Sunday, October 25, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home POLITIKE

Basha: Detyra e opozitës është të qëndrojë aleate vigjilente e qytetarëve

Editor by Editor
in POLITIKE
0
Basha: Detyra e opozitës është të qëndrojë aleate vigjilente e qytetarëve
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Lulëzim Basha, kryetari i PD-së në një takim me qytetarët është shprehur se : Detyra e opozitës është të qëndrojë aleate vigjilente e qytetarëve

Në skenën politike ku premtimet janë të shumta, detyra themelore e opozitës është të qëndrojë aleate vigjilente e qytetarëve. Ndërsa qeveria shpalos miratimin e një buxheti të lartë, aspekti kritik qëndron tek shpërndarja me zgjuarsi e fondeve.

Esenca e një ekonomie në rritje shpesh neglizhohet dhe shoqërohet me injorim të shtyllave themelore si infrastruktura dhe mbështetja e domosdoshme për fermerët. Teksa çmimet ngrihen dhe taksat rriten, qytetarët kërkojnë mbështetje të dukshme.

Basha: Kështu që gjëja e parë që na takon ne si demokratëv, është të kemi një ndjesë të thellë për gjithçka që s’kemi bërë apo që kemi bërë keq në raport me fermerët, në rport me pronarët, në raport me të përndjekurit, në raport me rininë, në raport me sipërmarrjen. Kemi bërë shumë gabime, kemi bërë dhe faje që sigurisht kemi bërë dhe të mira. Se unë s;jam nihilist, nuk jam nga ata që mohon gjithçka për hir të interesave të momentit. Por ama gjërat duhet t’i shikojmë ashtu siç janë, pa i shtrembëruar, pa i nxirrë por edhe pa i zbardhur, në mënyrë që të nxjerrim mësime dhe mos të përsërisim më gabime. Ndaj gjëja e parë në këtë që po flasim , ta përmenda Kosovën jo kot. S’ka pse të flisja unë për Zvicrën, kur ja ku e ke Kosovën, shqiptarë për shqiptarë. Pse e mban kokën lartë fermeri i Kosovës, ndëkohë që ju nuk dini ku ta fusni kokën? Sepse merr subvencione. Sepse ka fabrikë patatinash, sepse ka kantin vere, pra ka shtetin në krahun e vet. Shtetit i paguan taksat, por ama dhe shteti ta kthen duke të mbështetur me subvencione, me infrastrukturë dhe duke i garantuar aksesin në treg. Kaq ka në dorë shteti, të garantojë aksesin në treg. A mundet ta bëjë dhe Shqipëria këtë? Sigurisht që mundet. Dhe këtu është paradoksi. Kur ti thua që kam buxhetin më të madh bë histori, 7 miliardë euro, si nuk gjen ti para për t’i dhënë subvencione fermerëve? Pse nuk gjen ti para  për të investuar në rrugët e fshatrave, ujitjen, kullimin, magazinimin, aksesin në treg. Ça të mire, çfarë dobie sjell buxheti më i madh në histori në qoftë se ti nuk arrin dot të ndihmosh 1 në 3 shqiptarë që ropatet në bujqësi dhe në blegtori? Do të thotë që ky buxhet nuk është për njerëzit. Ky buxhet është për 9 vetat që e konsiderojnë veten pronarë të Shqipërisë. Tre politikanë, tre oligarkë, tre pronarë mediash. Ti në qoftë se thua buxheti më i madh dhe i bën të gjithë degët koncesione, e PPP, e favore të miqve të tu, ky nuk është buxheti i shqiptarëve. Taksat ia merr shqiptarëve, por nuk ia kthen si shërbime. Ndaj gjëja eparë është t’i shohim gjërat ashtu siç janë. Mos të pranojmë më telenovela dhe propagandën me të cilën ushqehen nga mëngjesi deri në darkë njerëzit përmes ekraneve të televizioneve. Hapini sytë, kjo është e para. Pë atë që the, të ikësh. Besom, unë kam ikur vet, 19 vjeç kam qenë kur kam ikur sepse nuk gjeja zgjidhje për atë që doja. Unë e dija që Shqipëria në 93-shin, kur ke lindur ti, nuk më ofronte mua shkollimin që unë doja, edhe kam ikur. Por ama kam ikur me bindjen që do kthehem.

Previous Post

“Nuk di të puthësh, e ndyrë”, plas sherri mes Edonës dhe Shqipes

Next Post

EMRI/ Kush është biznesmeni nga Durrësi që humbi jetën duke u hedhur nga pallati

Next Post
EMRI/ Kush është biznesmeni nga Durrësi që humbi jetën duke u hedhur nga pallati

EMRI/ Kush është biznesmeni nga Durrësi që humbi jetën duke u hedhur nga pallati

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

I riu u godit me plumb gome në sy, deputetja Marjana Koçeku: Pushteti vazhdon ta trajtojë trupin e qytetarit si vendin ku duhet të ngulitet frika

I riu u godit me plumb gome në sy, deputetja Marjana Koçeku: Pushteti vazhdon ta trajtojë trupin e qytetarit si vendin ku duhet të ngulitet frika

October 24, 2026
Kush është Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që u plagos me plumb gome në sy

Kush është Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që u plagos me plumb gome në sy

October 24, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al