Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Berisha denoncon skandalin: Dumani bëri kontratë porosie në 2006-ën për apartamentin ku banonte

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Berisha denoncon skandalin: Dumani bëri kontratë porosie në 2006-ën për apartamentin ku banonte
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar ish kreun e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, për falsifikim dokumentesh dhe pasuri të pajustifikuar, duke u fokusuar në mënyrën e blerjes së një apartamenti në Tiranë.

Sipas denoncimit të bërë publik nga Berisha, i cili paraqiti edhe dokumente mbështetëse, Dumani ka nënshkruar një kontratë porosie për një apartament 127 metra katrorë më 18 gusht 2006. Problemi, sipas Berishës, qëndron në faktin se vetë Dumani ka deklaruar se kishte filluar të jetonte në të njëjtin apartament që nga tetori i vitit 2004, pra dy vite para nënshkrimit të kontratës.

Berisha theksoi se një ‘kontratë porosie’ përdoret për blerjen e një prone kur ajo është ende në proces ndërtimi, çka e bën kronologjinë e paraqitur nga kreu i SPAK të pamundur.

Berisha: Tani ka gjëra shumë interesante.
Ju jeni dëshmitarë se kam denoncuar para jush Altinin me katër banesa.
Si e gjora e Edi Ramës, Linda e AKSHI-t me katër prona, që banon me qira.
Jo Linda e Surrelit, Linda e AKSHI-t.
Edhe ky, nëpunës i shtetit, me një rrogë dhe rrogën e zonjës, arrin të bëhet me katër banesa.
U garantoj se kurrë me rrogë të shtetit nuk mund të blesh në 30 vite se një garsionere apo të themi një dhomë e kuzhinë.
Jo, merreni dhe shiheni, bëni hesapet, kaq është.
Por dëgjoni se çfarë thotë Altin Gjoka. Është e fortë shumë kjo.
Deklaron se kemi filluar të banojmë në apartamentin e tyre prej tetorit të vitit 2004.
Dëgjojeni tani, mbajeni mend këtë, prej tetorit të vitit 2004.
Dhe pastaj thotë, po si e sigurova apartamentin tani?
Hyri në apartament në tetor të vitit 2004, por çfarë pagove, çfarë titulli kishe, ku e more?
A bukur shumë, këto vetëm tek ky mund t’i gjesh.
E mora me kontratë porosie për blerje apartamenti. Kontratë porosie është kur ti e porosit në ndërtim, nuk është ndërtuar, ti jep paratë në ndërtim, me sipërfaqe 127 metër katrorë, po me ç’datë thoni ju?
Thotë banoj nga viti 2004, porosinë e ka Altin Gjoka me 18.08.2006.
Pra, e kuptoni ju, në apartamentin që banon nga viti 2004, thotë se e porosita në vitin 2006?
A mund të ketë falsifikim më të paskrupullt?
Pra, kontratë porosie për blerje apartament banimi 127 metër katrorë me datën 18.08.2006.

Berisha denoncon skandalin: Dumani bëri kontratë porosie në Berisha denoncon skandalin: Dumani bëri kontratë porosie në

Previous Post

Gra me shami dyshohet se afrojnë fëmijët te një furgon i kuq! Eksperti i sigurisë tregon 3 elementët shqetësues

Next Post

Rrëfimi në SPAK i shqiptaro-gjermanes që denoncoi aferat e AKSHI-t

Next Post
Rrëfimi në SPAK i shqiptaro-gjermanes që denoncoi aferat e AKSHI-t

Rrëfimi në SPAK i shqiptaro-gjermanes që denoncoi aferat e AKSHI-t

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

July 21, 2026
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al