Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Bashkim Ulaj rikthehet tek Diga e Liqenit, tani me kullë 58-katëshe, ngjitur me Alban Eftimiun

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Bashkim Ulaj rikthehet tek Diga e Liqenit, tani me kullë 58-katëshe, ngjitur me Alban Eftimiun
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli Kombëtar i Territorit nën drejtimin e Edi Ramës ngul një kullë 58 katëshe tek Diga e Liqenit Artificial të Tiranës. Në mbledhjen e datës 25 qershor 2025, mësohet se në mes të 40 leje të firmosura, objekti me lartësinë më të madhe që ka marrë dritë jeshile i përket oligarkut Bashkim Ulaj.

Vendimi titullohet “Ndërtimi për objektin: “Strukturë akomoduese me 58 kate mbi tokë dhe 6 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Llazar Pulluqi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Aba Tower” sh.p.k.

Kjo kompani ka si administratore Artila Ulajn, ndërsa aksionerët janë “Aba Hospitality” shpk dhe Bashkim Ulaj. Edhe “Aba Hospitality” është në pronësinë e Bashkim Ulajt dhe e ka adresën tek “ABA Business Center”.

Kulla e Bashkim Ulajt do të ngrihet buzë digës së Liqenit Artificial të Tiranës dhe do të ketë pamje të plotë mbi sipërfaqen e tij.

Korrupsion dhe kulla

Bashkim Ulaj është edhe pronar i Gener2 dhe merr një pjesë të madhe të buxhetit të shtetit përmes tenderave dhe koncesioneve. Koncesioni më i madh është Autosdrada me pagesë Thumanë- Kashar, që shkaktoi probleme sociale në disa qytete dhe fshatra. Kruja dhe Fushë Kruja dolën në protesta se nuk kishin rrugë hyrjeje. Vora mbeti pa ujë nga prishja e burimit ujor në Thumanë, prej ndërtimeve të kryera pranë puseve furnizuese dhe ujësjellësit.

Probleme sociale ka shkaktuar pangopësia e këtij afaristi edhe në vendlindjen e tij në Tropojë, ku ngriti një hidrocentral pavarësisht protestave të banorëve për prishjen e ekosistemit.

Bashkim Ulaj është denoncuar edhe në SPAK për shkak të uzurpimit të pronave të banorëve në Velipojë, ku ka nisur ngritjen e një resorti turistike, sigurisht me lejen e Edi Ramës.

Banorët e fshatit Rrjoll të Velipojës zhvendosën në mars 2025, protestën e tyre para SPAK, kundër ndërtimit të resortit luksoz të botuesit Bashkim Ulaj, të cilin e akuzojnë se u ka grabitur pronat. Banorët lajmëruan se kanë bërë një shtesë në kallëzimin e tyre, përfshirë për gjyqtarë e zyrtarë, që sipas tyre janë të implikuar në falsifikimin e dokumenteve të pronësisë.

Po ashtu, mes protestave Ulajt iu dha edhe leja e ndërtimit të një TEC-i në Rroskovec.

Por Rama mbyll sytë para mëkateve të Ulajt, sepse ndërtues botuesi ka një televizion të cilin e ka vënë në shërbim të qeverisë.

Nuk është rastësore, që Dhimitraq Mili, drejtori i ndërtimit të objekteve private e publike në kompaninë “Gener-2 Sh.p.k”, është emëruar administrator i shoqërisë që po ndërton “Dubain” Durrës me 15 mijë e 500 apartamente dhe 7 hotele e qendra tregtare.

Ky është emëruar administrator më 30 janar 2023, ditën që u krijua shoqëria “Durrës-Marina”, me 33% pronare qeverinë shqiptare dhe 67% Mohamed Alabbar, me kompaninë offshore “Eagle Hills Real Estate Development”.

Sipas ekstraktit në Qendrën Kombëtare të Biznesit, drejtori Dhimtraq Mili i kompanisë së oligarkut Bashkim Ulaj, do jetë administrator te kompania e kullave “Rama-Alabbar” deri në datën 30 janar 2026, me të drejtë ri-emërimi deri në vitin 2030.

Sipas informacioneve ende të pakonfirmuara, Bashkim Ulaj, përveçse është ndërtues te “Dubai” në Durrës, është dhe investitor në 20% të projektit, ku sipas marrëveshjes, ka përfituar 20% të apartamenteve që janë shitur në ajër.

“Lufta” e Ulajt në gjykatë me Erion Veliajn

Së fundmi, kjo kullë i jepet Ulajt vjen në mes të pazareve që po bën Edi Rama duke shitur “lartësinë” në Tiranë. Në këtë vend, poshtë digës se Liqenit është hapur rruga për ndërtime të larta qysh para disa vitesh, ndërsa diskutimet kanë lindur më herët.

Qysh në shtator të vitit 2015, ndërtimi në këtë vend u shpall i rrezikshëm nga Komiteti i Digave dhe Bashkia Tiranë.

Vlen të thuhet se ky kompleks e ka marrë lejen e ndërtimit që në vitin 2014, kur Bashkia e Tiranës drejtohej nga Lulzim Basha dhe leja ishte dhënë për shoqërinë “Gener 2”. Por, një vit më vonë, kur Bashkinë e Tiranës e mori në dorë Erion Veliaj leja u pezullua dhe çështja u zvarrit edhe në gjykatë.

