Sunday, May 25, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Bashkëjeton fshehtas me një gjyqtare, PD kallëzon në SPAK Enkelejd Alibejan, padashur rëndon pozitat e Belind Këlliçit

Editor by Editor
January 8, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Bashkëjeton fshehtas me një gjyqtare, PD kallëzon në SPAK Enkelejd Alibejan, padashur rëndon pozitat e Belind Këlliçit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetarja e komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja, ka kallëzuar në SPAK deputetin demokrat, Enkelejd Alibeajn, me pretendimin se bashkëjeton fshehurazi me anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllarin.

Zonja Kalaja akuzon Alibeajn dhe Xhaferllarin për kryerjen e disa veprave të rënda penale, përfshirë falsifikimin e dokumenteve, fshehjen e të ardhurave, shpërdorimin e detyrës, përfitimin e interesave të paligjshme dhe ushtrimin e ndikimit të paligjshëm.

Kalaja theksoi se Xhaferllari ka marrë pjesë në aktivitete politike, pavarësisht ndalimeve ligjore, gjatë kohës kur vula dhe logoja e PD mbaheshin nga Lulzim Basha.

Por, përmes këtij kallëzimi, PD rëndon pozitat e Belind Këlliçit, i cili ashtu si Alibeaj nuk e ka deklaruar pasurinë e bashkëjetueses Anna Shkreli. Para SPAK-ut Belo mohoi partneren e tij, duke deklaruar se nuk bashkëjetojnë, pasi ajo kujdesej për vëllanë.

Deklarata e Adriana Kalasë

“Doja të sqaroja publikun që në janar të vitit 2024, pra një vit më parë, ndaj zonjës Xhaferrllari, sipas provave që ne paraqitëm në SPAK, rezultonte se në kundërshtim me detyrën, zonja Xhaferrllari kishte marrë pjesë në një aktivitet politik në kohën kur vula dhe logoja mbahej nga Lulzim Basha.

SPAK vendosi mosfillimin e kësaj çështjeje, duke argumentuar se edhe nëse ka marrë pjesë në këtë aktivitet, kjo nuk përbën një shkelje të rëndë. Gjithashtu, u pranua bashkëjetesa mes këtyre dy subjekteve.

Sot ne kemi paraqitur faktin që të dy këto subjekte nuk e kanë deklaruar këtë bashkëjetesë në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit, duke treguar se jemi përballë një vepre të rëndë penale, si falsifikimi, fshehja e të ardhurave dhe përfitimi i interesave të paligjshme.

Ndërkohë, çështja e zotit Berisha dhe zotit Malltezi po shqyrtohej në Gjykatën Kushtetuese. Nga ana e kërkuesve, është kërkuar përjashtimi i zonjës Xhaferrllari nga këto çështje për shkak të bashkëjetesës së saj me zotin Alibeaj.

Kjo për shkak se vetë zoti Alibeaj, duke qenë pjesë e Komisionit të Mandateve, jo vetëm që krijoi kuorumin e nevojshëm për marrjen e vendimit në lidhje me autorizimin e kërkuar nga SPAK për zëvendësimin e masës ndaj zotit Berisha, por gjithashtu shprehu hapur një gjuhë urrejtjeje.

Ai manipuloi situatën, duke tejkaluar edhe vetë anëtarët e Partisë Socialiste në këtë komision, kur deklaroi se “Sali Berishës duhet t’i hiqet imuniteti dhe të shkojë përpara ligjit”.

Ndërkohë, zonja Xhaferrllari, përveç se nuk e ka deklaruar bashkëjetesën në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë, ka bërë një deklaratë mashtruese përpara Kolegjit të Anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Ajo ka mohuar kategorikisht bashkëjetesën me zotin Enkelejd Alibeaj dhe, gjithashtu, ka mohuar pjesëmarrjen e saj në aktivitete politike.

Për publikun, unë do të doja të vendosja në dispozicion fotot e zonjës Xhaferrllari. Për këtë arsye, i kemi kërkuar SPAK-ut të hetojë edhe në lidhje me të dhënat e celularëve të dy subjekteve që kallëzojmë sot. Sipas të dhënave tona, jo më larg se të dielën, këta dy persona janë parë së bashku në qytetin e Vlorës.

Kjo është një shkelje e rëndë e detyrës, ndërkohë që zonja Xhaferrllari ka deklaruar përpara trupës gjykuese të Gjykatës Kushtetuese se nuk ka marrë pjesë në aktivitete politike. Në fakt, ky aktivitet politik ishte ai ku Lulzim Basha bënte edhe DJ, një aktivitet ku ata festonin jo për Vitin e Ri, por për arrestimin e Sali Berishës.

Ne po tregojmë se asgjë nuk është rastësore, as vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese dhe as ushtrimi i ndikimit të paligjshëm, për të cilin kemi sjellë prova konkrete”./PRAPASKENA

Previous Post

Lule në bankën e 12-vjeçarit që u nda nga jeta, shkolla në Maliq mesazh prekës

Next Post

Ndarja nga jeta e 12-vjeçarit, reagon QSUT: Ishte diagnostikuar me miokardit akut

Next Post
Ndarja nga jeta e 12-vjeçarit, reagon QSUT: Ishte diagnostikuar me miokardit akut

Ndarja nga jeta e 12-vjeçarit, reagon QSUT: Ishte diagnostikuar me miokardit akut

“Mbreti i Durrësit”, kush është Xhevdet Troplini , Poja që Berisha thotë se Rama ia çoi Veliajt në qeli
AKTUALITET

“Mbreti i Durrësit”, kush është Xhevdet Troplini , Poja që Berisha thotë se Rama ia çoi Veliajt në qeli

by Editor
March 7, 2025
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një konference për mediat, duke akuzuar Ministrin...

Read moreDetails
Ekskluzive/ Momenti i vrasjes së 29-vjeçarit Ermir Dedja (VIDEO)

Ekskluzive/ Momenti i vrasjes së 29-vjeçarit Ermir Dedja (VIDEO)

May 20, 2025
URGJENTE/ KUJDES NGA UBA Bank: Mungesë transparence dhe sigurie në pagesat online

URGJENTE/ KUJDES NGA UBA Bank: Mungesë transparence dhe sigurie në pagesat online

May 22, 2025
U godit sot nga SPAK/ Nexhmedin Danaj, bashkëshorti i ish-drejtoreshës së “Rilindjes”

U godit sot nga SPAK/ Nexhmedin Danaj, bashkëshorti i ish-drejtoreshës së “Rilindjes”

May 21, 2025
Lajmi i fundit/ Artan Lame nuk ja del dot, ndërron jetë

Lajmi i fundit/ Artan Lame nuk ja del dot, ndërron jetë

May 23, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Alimehmeti meriton të jetë në Parlament”/ Aspiron drejtimin e PD? Ja si përgjigjet Tabaku

“Alimehmeti meriton të jetë në Parlament”/ Aspiron drejtimin e PD? Ja si përgjigjet Tabaku

May 24, 2025
Skandali në Gramsh / Fëmijët e kopshtit u helmuan nga salmonela, dyshohet për 70 të infektuar

Skandali në Gramsh / Fëmijët e kopshtit u helmuan nga salmonela, dyshohet për 70 të infektuar

May 24, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al