Monday, October 26, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Bashkia Librazhd 300 milionë lekë për të parë yjet me teleskop

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Bashkia Librazhd 300 milionë lekë për të parë yjet me teleskop
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në një nga bashkitë më të varfra të Shqipërisë, ku mungojnë rrugët, ujësjellësit dhe kanalizimet, Bashkia Librazhd ka vendosur të shpenzojë gati 300 milionë lekë të vjetra për të ndërtuar një “park aventuresk me observator astronomik”, pra një projekt për të parë yjet me teleskop dhe për të “fluturuar” në zip-line.

Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia e Prokurimit Publik, tenderi me numër reference REF-60766-09-09-2025, me objektin “Ndërtim i parkut aventuresk (zip line, ballkon panoramik, observator astronomik)”, është shpallur fitues nga kompania AVDULI, në pronësi të biznesmenit Arben Avduli.

Autoriteti kontraktues është Bashkia Librazhd, e drejtuar nga kryetari Mariglen Disha.

  • Fondi limit: 26,242,388 lekë pa TVSH (rreth 315 milionë lekë të vjetra me TVSH)
  • Vlera fituese: 23,362,062.30 lekë pa TVSH (rreth 280 milionë lekë të vjetra me TVSH)

Pra, vlera fituese përbën 89% të fondit limit, një përqindje që tregon mungesë reale gare, aq më tepër kur në tender kanë marrë pjesë vetëm dy kompani.

Dyshime për një tender “me sy nga yjet”, por me këmbët në baltë

Në pamje të parë, ndërtimi i një observatori astronomik në një qytet të vogël mund të tingëllojë si investim në turizëm e shkencë. Por në realitet, shumëkush pyet: a ka Librazhdi nevojë për teleskop, kur mungojnë ndriçimi, kanalizimet e lagjeve dhe infrastrukturat bazike?

Kostoja e lartë dhe mungesa e konkurrencës ngrejnë dyshime serioze për mënyrën se si po shpërndahen paratë publike nëpër bashkitë shqiptare. Ndërkohë që komunitetet rurale përreth Librazhdit përballen çdo dimër me izolim e mungesë investimesh minimale, bashkia duket e përqendruar në projekte që tingëllojnë më shumë si “luks kozmetik” sesa zhvillim real.

Në thelb, tenderi për “ballkon panoramik dhe observator astronomik” duket si një shembull tipik i mënyrës sesi pushteti vendor justifikon shpenzime të mëdha me “projekte turistike”, të cilat më pas shërbejnë për riformatimin e fondeve publike në xhepa të njohur.

Nëse Librazhdi s’ka ujë, rrugë e punë, tashmë të paktën do ketë një teleskop — për të parë më qartë si humbin paratë e qytetarëve në qiellin e tenderave publikë.

/JOQ/
Tags: Arben AvduliAVDULIAvduli shpkBashkia LibrazhdMariglen Dishatender
Previous Post

Si u kthye Shqipëria në një qendër të industrisë globale të mashtrimit! Roli i Amant Josifit, ish-ortakut të Olsi Ramës

Next Post

E shtunë 11 tetor, mot i kthjellët në të gjithë vendin

Next Post
Parashikimi i motit, e premte, 11 korrik 2025

E shtunë 11 tetor, mot i kthjellët në të gjithë vendin

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Pjesë përbërëse e Serbisë”, ja çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës

“Pjesë përbërëse e Serbisë”, ja çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës

October 26, 2026
Fëmijët, më të rrezikuarit nga varfëria në Shqipëri, gati dyfish më shumë se të moshuarit

Fëmijët, më të rrezikuarit nga varfëria në Shqipëri, gati dyfish më shumë se të moshuarit

October 26, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al