Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidatja për deputete Taulanda Jupi, zhvilloi sot takime me qytetarë dhe sipërmarrës në Njësinë 5 në Tiranë.
Gjatë bashkëbisedimit, Basha foli për prioritetet e programit që sipas tij, në një kohë kur ekonomia shqiptare vuan nga taksat e larta, mungesa e konkurrencës së ndershme dhe favorizimi klientelist, Koalicioni Euroatlantik propozon një model që i jep frymëmarrje sipërmarrjes, nxit punësimin dhe vendos qytetarin dhe familjen në qendër të zhvillimit.
Ky është një plan që synon të rikthejë dinamikën e tregut, të largojë pengesat burokratike dhe të krijojë kushte reale për rritje ekonomike.
Masat kryesore për ekonominë dhe biznesin janë:
9% taksë e sheshtë
9% tatim fitimi
9% dividenti
0 taksa për biznesin e vogël deri në 14 milionë lekë të reja
Ulim detyrimet që bizneset e vogla paguajnë ndaj pushtetit lokal në vlerën jo më të lartë se 1% e xhiros vjetore
Duke aplikuar pullën fiskale, do të përjashtohen nga kontrollet tatimore bizneset e vogla
Kompensimi, apo rimbursimi automatik nga sistemi i TVSH-së për çdo tatimpagues përfitues
Bashkojmë në një institucion të vetëm tatimet dhe doganat, duke përgjysmuar burokracinë
Eliminojmë privilegjet fiskale për investitorët strategjik
Për drejtësinë dhe luftën kundër korrupsionit:
Mbështetje pa kushte për SPAK-un dhe drejtësinë e pavarur, për të çuar deri në fund hetimin dhe ndëshkimin e korrupsionit.
Vetting për politikanët dhe heqje të imunitetit për deputetët, për të rikthyer besimin në institucionet.
Njësi të posaçme për sekuestrimin dhe rikuperimin e pasurive të vjedhura, për t’ua kthyerqytetarëve atë që u takon me të drejtë.