Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Bardhi: Rama i tha shqiptarëve mos i besoni SHBA-ve për kërcënimet nga Irani! Të vijë urgjentisht në Parlament

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Bardhi: Rama i tha shqiptarëve mos i besoni SHBA-ve për kërcënimet nga Irani! Të vijë urgjentisht në Parlament
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi kërkoi me urgjencë prezencën e kryeministrit Edi Rama në Kuvend për të dhënë shpjegime gjatë seancës plenare në lidhje me deklaratën që dha dje zyra e shtypit të Qeverisë, duke i cilësuar “Hamendësime” njoftimin e Ambasadës së SHBA-ve në lidhje me rreziqet e kërcënimet e Iranit në Shqipëri.

Ai e cilësoi skandaloz reagimin e qeverisë në lidhje me këtë çështje, teksa tha se Edi Rama u tha dje shqiptarëve që të mos i besonin partnerëve tanë kryesorë, SHBA-ve. Sipas Bardhit, çështjet e sigurisë kombëtare nuk janë “as muhabet kafenesh dhe as Twiteri”.

“Çështjet e sigurisë nuk janë kafene zoti kryetar, nuk bëhen në publik, se thatë mos t’i bëjmë në publik ndërkohë që jemi në seancë plenare. Mos ndërhyni ju lutem. Nuk janë çështje Twiteri, burime qeverish apo kafenesh, por janë të rëndësishme. Sigurisht për të mos u përdorur për politikë dhe për të mos shqetësuar qytetarët shqiptarë, ju themi se në si opozitë nuk kemi asnjë informacion për shqetësimin që shfaqi ambasada e SHBA në Shqipëri, por qëndrimi i qeverisë ishte skandaloz. Por një qeveri që nuk kontrollon dot me radarë miliona litra naftë kontrabandë dhe s’kap një gramë kokainë, apo që nuk pa mijëra hektarë tokë të mbjella me kanabis në Shqipëri, nuk mund të jetë e besueshme”, tha ai.

Më tej akuzoi kryeministrin se po përpiqet të diskreditojë SHBA-të dhe partnerët ndërkombëtarë, teksa vetë është i pabesueshëm në qeverisjen e vendit. Bardhi kërkoi prezencën urgjente të kryeministrit në sallë.

“Përpjekja për të diskredituar ambasadën e SHBA është hamendësim dhe me e keqa qeveria nuk ka bashkëpunim me partnerin tonë kryesor. Ndaj mesazhi politik që dha kryeministri dje nëpërmjet zyrës së shtypit është se shqiptarët nuk duhet të besojnë SHBA-të për njoftimet dhe reagimet dhe nuk duhet t’i kushtojnë rëndësi njoftimeve të tyre. Ndaj zoti kryetar në mbështetje të Rregullores kërkojmë të paraqitet kryeministri dhe të japë shpjegime për 3 çështje kryesore. Pse e cilësoi hamendësim njoftimin e ambasadës së SHBA për rrezikun dhe kërcënimet. A ka koordinim me ndërkombëtarët për çështjen dhe çfarë informacione ka shkëmbyer. A ka një vlerësim zyrtar lidhur me çështjen e Iranit, masat që janë marrë dhe cilat janë ato masa”.

Në fund ai apeloi që ministrat dhe kreu i qeverisë të ishin në seancën plenare prezent dhe të shpjegonin para qytetarëve situatën.

“Kryeministri dhe ministrat e kanë për detyrë të marrin pjesë në seancë plenare kur kërkohet nga deputetët dhe unë kërkoj që ai të vijë në parlament dhe të japë shpjegime mbi këto”, përfundoi Bardhi.

Previous Post

“Hajde se kam vrarë mamanë”/ Telefonata që ngriti në këmbë policinë e Vlorës

Next Post

“Po e kërkoj prej 2 muajsh! Një herë është në Bruksel, tani në Kosovë”/ Braçe kërkon interpelancë me ministrin e Bujqësisë

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al