Monday, July 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Bashkitë u futën në kolaps, inceneratori i Tiranës fitime 7.4 mln euro

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Bashkitë u futën në kolaps, inceneratori i Tiranës fitime 7.4 mln euro
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Me disa muaj vonesë, Integrated Energy BV SPV, kompania që ka koncesion inceneratorin e Tiranës ka dorëzuar bilancin e vitit 2023, ku rezulton se kompania ka arritur një fitim para taksave prej 7.4 milionë euro, me një normë fitimi (fitim para taksave/ardhurave) rekord prej 47%, ose gati gjysmën e parave që ajo ka arkëtuar, duke përpunuar mbetjet e bashkive dhe depozituar dhera e inerte nga entet private.

Nga 31 korriku 2023, inceneratori ka qenë në sekuestro Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, teksa nisi hetimi nga SPAK për abuzim dhe pastrim parash.

Nga bilanci rezulton se kompania ka realizuar të ardhura totale prej 1.57 miliardë lekësh (15.7 mln euro) në 2023, me një rënie prej 43% në krahasim me vitin e mëparshëm, kur arkëtimet totale ishin 2.7 miliardë lekë. Tkurrja i dedikohet faktit që kompania nuk ka raportuar të ardhura nga kryerja e punimeve të investimit sipas kontratës së koncesionit, që në 2022 kishin qenë 1 miliardë lekë. Sipas përshkrimit në bilanc, këto të fundit janë të ardhura nga procesi i autofaturimit të investimeve në zbatim të kontratës mëmë koncesionare.

Në 2023, ky zë ishte vetëm 109 milionë lekë. Sipas raportit të pasqyrave financiare, niveli i ulët i investimeve të realizuara lidhet me faktin se subjekti ka pasur detyrime të mbartura që kanë krijuar situata bllokuese financimi si nga fitimet e realizuara por edhe nga burime të tjera financimi, pasi statusi aktual “Sekuestro preventive” ka ngrirë marrëdhëniet me bankat si financuese të mundshme të projektit.

 

Të ardhurat kryesore në 2023-n inceneratori i ka gjeneruar nga “shërbimi i përpunimit të mbetjeve urbane, dhera dhe inerte” për bashkitë Tiranë, Durrës, Vorë, Kavajë, që kanë kapur vlerën e 1.16 miliardë lekë (gati 12 mln euro), të ndjekura nga “shërbimi i përpunimit të mbetjeve urbane, dhera dhe inerte për Entet private”, me vlere 257 mln lekë (2.6 mln euro).

 

Bashkitë u futën në kolaps, inceneratori normë fitimi 47%

 

Në vitin 2023 Bashkia e Kavajës dhe ajo e Durrësit çuan 27 për qind të shpenzimeve të përgjithshme për pastrimin e mbetjeve, dhe kishin peshën më të lartë të shpenzimeve për këtë zë nga të gjitha bashkitë e tjera, sipas relacioneve të buxheteve përkatëse. Bashkitë u vunë në vështirësi për shkak të shumës së lartë që duhet të paguanin për heqjen e mbeturinave, duke u detyruar të kërkonin ndihëm nga qeverisja qendrore.

 

Në Bashkitë e tjera, shpenzimet për mjedisin nuk zënë më shumë se 10% të totalit, me Tiranën që e ka këtë tregues në 10% dhe Elbasanin, në 3.3%, sipas të dhënave nga Co-Plan.

 

Rritja e shpenzimeve për mbrojtjen e mjedisit erdhi pas mbylljes së depozitimit të Porto Romanos dhe dërgimit të mbetjeve në inceneratorin e Sharrës në Tiranë. Bashkia e Durrësit, sipas burimeve të saj, gjeneron çdo ditë rreth 200 tonë mbetje, ose rreth 70 mijë tonë në vit. Sipas kontratës, që qeveria ka me koncesionarin e plehrave në Sharrë, kosto e depozitimit të mbetjeve është 29.05 euro/ton për të gjithë kohëzgjatjen e koncesionit. Pra çdo vit, Bashkisë së Durrësit do t’i duhen të paktën 2 milionë euro në vit vetëm për pagesën e koncesionarit.

Në kontrast me vështirësitë e bashkive, inceneratori i Tinanës, përmes tarifave të depozitimit, arrin të gjenerojë një normë fitimi të lartë nga “shërbimi i përpunimit të mbetjeve urbane, dhera dhe inerte”, që në vitin 2023 sollën 74% të të ardhurve totale të incenerarit. Fitimi para taksave në 2023 ishte 741 milionë lekë, me një normë fitimi prej 47%, që është më e larta e deklaruar ndonjëherë, që fillimi i aktivitetit.

 

Që nga viti 2018, kompania ka realizuara fitime para taksave në një total prej 3.2 miliardë lekësh (32 milionë euro) dhe të ardhura prej 12 miliardë lekësh (rreth 120 milionë eurosh).

 

Sipas vendimit për miratimin e pasqyrave financiare, në vitin 2023, fitimi i këtij viti (610 milionë lekë neto) është vendosur të qëndrojë në llogarinë fitime të pashpërndara për shkak të gjendjes së administrimit të shoqërisë sipas vendimit Nr. 95 date 28.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

 

Inceneratori ka gati 9 mln euro kredi, probleme me borxhet

 

Sipas raportit të pasqyrave financiare, në 2023 u përmirësua situata me bankat për kreditë e marra, pasi janë shlyer këstet e prapambetura të kredive dhe nuk ka këste të palikuiduara. Gjithsesi, niveli i lartë i kredive, konkretisht në vlerën 887.5 milionë lekë, e ekspozon subjektin para riskut të kredive dhe flukseve monetare, thuhet në raport. Subjekti ka dhe akt marrëveshje për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura tatimore.

 

[1] Shoqëria për punimet dhe investimet që kryen në zbatim të kontratës së koncensionit dhe anekseve përkatëse të saj lidhur me volumetritë dhe çmimet perkatese kryen vetëfaturimin e punimeve dhe investimeve të cilat merren në të ardhura dhe në shpenzime për koston përkatëse të tyre./ Monitor

Previous Post

Parashikimi i motit, si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

Next Post

Rama mbledh drejtuesit politikë të PS, në fokus fushata për zgjedhjet e 11 majit

Next Post
Rama mbledh drejtuesit politikë të PS, në fokus fushata për zgjedhjet e 11 majit

Rama mbledh drejtuesit politikë të PS, në fokus fushata për zgjedhjet e 11 majit

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Spanja kampione e botës për herë të dytë, bie mbretërimi i Messit

Spanja kampione e botës për herë të dytë, bie mbretërimi i Messit

July 20, 2026
“Hotel me 3 yje, 3500 euro”, eksperti zbardh abuzimet pas koncertit të Kanye West

“Hotel me 3 yje, 3500 euro”, eksperti zbardh abuzimet pas koncertit të Kanye West

July 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al