Monday, July 14, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Bare: Sylvinho futi frymën e grupit, të bashkuar nuk i trembemi askujt

Editor by Editor
November 19, 2023
in KRYESORE, Sport
0
Bare: Sylvinho futi frymën e grupit, të bashkuar nuk i trembemi askujt
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Mesfushori Keidi Bare ishte në krah të trajnerit Sylvinho, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Ishujt Faroe, e planifikuar për të hënën në mbrëmje në “Air Albania”. Mesfushori i Espanyolit komentoi kualifikimin në Europian dhe vlerësoi punën e mirë të Sylvinhos, në aspektin e forcimit të grupit.

Kujt ia dedikoni këtë sukses?
Trajneri na ka dhënë shumë besim dhe ka forcuar shumë grupin. Edhe Federata ka bërë një punë shumë të mirë, pasi na ka krijuar kushte fantastike për të punuar. E falënderoj edhe Federatën, pasi ndjehemi shumë mirë me kushtet e punës këtu.

Sa kanë ndikuar dëmtimet në formën tuaj?
Dëmtimet më kanë lënë pak mbrapa, por do të vazhdoj të punoj fort për të arritur atje ku isha dhe mbi të gjtha për të ndihmuar ekipin.

A po e besoni vërtetë atë që keni bërë?
Unë e kam ëndërruar shumë këtë arritje, pasi është diçka unike për ne, për popullin tonë. Ia kemi dalë me sukses, me besim dhe me punë, por mbi të gjtha me mbështetjen e tifozëve. Edhe kur kemi luajtur jashtë vendit, ata kanë qenë prezentë dhe i kemi një lojtar të 12.

Sa mundësi ka që Shqipëria të bëjë diçka më shumë në Europian dhe jo të kënaqet vetëm me pjesëmarrjen?
Na pret një ndeshje të hënën, që është shumë e rëndësishme, pasi duam të qëndrojmë në krye të grupit. Nuk ka mbaruar asgjë dhe rrugëtimi ynë sapo ka nisur. Pas ndeshjes së të hënës do të shohim përpara, për t’u përmirësuar dhe për t’u përfaqësuar sa më mirë në Gjermani.

Cili është ndryshimi mes trajnerit Sylvinho dhe paraardhësve të tij?
Na ka ndihmuar shumë për të forcuar grupin dhe për të qenë të bashkuar si në fushë, ashtu edhe jashtë saj. Futbolli është sport kolektiv dhe trajneri ka futur frymën e grupit, që më pas ka sjellë edhe rezultatet.

Dikush duhet të mbesë jashtë grupit dhe kjo është pjesa më e vështirë…
Kjo është një çështje e vështirë, pasi të gjithë e meritojnë të jenë, por kjo pjesë i takon trajnerit dhe jo mua.

A keni pasur kohë për festë apo keni menduar për ndeshjen e radhës?
Festë ishte ajo që bëmë me tifozët tanë në Moldavi dhe tani jemi të përqendruar vetëm te ndeshja e radhës. Nuk është e thjeshtë, pasi ata dinë të mbrohen shumë mirë dhe kanë shtatlartësi. Ne duam ta fitojmë këtë takim për ta mbyllur sa më mirë edicionin eliminator.

Cili është kundërshtari i preferuar në Euroianin e Gjermanisë?
Nuk kam asnjë kundërshtar të preferuar. Duhet të mendojmë vetëm për vete dhe të bëjmë sa më mirë, pavarësisht kë do të kemi përballë.

 

Previous Post

Sylvinho: Tifozët e kanë festë, për ne është punë

Next Post

Olta rrëfen si i ka pritur Dori provokimet e saj në “DWTS”

Next Post
Olta rrëfen si i ka pritur Dori provokimet e saj në “DWTS”

Olta rrëfen si i ka pritur Dori provokimet e saj në “DWTS”

Ekskluzive/ Denoncimi: Kandidati PS-së për deputet në Fier përdhunon një grua, policia fsheh ngjarjen
AKTUALITET

Ekskluzive/ Denoncimi: Kandidati PS-së për deputet në Fier përdhunon një grua, policia fsheh ngjarjen

by Editor
July 9, 2025
0

Një denoncim i rëndë ka mbërritur në redaksinë e Maska.al, ku një grua nga zona e Roskovecit akuzon kandidatin e...

Read moreDetails
Babë e bir, njëri magazinier dhe tjetri shtrues asfalti, bëhen pronarë të dy investimeve 142 mln euro në Shqipëri, HISTORI përrallash nga Tërpani i Beratit

Babë e bir, njëri magazinier dhe tjetri shtrues asfalti, bëhen pronarë të dy investimeve 142 mln euro në Shqipëri, HISTORI përrallash nga Tërpani i Beratit

July 7, 2025
LISTA E PLOTË – Drejtorët e “Bankers” që marrin miliona euro: Emra fiktivë, rroga të majme, fryrje kostosh!

LISTA E PLOTË – Drejtorët e “Bankers” që marrin miliona euro: Emra fiktivë, rroga të majme, fryrje kostosh!

July 4, 2025
Problemet me motorët dhe humbjet, Wizz Air ndërpret fluturimet Abu Dhabi-Tiranë dhe shumë të tjera

Problemet me motorët dhe humbjet, Wizz Air ndërpret fluturimet Abu Dhabi-Tiranë dhe shumë të tjera

July 12, 2025
Zbulohet emri, kush është drejtoresha e Raiffeisen Bank që u vodhi miliona klientëve

Skandali – Punonjësja e “Raiffeisen Bank” tërhoqi para nga llogaritë e klientëve pa dijeninë e tyre

July 3, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Aksident në aksin Elbasan-ish-Metalurgji, përplaset nga një makinë qytetari që lëvizte me biçikletë

Aksident në aksin Elbasan-ish-Metalurgji, përplaset nga një makinë qytetari që lëvizte me biçikletë

July 14, 2025
“Shqipëria po shkon drejt asgjësimit të blegtorisë”/ Panarit: Qeveria po i çrrënjos fermerët

“Shqipëria po shkon drejt asgjësimit të blegtorisë”/ Panarit: Qeveria po i çrrënjos fermerët

July 14, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al