Ish-presidenti dhe biznesmeni i njohur nga Kosova, Behgjet Pacolli është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës.
Sipas News 24, Pacolli po pyetet për një çështje në hetim, lidhur me aeroportin e Vlorës.
Javët e fundit Pacolli ka patur përplasje me ortakët e tij, pjesë të koncesionarit që po ndërton aeroportin.








