Tuesday, June 17, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Arti shqiptar në zi, ndërron jetë mjeshtëri i madh

Editor by Editor
December 7, 2023
in AKTUALITET
0
Autobusi del nga rruga përplaset me pemën, të paktën 14 të vdekur
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Arti matjan dhe jo vetëm është në zi. Të enjten e 7 dhjetorit 2023 u nda nga jeta në moshën 85-vjeçare një figurë të jashtëzakonshme e artit matjan e atij kombëtar, një ikonë të muzikës popullore shqiptare – instrumentisti virtuoz Ymer Neli, “Mjeshtër i Madh” dhe “Qytetari i Nderi” i Bashkisë Mat, duke lënë pas një trashëgimi të pashtershme folklorike, një jetë të përkushtuar për muzikën.

Me një karrierë të pasur, që shtrihej për rreth 65 vite në skenë, Ymer Neli ishte një pjesëmarrës i përhershëm në aktivitetet lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare të orkestrinës popullore të Matit. Ai ngriti krenarinë e krahinës së Matit në shumë festivale, që me Festivalin e Elbasanit në vitin 1966, ku u shpall “Laurant i Festivalit”. Në vitin 1979 është shpallur “Artist i Merituar” nga Kuvendi Popullor, në 2006 “Nder i Qarkut të Gjirokastrës”, në 2012 “Qytetar Nderi” i Matit, ndërsa Presidenti i Republikës i ka akorduar titullin “Mjeshtër i Madh”. Ymer Neli, ka një vend nderi në muzikën tradicionale shqiptare, duke e renditur me figura të shquara të folklorit kombëtar, si Ndue Shyti, Laver Bariu, Fatime Sokoli, Demir Zyka, Hekuran Xhambali, Remzi Lela, etj. Për këto merita, në vitin 2022, Bashkia Mat përmes këshillit bashkiak vendosi që Qendra Kulturore e Fëmijëve Mat të mbajë emrin “Qendra Kulturore Imer Neli”. Ky “Laurant i festivaleve” dhe “reformatori i veglave popullore” ka lënë pas një pasuri të çmuar jo vetëm në muzikë, por edhe në edukimin e brezave të rinj. Në mbi 60 vite të karrierës së tij, “Mjeshtri i Madh” Ymer Neli ka mësuar dhe frymëzuar breza të tërë nxënësish në Qendrën Kulturore të Fëmijëve Mat.

Ymer Neli nuk ishte thjesht një artist; ai është një personifikim i pasionit, talentit dhe përkushtimit ndaj trashëgimisë kulturore shqiptare. Kujtojmë se tingujt e fyellit dhe bilbilit të tij kanë frymëzuar gjenerata dhe kanë rrëfyer historinë e zonës së Matit.

Lamtumirë, Mjeshtër i Madh i skenës! Trashëgimia juaj do të jetë një frymëzim për gjeneratat e ardhshme, dhe emri juaj do të mbetet pjesë e pashuar e historisë së muzikës shqiptare. Stafi i “Mat Televizion” bashkohet me dhimbjen e familjes dhe të të afërmëve të Ymer Nelit në këtë humbje të madhe. Ymer Neli do të mbetet ikonë e pavdekshme e një artisti të jashtëzakonshëm, por edhe një kujtesë e pashlyeshme për muzikën popullore dhe trashëgiminë kulturore të vendit tonë.

Previous Post

E majta në zi, ndërron jetë…

Next Post

Tragjike në Venecia/ Makina humb kontrollin dhe përfundon në ujë, vdesin 2 të rinj shqiptarë dhe 1 vajzë italiane

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
Emri/ Kapet me armë dhe kokainë i forti tjetër i Myslym Shyrit

Emri/ Kapet me armë dhe kokainë i forti tjetër i Myslym Shyrit

June 14, 2025
Ekskluzive/ Çfarë ndodhi në burg?! Kush ia theu këmbën Roven Zerkës?!

Ekskluzive/ Çfarë ndodhi në burg?! Kush ia theu këmbën Roven Zerkës?!

June 9, 2025
VIDEO/ Publikohen pamjet e vrasjes së Martin Canit, autori vrapon me thikë në dorë

VIDEO/ Publikohen pamjet e vrasjes së Martin Canit, autori vrapon me thikë në dorë

June 10, 2025
Tjetër SKANDAL! Avion me probleme teknike, Wizz Air mban “peng” 30 orë pasagjerët

Tjetër SKANDAL! Avion me probleme teknike, Wizz Air mban “peng” 30 orë pasagjerët

June 14, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Jeta juaj është në rrezik!” Izraeli paralajmëron banorët e lagjes më të pasur në Teheran: Largohuni, do sulmojmë!

“Jeta juaj është në rrezik!” Izraeli paralajmëron banorët e lagjes më të pasur në Teheran: Largohuni, do sulmojmë!

June 16, 2025
Denoncimi: Magazinerët e Salillarit bëhen si me magji nga Rama, pronarë parqesh fotovoltaike dhe koncensionarësh, SPAK nuk i sheh

Denoncimi: Magazinerët e Salillarit bëhen si me magji nga Rama, pronarë parqesh fotovoltaike dhe koncensionarësh, SPAK nuk i sheh

June 16, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al