Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Balluku fajëson lodhjen e numëruesve për tjetërsimin e qindra votave në Fier

Editor by Editor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Balluku fajëson lodhjen e numëruesve për tjetërsimin e qindra votave në Fier
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Rinumërimi i votave në qarkun e Fierit zbuloi qindra vota të tjetërsuara dhe prodhoi ndryshim rezultati brenda listës së hapur të Partisë Socialiste, ku Zegjine Çaushi humbi vendin e deputes ndaj kandidates tjetër socialiste, Maldrita Bardho.

Por numri 2 i qeverisë, Belinda Balluku, njëherazi drejtuese politike e qarkut të Fierit e konsideron këtë si “produkt të gabimit njerëzor dhe të lodhjes”.

“Është e kuptueshme lodhja dhe si rrjedhojë, gabimi njerëzor”, i tha Balluku BIRN përmes një zëdhënësi, duke shtuar se numëruesit kishin punuar për 7 ditë me radhë. Ajo këmbënguli gjithashtu se nuk kishte pasur deformim të votës duke e vënë theksin te mosndryshimi i rezultatit të partive politike.

“Deformim i vullnetit të votuesve, në kuptimin tim do të thotë, ndikim në ndryshim të rezultatit… Fakti që subjektet politike edhe pas rinumërimit, ruajtën plotësisht renditjen e tyre dhe votat plus apo minus ishin minimale, tregon se nga numëruesit e të gjitha forcave, është bërë një punë e përgjegjshme dhe më e rëndësishmja”, tha Balluku.

Përfituesi kryesor i votave të tjetërsuara rezultoi të ishte zv.ministri i Ballukut, Ceno Klosi, i cili në fund të procesit të rinumërimit kishte 813 vota më tepër sesa në kuti.

Duke iu referuar këtij rasti, Balluku këmbënguli se diferenca e madhe e votave lidhej me numrin e madh të votave që Klosi kishte marrë.

“Ndryshimet në rinumërim nuk kanë afektuar renditjen e kandidatëve dhe marzhi i gabimit padyshim është relativ me numrin e votave,” tha ajo.

Zëvendëskryeministrja Balluku minimizoi edhe ndryshimin e rezultatit mes dy kandidateve Çaushi e Bardho, duke thënë se vendimmarrja se si do të procedohej ishte në dorën e këtyre të fundit.

“Rasti i 10 votave diferencë mes Maldrita Bardhos dhe Zegjine Caushit, sigurisht do të jetë një çështje që do të mbetet në diskrecionin e plotë të kandidateve për të proceduar më tej,” tha ajo, ndërsa shtoi se rinumërimi provoi fitoren e Partisë Socialiste.

Rihapja e kutive të votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në qarkun Fier, që u mbyll të mërkurën zbuloi tjetërsim të votave brenda listave të hapura të subjekteve zgjedhore, duke kaluar me qindra vota në favor të kandidatëve të caktuar të Partisë Socialiste dhe koalicionit të drejtuar nga Partia Demokratike.

Pothuajse gjysma e votave të tepërta të Klosit ishin devijuar nga kandidati tjetër socialist, Klevis Jahjaj. Nga krahur tjetër, kandidatja demokrate Silvana Hasaj ka rezultuar se ka marrë afro 700 vota plus në mënyrë të padrejtë, ndërsa kandidatët e tjerë në listën e përbashkët të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” rikuperuan dhjetra vota që nuk u janë njohur gjatë procesit të numërimit.

Organizatat e shoqërisë civile që monitorojnë procesin zgjedhor i konsiderojnë rezultatet e rinumërimit në Fier si shtrembërim të vullnetit të votuesve me urdhër politik të partive dhe kërkojnë hetim penal.

“Rinumërimi i Fierit duhet të shoqërohet me një hetim penal për KZAZ-të problematike, për të vendosur përpara ligjit trafikuesit partiakë të votave, të cilët në thelb kanë shtrembëruar vullnetin e qytetarëve, pasi në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një gabim njerëzor, por me një urdhër politik,” tha Rigels Xhemollari, drejtues i “Qendresa Qytetare”./ BIRN

Previous Post

Hetimet tek Bankers Petroleum/ Prokuroria Fier sekuestron shkresa dhe tre servera

Next Post

Ndahet nga jeta tragjikisht në moshën 28-vjeçare ylli i Liverpool, Diogo Jota

Next Post
Ndahet nga jeta tragjikisht në moshën 28-vjeçare ylli i Liverpool, Diogo Jota

Ndahet nga jeta tragjikisht në moshën 28-vjeçare ylli i Liverpool, Diogo Jota

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kaos në Kuvend, opozita bllokon foltoren dhe përmbys karriget, mazhoranca vijon votimin

Kaos në Kuvend, opozita bllokon foltoren dhe përmbys karriget, mazhoranca vijon votimin

October 22, 2026
Reshjet e dendura përmbytin disa zona në Vlorë

Reshjet e dendura përmbytin disa zona në Vlorë

October 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al