Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit të mbajtur me Federatën e Opozitës së Bashkuar, akuzoi qeverinë për manipulim të procesit zgjedhor dhe përdorim të burimeve shtetërore.

Berisha deklaroi se, sipas tij, “fuqia e drogës në regjimin e Edi Ramës luan rol në rezultatin e zgjedhjeve”, duke shtuar se qeveria përdor çdo formë për të siguruar fitoren.

Ai përmendi raste të pretenduara të blerjes së votave, duke thënë se një qytetar i kishte treguar se i ishin ofruar 1000 euro për votën.
“Fuqia e drogës në regjimin e Edi Ramës luan rol në rezultatin e zgjedhjeve. Qeveria gjen gjithë çfarë lloj formash, që të fitojë zgjedhjet. Një qytetar më tha se i është dhënë 1000 euro për votën.

Edi Rama është përfaqësuesi kryesor i karteleve të drogës. Ai mori masa dhe më të egra sesa Maduro i Venezuelës, ai arrestoi liderët e opozitës dhe i vuri në ndjekje penale.

Me paratë e veta apo të drogës, organizoi mbi 4.000 aktivitete, që ndalohen me ligj të mbahen. Shpërndau legalizime, fali gjoba, vetëm që të fitojë zgjedhjet. Zgjedhjet Edi Rama i fitoi nga droga, i fitoi duke përdorur gjitha resurset e shtetit, njësoj si në kohën e partisë-shtet, i fitoi duke trembur zgjedhësit”, tha Berisha.

Më tej, Berisha deklaroi se raporti i OSBE ODIHR i shpalli zgjedhjet si zgjedhje të partisë-shtet.

“Mirëdita dhe u përshëndes përzemërsisht secilin prej jush, përfaqësues të forcave politike opozitare në parlament dhe jashtë parlamentit. Ky takim ka qëllim kryesor të gjejmë një ujdi së bashku si një front i gjerë për reformën zgjedhore dhe reformën territoriale. Në fakt, reforma themelore të një sistemi, duhet pranuar. Sot, Shqipëria është një njollë e zezë në hartën e Europës. Është zyrtarisht, pas raportit të fundit të OSBE/ODIHR, autokraci elektorale apo diktaturë autoritare. Do të thotë regjim që e pranon pluralizmin, por e shtyp pluralizmin. Ky është i gjithë thelbi i saj. Nuk është totalitare sepse e pranon pluralizmin. Por njëlloj si në totalitaren, pushtetet të gjitha përqendrohen në një dorë.

Në dallim nga autokracitë e tjera elektorale apo diktaturat autoritare, kjo e Shqipërisë është siameze me diktaturën e Maduros së Venezuelës. Pse kjo? Kjo sepse të dyja kanë një mbështetje të jashtëzakonshme në fuqinë e jashtëzakonshme të drogës. Dhe kjo fuqi e jashtëzakonshme e drogës, në rrafshin ekonomik, është më e fuqishme se çdo parti. Kjo fuqi e jashtëzakonshme e drogës shprehet me fshirjen e ligjeve, rregullave dhe zëvendësimin e tyre me standardet e mafies dhe karteleve të drogës. Kjo fuqi e jashtëzakonshme e drogës në regjimin e Edi Ramës luan një rol përcaktues edhe në rezultatin e zgjedhjeve, në vendimet e gjykatave, në vendimet e ekzekutivit. De facto, droga dhe kartelet janë vendimmarrësit kryesorë të vendit.

Kartelet shqiptare janë bërë sot të fuqishme, përcaktojnë rezultate elektorale edhe në Amerikën Latine. Këto kartele nga Shqipëria janë eksportuesi kryesor i kanabisit në Europë, Shqipëria është eksportuesi numër një, por tani këto kanë kapur në dorë kokainën në Amerikën Latine dhe janë përcaktuesit e tregut në Amerikën Latine.
Këto kartele, siç shprehej dje pasdite, në mënyrë të qartë dhe të kristaltë, një nga gazetat më prestigjioze të Uashingtonit, ‘Washington Examiner’, nga këto kartele thotë gazeta, sipas burimeve të disa shërbimeve, përfitues është vetë Edi Rama. Është Ramaduro. Duke ardhur këtu tek ju, prita kryetarin e një dege të PD.

Çfarë më tregoi

Një familje tre vetësh, mbështetës tradicionalë të opozitës, dy ditë pas zgjedhjeve më erdhi kryefamiljari, më tha: unë po të rrëfej një gjë. Natën e zgjedhjeve, trokiti në derë një person. Më la një zarf dhe iku. Në zarf shkruhej ‘mos shko nesër në zgjedhje’ dhe ishin 1 mijë euro. Gjithë natën u rropata të shkoj apo të mos shkoj. Pse të mos shkoj, po nga ana tjetër, edhe kërcënimi ishte brenda sepse lekët m’i dha dhe shkuarja mendoja se çfarë pasojash mund të ketë. Si përfundim nuk shkova. Ky njeri i ndershëm, të themi atë që është. Dhe ky është efekti ndër më minimalët se efektet e tjera janë edhe më mizore. Se kërcënimet e tjera janë më mizore,” tha Berisha.

 

Previous Post

Protesta e fermerëve grekë, sërish bllokim në rrugën Kakavijë-Janinë. Lejohen vetëm emergjencat shëndetësore

Next Post

I mori me dhunë nga qafa varësen e floririt, një gruaje, arrestohet ‘skifteri’ në Kamëz

Next Post
I mori me dhunë nga qafa varësen e floririt, një gruaje, arrestohet ‘skifteri’ në Kamëz

I mori me dhunë nga qafa varësen e floririt, një gruaje, arrestohet ‘skifteri’ në Kamëz

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al