Duket se kjo ka qenë periudha e negociatave dhe pazareve me Ulajn që ky të kalonte nga financues i Berishës në krahun e “Rilindjes”.

Në vitin 2016, Bashkia Tiranë “denonconte” konfliktin e hapur të interesit që, gjyqtarë të caktuar për të gjykuar çështjen në fjalë kishin me kompaninë Gener 2. “Për këtë arsye, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë hapash ligjorë, të cilat argumentojnë katërcipërisht ekzistencën e një konflikti të pastër interesi, por edhe nevojën për të patur një trup gjykues të paanshëm, i cili duhet të japë drejtësi, përndryshe rrezikon të shkatërrojë Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës”, shkruhej në deklaratën e asaj kohe në Bashkisë së Tiranës.

Bashkim Ulaj ka krijuar lidhje të shumta me kompani dhe biznesmenë të tjerë që paraqiten aty ku nuk do t’i dalë emri. Pasi ishte konsumuar publikisht me këtë çështje, Ulaj bëri sikur u tërhoq dhe futi në lojë dy kompani të tjera. Kështu, në korrik 2023, Edi Rama dha lejen për ndërtimin e 5 kullave 17 katëshe, sikur të mos kishte pasur asnjë debat mbi këtë objekt. Projekti ka sipërfaqe totale ndërtimi 228 mijë metër katrorë mbi tokë dhe 97 mijë metër nën tokë.

Sipas dokumenteve të Këshillit Kombëtar të Territorit, trualli që zhvillohet përmes këtij projekti është 32 mijë e 450 metër katrorë.

Kompleksi do të quhet “Tirana Lake” dhe ka dy faza. Leja zhvilluese është dhënë për shoqëritë “Building Construction” sh.p.k të Ilir Merjas dhe dhe “Eldino” sh.p.k. të Gabriela Dinos.

Kulë me 40 apo apo 60 kate, një apo dy kulla?

Dy muaj më pas, në tetor 2023, Rama do të jepte një tjetër leje ndërtimi në të njëjtën zonë, poshtë digës së Liqenit. Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen e zhvillimit për një kullë 40 katëshe në rrugën Kristo Luarasi. Bëhet fjalë për vendin ku dikur gjendej Universiteti Barleti. Kompania ndërtuese e kullës është “Green Living”, e cila zotërohet respektivisht me 50 për qind nga Natasha Xai dhe Alban Efthimi.

Ky i fundit është mik i afërt i kryeministrit Edi Rama, Alban Efthimi e nisi fillimisht karrierën e biznesit me studion e tij Attelier 4. Kjo studio projektimi ka qenë një nga përfitueset më të mëdha të fondeve publike në fushën e projektimit, aq sa gjurmët e saj gjenden në çdo projekt madhor arkitekturor në Tiranë.

Aktualisht kompanitë e tij kanë ndërtuar ose kanë në proces ndërtimi disa kulla dhe pallate në zonat më të preferuara të kryeqytetit, nga Blloku tek diga e Liqenit.

Kjo në foto është kulla më e fundit. Ajo do të ngrihet në fillim të digës së liqenit Artificial duke u ngjitur lart.

Edhe pse leja e zhvillimit përmbante vetëm një kullë 40 katëshe, në publikimet fillimisht në rrjetet sociale, duken dy ndërtesa, sipas tij, me 40 dhe 60 kate.
Ato do të kenë edhe një urë, e cila i lidh direkt me shëtitoren e Liqenit, siç duket në foto.

Eftimi ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Planifikimit Urban të Tiranës, gjatë mandateve të Edi Ramës në krye të Bashkisë së kryeqytetit.

Emri i tij ka qenë ndër më të lakuarit gjatë një Komisioni Hetimor Parlamentar, të zhvilluar në vitin 2012, si një ndër përfituesit më të mëdhenj të lejeve të ndërtimit nga Bashkia e Tiranës gjatë drejtimit të Ramës.

Raporti i ngushtë midis ndërtuesit Alban Eftimi dhe Edi Ramës vijoi ngushtësisht edhe kur ky i fundit u zgjodh kryeministër, në Shtator të vitit 2013. Pas shumë kullash që po ndërtohen në Tiranë qëndron pikërisht Alban Eftimi.

Pyetja, “40 apo 60 kate?” ka lidhje me “garën” mes oligarkëve, cili e ka kullën më të lartë tek Liqeni? Duke parë se konkurrenti Bashkim Ulaj kërkonte leje për kullë 58 kate atëherë Alban Efthimiu i shtoi projektit ca kate të tjera.

/Gijotina.com/

Tags: ABA Business CenterAba TowerAba Tower shpkAlban EftimiuBashkim Ulaj
Previous Post

I mori 10.000 euro një personi nëpërmjet mashtrimit, arrestohet i riu (Emri)

Next Post

Nuk është ëndërr/ Shkëndija fiton edhe në Rumani, shkon në raundin e tretë të Champions League (VIDEO)

Next Post
Nuk është ëndërr/ Shkëndija fiton edhe në Rumani, shkon në raundin e tretë të Champions League (VIDEO)

Nuk është ëndërr/ Shkëndija fiton edhe në Rumani, shkon në raundin e tretë të Champions League (VIDEO)

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

July 21, 2026
Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al