Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Bëhet gati tenderi i ri/ Bashkia Tiranë gati 1.2 milionë euro për rrugën tek “Liqeni i Thatë”

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Bëhet gati tenderi i ri/ Bashkia Tiranë gati 1.2 milionë euro për rrugën tek “Liqeni i Thatë”
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkia e Tiranës synon të ndërhyjë në rrugën tek Liqeni I Thatë përmes një fondi 1.2 milionë euro.

Këtë të enjte u njoftua procedura e prokurimit që parashikon këtë ndërhyrje duke argumentuar se gjendja aktuale e kësaj rruge është e amortizuar. Gjatësia e segmentit ku do të ndërhyhet është pak më shumë se një kilometër.

“Rruga e “Liqenit të Thatë” fillon nga kopshti zoologjik i Tiranës, aty ku mbaron rruga “Shyqyri Brari” deri te rreth rrotullimi i rrugës “Hiqmet Buzi”. Rruga ka formë të rregullt gjeometrike dhe është me dy sense lëvizjeje. Shtresat ekzistuese janë të amortizuara, vende-vende janë krijuar dhe gropa për shkak të dëmtimit. Ekziston rrjeti i ujit të pijshëm.

Ekzistojnë rrjetet e kanalizimeve të ujërave të ndotura dhe ato të shiut. Projekti ka për qëllim ndërtimin e rrugës në zonë, me të gjitha parametrat e nevojshme inxhinierike dhe elementëve të infrastrukturës rrugore, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së komunitetit të kësaj zone” thuhet në relacioijn teknik të paraqitur për projektin.

Sipas të njëjtit dokument kërkesa për zhvillimin e projektit të infrastrukturës bazohet në nevojën për ri zhvillimin e zonës.

Sistemi Infrastrukturor i Planit të Përgjithshëm vendor ka për qëllim : a) Krijimin dhe përmirësimin e aksesit të zonave të reja dhe atyre ekzistuese urbane, brenda dhe jashtë sistemit urban; b) Përcaktimin e territorit për ndërtimin e infrastrukturave publike; c) Përcaktimin e territorit për ndërtimin e infrastrukturave nëntokësore kryesore publike.

“Ndërhyrja në këtë zonë me përmirësim të infrastrukturës rrugore synon në një përqasje të integruar të zhvillimit social, kulturor, ekonomik, përmirësimin e cilësisë së jetës së studenteve por edhe qytetarëve, si dhe mbrojtjes së ambientit.

Kjo politikë ka për qëllim ofrimin me cilësi, sipas standardeve bashkëkohore të shërbimeve publike në të gjithë territorin, përmirësimin e cilësisë së shërbimit me ujë, infrastrukturës së kanalizimeve të ujërave të shiut, shërbimit të mbledhjes së mbetjeve urbane dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore”, thuhet në argumentimin e Bashkisë në relacion.

Previous Post

Jo vetëm të Shtunën, rrugët në Tiranë do të bllokohen edhe sot e nesër – Njoftimet

Next Post

Lushnje, e moshuara humb jetën pas injeksionit në ambulancën e lagjes

Next Post
Gruaja hidhet nga kati i tetë i pallatit në “Don Bosko”

Lushnje, e moshuara humb jetën pas injeksionit në ambulancën e lagjes

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”
AKTUALITET

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

by Redaktor Redaktor
September 15, 2026
0

Një bandë shqiptare e dyshuar për trafik ndërkombëtar kokaine është goditur në Belgjikë. Tetë persona u prangosën në kuadër të...

Read moreDetails
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

September 4, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e gjithë Europës, ndaj fuqisë blerëse

Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e gjithë Europës, ndaj fuqisë blerëse

September 15, 2026
Tarifa me fasha edhe për ujin, propozohet mekanizëm sezonal për Durrësin, Vlorën dhe Sarandën

Tarifa me fasha edhe për ujin, propozohet mekanizëm sezonal për Durrësin, Vlorën dhe Sarandën

September 15, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al