Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja ka shkaktuar debate në sallën e Kuvendit. Beqja i prangosur, teksa mbahej mbledhja e komisionit të Sterilizimit, lëvizte lirisht në Kuvend i pashoqëruar nga forcat e Gardës.
Ishte Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka i cili u shpreh se një “hajdut 2 metra i gjatë” referuar Beqjas, guxoi të intimidonte deputetët e opozitës duke lëvizur pa asnjë punonjës Garde.
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali pretendoi se mikrofoni i Kuvendit nuk mund të përdoret për të nëpërkëmbur dinjiteti, duke i dalë në mbrojtje Beqjas.
Kreu igrupti të PD, Gazment Bardhi iu drejtu Spirpalit duke i thënë se vetë mazhoranca duhet të kishte mbajtur një qëndrim për shëtitjen e lir ëtë Beqajt që në fakt, duhet të ishte i prangosur.
Debati:
Noka: Keni filluar një seancë me 52 deputetë, nuk fillon seanca pa kuorum, një shkelje e rregullores.
Spiropali: Ju lutem mos fyeni.
Noka: Një hajdut 2 metra i gjatë, i burgosur politik. E para shkelje procedure që ju filloni seancën pa deputetët. Seanca plenare sipas rregullores çelet me deputetet në sallë. Nuk nis seanca po kuorum. Dje akt i turpshëm i inkurajuar nga dhuna e policisë ndaj opozitës. Një hajdut 2 metra i gjatë ka vetëm dinjitetin e hajdutit dhe ajo sjellje çfarë tregon, tregon qasjen tuaj për të mbrojtur hajdutët. Të njëjtët gjë që bëtë me Olta Xhaçkën, me Frida Krifcën. Megjithëse i burgosur u përpoqët tjetërsoni. Shkelni çdo normë. Komandanti i gardës duhet të mbajë përgjegjësi. Mbrëmë pa asnjë punonjës garde në sallën ku zhvillohej komisioni. Hajduti 2 metra bashkë me avokatin guxonin të intimidonin deputetët. Edhe ju në sallën e Kuvendit keni urdhëruar gardën
Spiropali: Zoti Noka përfundoni edhe pse nuk ishte për procedurë. Nuk ka penguar kush as hetimin.
Bardhi: E morët për kryeministrin, kur Noka tha hajduti dy metrosh.
Spiropali: Nuk mund të përdoret ky mikrofon dhe foltore për të nëpërkëmbur dinjitetin e askujt s’mund ta përdorni si armë këtë mikrofon. Për personalitetet e këtij vendi ka parashikime rregullorja.
Bardhi: Ai u fut në sallën e mbledhjes dhe guxonte I pashqetësuar as nga policia dhe as nga Garda për të ruajtur integritetin fizik të deputetëve, duhej të kishit qëndrim për këtë dhe jo për etikën e komunikimit tonë për një person që është kapur dy herë duke vjedhur.Nuk e kishte për kryeministrin por për Beqajn, ti duhet të jesh shumë e shqetësuar që një person I paraburgosur që ruhet sipas një ligji të posaçëm dje lëvizte i lirë në ambientet e kryesisë.
Spiropali: Kërkesa që ka ardhur te unë për shtyjjen e afatit të komisionit hetimor i është paraqitur Konferencës së Kryetarëve dje, edhe pse nuk kishte vendim të ndërmjetëm të Komisionit. Pa një vendim të ndërmjetëm nuk duhet ta kisha paraqitur, por për hir të debatit e paraqita dhe anëtarët tuaj në Konferencë kanë marrë pjesë në debat dhe është vendosur të mos shtyhet. Ai komision është shtyrë dy herë që të bëjë detyrën, por jo të shpërdorojë detyrën.
Sa i takon se kush është kriminel e përcakton prokuroria dhe gjykata. Për sa kohë dikush vjen si dëshmitar në Kuvend, duhet ti jepet mundësia që kjo të ndodhë. Jam bërë me dije sot në mëngjes për pretendimet e tjera. Jam bërë me dije se Garda ka respektuar rregulloren. Do shihen pamjet. Nuk mund të jap një koment sot për këtë.