Detaje të reja janë zbardhur nga hetuesit për sa i përket atentatit me 4 të plagosur në Lundër, teksa mësohet se në vendin e ngjarjes janë gjetur disa sende që dyshohet se i përkasin autorëve.
Këto sende janë gjetur në vendin ku policia dyshon se kanë pritur autorët dhe janë fshehur.
Hetuesit, kanë dyshime se gjatë momentit që janë fshehur, autorëve u kanë rënë dhe disa sende ku kanë prishur edhe një gardh metalik për t’u fshehur.
Grupi hetimor në këto sende kanë zbuluar gjurmë të autorëve të dyshuar dhe material gjenetik të cilat janë dërguar në laborator për të përftuar profilin e ADN.
Më pas do kryhen krahasimet gjenetike për të parë nëse do përfitohet ndonjë provë e rëndësishme për të rënë në gjurmët e autorëve.