Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Artan Hoxha: Alma Kaçi i dërgoi foto shantazhuese vajzës adoleshente të një drejtuesi të lartë të policisë

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Artan Hoxha: Alma Kaçi i dërgoi foto shantazhuese vajzës adoleshente të një drejtuesi të lartë të policisë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari Artan Hoxha, ka zbuluar një tjetër rast ku përfshihet Alma Kaçi, personi që u shfaq në video skandalin e Safet Gjicit.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha tha se Kaçi u dënua nga gjykata edhe për shkak se i dërgoi foto shantazhuese vajzës adoleshente të një drejtuesi të lartë të policisë në Durrës, ku ky i fundit shfaqej i zhveshur.

Hoxha tha se Alma Kaçi u dënua me gjobë në këtë rast, por shtoi se Kaçi ka qenë e përfshirë në disa raste të ngjashme shantazhi.

“Ka edhe një vendim tjetër, e ka dhënë gjykatësja Migena Laska dhe ka qenë e pandehur zonja në fjalë, por aty e akuzuar me akuzën e shantazhit të të miturve. Në këtë rast, e pandehura u akuzua sepse i ka çuar një video dhe disa mesazhe, vajzës adoleshente të një zyrtari të lartë të policisë në Durrës. Ia ka çuar dhe i ka thënë që babai jot është i dashuri im. Vajza adoleshente i ka thënë, babai im ka nënën time, dhe kjo i ka çuar një video dhe foto ku paraqitet i zhveshur dhe ka të shkruar në trup emrin e Almës. Alma i thotë vajzës, nëse babai jot do kishte nënën tënde, do të mbante emrin e saj dhe jo timin.

Alma Kaçi është gjetur fajtore dhe është dënuar, për shkak edhe të kushteve dhe problemeve, u dënua me një shumë prej 2 milionë lekëve të vjetra. Më përpara është përdorur edhe për shantazhe. Ka patur zyrtarë edhe më të rëndësishëm. Njëri në Durrës ka qenë përfaqësues i lartë politik vajti deri drejt vetëvrasjes.

Ka patur edhe një rast tjetër, që ka marrë banesa nga fondi i rindërtimit. Ajo çështje nuk u publikua asnjëherë.

Ky vendim që sapo përmenda, në fakt të bën të dyshosh, që të dyja vendimet e marra bashkë duhet të kishin një përfundim tjetër. SPAK heton për korrupsion dhe jo për këtë akuzë ushtrim prosti*ucioni. Do të shohim vijimin e kësaj çështje”, tha Hoxha.

Lidhur me dënimet e Safet Gjicit dhe Alma Kaçit, Hoxha deklaroi se iu duk si një dënim “as mish as peshk”.

“Në këto momente kur ka gjëra më të mëdha, këto gjërat e vogla rrëshkasin. Kjo histori nisi me akuzën e korrupsionit dhe gjykata speciale, mu duk vendim as mish as peshk, sepse nëse binte akuza për korrupsion më mirë nxirre të pafajshëm. Në marrëdhënien e tyre njëri akuzohet për shpërdorim detyre dhe tjetri për pros*itucion. Në këtë rast Safeti nuk ka dhënë para. Safeti tha që para aktit, vajza i ka dhënë lëndë narkotike. Gjithë ajo ngjarje, përfundoi në këtë. Vendimi është tre vjet, por me gjykim të shkurtuar do të bëjë dy vite burg.

Për Alma Kaçin u la një vit burg. Prokuroria do ta apelojë vendimin, por edhe avokatët e dy të dënuarve. Palët kanë dalë të pakënaqur. Edhe gjatë seancës së djeshme, u këmbëngul që persona të tretë e kanë inciuar këtë.

U përmend Abedin Oruçi, kam nxjerrë një rast para dy vitesh, që kishte rrahur Safet Gjicin. Abedini ka qenë kryetar komune, është personazh i rëndësishëm atje. Në Kukës ka qenë mbështetës i opozitës. Safeti ka qenë mbështetës i së djathtës, por pastaj e çoi Rama prefekt. Abedin Oruçi ka patur mbështetje lokale aty, ka qenë faktor lokal. Nuk kishte rëndësi kush e thërriste, por ai kishte votat e veta të palëvizshme. Përplasja e tij me Safet Gjicin, që u çua si dorë e fortë e Ramës atje. Ishin dy faktorë lokalë që u përplasën.

Sot jemi para faktit që as u hetua çfarë ndodhi, as pse e bëri, asgjë. Jemi para faktit që këta u dënuan, qentë e Kukësit shpëtuan”, tha Hoxha.

Tags: alma kaciartan hoxha
Previous Post

Pajtohen Sara dhe Bardhi, momente intime në pishinë (VIDEO)

Next Post

Qëlluan me armë drejt një makine! Arrestohet polici, djali në kërkim

Next Post
Qëlluan me armë drejt një makine! Arrestohet polici, djali në kërkim

Qëlluan me armë drejt një makine! Arrestohet polici, djali në kërkim

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

October 21, 2026
Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al