradhës.

Këta burra e gra, djemë dhe vajza, do kenë liderin e tyre me vete. Këto shqiptarë duan

përgjigje nga ty!

Sepse piramida jote e mashtrimit sot u shkërmoq përfundimisht.

Do përgjigjesh si puçist per grushtin e shtetit që bere kunder opozites

Sepse piramida jote e mashtrimit sot u shkërmoq përfundimisht.

Do përgjigjesh për një vit, që i ke lënë ata me kryetar të izoluar.

Do përgjigjesh për 2 vite që na kishe grabitur flamurin e partisë.

Prandaj ke vetëm një rrugë. Qeverinë teknike.

Dhe të shkojmë në zgjedhje të lira.

Pse ke frikë, nga vota e shqiptarëve? Pse ke frikë Edi Rama.

Për të mbyllur, i them çdo shqiptari. Sot ishte një fitore.

Por kemi akoma shumë punë për të triumfuar.

Ftoj të na bashkohen që të gjithë.

Rininë, pensionistët, opozitarët e rinj, dhe ata të vjetrit. Shqiptarët pa parti. Biznesmenët.

Nënat, baballarët, vëllezërit dhe motrat. Socialistat. Por edhe ata punonjes te administrares policë, ushtarake poqë janë të ndershëm dhe bëjnë punën e tyre ne perputhje me ligjin çdo ditë.

Boll keni vuajtur ju dhe Shqipëria, prej Edi Ramës. Boll ka qenë Shqipëria peng i aleancës së

qelbësirave. Peng i krimit. Peng i Rilindjes.

Shqipërinë do ta shpëtojmë bashkë.

Bashkohuni në mosbindje civile, në betejën finale ndaj së keqes! Se bashku triumfojme mbi çdo armik, firmosim çdo fitore

Është rradha jonë. O sot, o kurrë!

Previous Post

Berisha mbërrin në selinë blu, pritet me ovacione nga simpatizantët

Next Post

2 të rinj dhunojnë me grushte 4 nxënës në gjimnazin e Tepelenës

Next Post
2 të rinj dhunojnë me grushte 4 nxënës në gjimnazin e Tepelenës

2 të rinj dhunojnë me grushte 4 nxënës në gjimnazin e Tepelenës

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave
AKTUALITET

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave

by Lom Lom
May 31, 2026
0

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të delegatëve për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë...

Read moreDetails
U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

June 2, 2026
Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

May 29, 2026
Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

June 2, 2026
Bordi i Transparencës merr vendimin, ja çmimet e reja për naftën dhe benzinën

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja çmimet e reja për naftën dhe benzinën

May 30, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

June 3, 2026
Tre orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

Tre orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

June 3, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al