Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Autorët profesionistë? Eksperti i sigurisë analizon atentatin në Lezhë: Krim i paramenduar…

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Autorët profesionistë? Eksperti i sigurisë analizon atentatin në Lezhë: Krim i paramenduar…
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Eksperti i sigurisë Gert Metani, ka analizuar  atentatin që tronditi dje opinionin publik, ku u vranë në Lezhë çifti i bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentiana Mujeci.

I ftuar në A2CNN, Metani ka deklaruar se kemi të bëjmë me një ngjarje të planifikuar dhe të mirëmenduar, që ka lënë jetim 4 fëmijë.

“Ngjarja është e rëndë, sepse është e gjithë familja, jo një person i vetëm. Duke qenë se është e përfshirë edhe bashkëshortja, këto ngjarje edhe nga organizatat më mafioze të mundshme, gjithmonë janë tentuar të ndahen, të goditet objektivi por të falen familjarët, fëmijët, bashkëshortja, prindërit, etj. Ngjarja ka marrë përmasa të mëdha, është goditur si familje duke lënë jetimë katër fëmijë. Është ngjarje e planifikuar, e mirëmenduar, futet te vrasja me paramendim dhe te grupi i strukturuar, pasi shohim që mund të jenë mbi dy mjete, apo disa autorë që kanë marrë pjesë. Grupi hetimor në Lezhë besoj që po bëjnë hetimet e tyre dhe do t’i çojnë përpara qoftë me pamjet filmike. Si ngjarje merr përmasa të rënda dhe e trondit opinionin publik dhe përmasën e sigurisë”, tha Metani.

 

Sipas tij, vrasësit mund të kenë qenë profesionistë. Megjithatë ai nuk e përjashton që të kemi të bëjmë edhe me amatorë që kanë shtënë me breshëri, duke vrarë edhe bashkëshorten e objektivit. Sipas Metanit arsye të krimit të dyfishtë mund të jenë motive si larje hesapesh, apo gjakmarrje.

“Ata që janë në nivel amator, që nuk vijnë nga formimi ushtarak, që s’e kanë përdorimin e armës si mjet apo trajnim nga këto struktura, Policia, Garda, Ushtria, po bëhen edhe më të zotë, sepse bëjnë trajnimin në zona rurale, dalin maleve, blejnë armë pa fund që futen nga kufiri me Malin e Zi dhe Kosovën. Këta persona mjaftojnë të koordinojnë 2-3 veprime dhe në sytë e një personi mund të duken si profesionistë. Mund të jenë përfshirë motive si larje hesapesh, gjakmarrje, por nëse janë profesionistë janë njerëz të gabuar që kanë marrë masat për të hequr çdo gjurmë. Një djegie mjeti s’ka ndodhur këtë herë. Me një hetim të mirë çdo gjë zbardhet. Kanë qenë profesionistë për fatin e keq pasi dy personat nuk jetojnë më, por janë lehtësisht të zbulueshëm, kur prokuroria dhe oficeri i policisë gjyqësore punojnë siç duhet. Objektivi mund të ketë qenë edhe zotëria në fjalë, i ndjeri. Nëse kanë qenë amatorë, goditja në breshëri ka bërë që mos shpëtojë as zonja. Kur përfshihen familjarë janë gjithmonë ose persona që paguhen për atë, ose që s’kanë ftohtësi”, tha Metani.

Previous Post

‘Paradoksi i betonit’/ Çmimet e pronave rriten, ndërsa shitjet kanë pësuar tkurrje

Next Post

E rëndë në Vlorë, e moshuara tenton ti japë fund jetës, kërcënon se do hidhet nga ballkoni

Next Post
E rëndë në Vlorë, e moshuara tenton ti japë fund jetës, kërcënon se do hidhet nga ballkoni

E rëndë në Vlorë, e moshuara tenton ti japë fund jetës, kërcënon se do hidhet nga ballkoni

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Protesta para Parlamentit, “Al Jazeera”: Qytetarët qëlluan me vezë makinat e ligjvënësve

Protesta para Parlamentit, “Al Jazeera”: Qytetarët qëlluan me vezë makinat e ligjvënësve

July 21, 2026
Britania ngre alarmin: Shqiptarët po drejtojnë bandat nga qelitë

Britania ngre alarmin: Shqiptarët po drejtojnë bandat nga qelitë

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al