Thursday, June 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Arratiset nga burgu Xhevdet Plaku, kreu i një grupi kriminal

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Arratiset nga burgu Xhevdet Plaku, kreu i një grupi kriminal
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një prej emrave më të njohur të krimit të organizuar, Xhevdet Plaku është arratisur mëngjesin e të enjtes nga burgu i Barcaglione në Itali Ancona, teksa mbi të rëndonin akuzat për dy vrasje si dhe si kreu i një grupi kriminal ndërkombëtar droge.

Xhevdet Plaku ishte një i burgosur model në Ankona dhe për pak muaj do të kishte përfunduar dënimin. Kjo i kishte mundësuar që tre muaj më parë të përfitojë nga regjimi i parashikuar nga neni 21 i Kodit të Burgjeve. Që do të thotë: punoni jashtë, pa shoqërues.

Sipas mediave italiane, dje në mëngjes rreth orës 8:30, shqiptari ka dalë për të zbrazur koshat e plehrave në kazermë. Një rutinë e përditshme, që dukej krejt e zakonshme, por që u shndërrua në një arratisje, deri tani, perfekte.

Në orën 11:30, kur oficerët e burgut bënë kontrollin rutinë, Plaku nuk i është përgjigjur thirrjes. Atëherë, alarmi u aktivizua menjëherë dhe të gjitha forcat e rendit filluan ta kërkonin.

Policia italiane ka nisur aksionin për të rënë në gjurmët e tij duke kërkuar në fusha, pyej, shtëpi të braktisura dhe shtigje rreth burgut Barcaglione, por, deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të tij.Për hetuesit, gjithçka tregon për një arratisje të planifikuar. Plaku duket se ka pritur momentin e duhur dhe është është mësuar të jetë në arrati: ai di si të lëvizë, si të përzihet dhe kjo është shqetësuese. Me siguri ka pasur dikë jashtë që ishte gati ta ndihmonte. Ndoshta një makinë të fshehur pranë burgut, ose një rrjet kontakti që është aktivizuar në momentin e duhur.

Kush është Xhevdet Plaku

Xhevdet Plaku nuk është një kriminel i zakonshëm. Ai ka një emër në botën e krimit. Ka dy vrasje pas tij. E para ka ndodhur në vitin 2000, kur vrau Sali Rapi në Borghetto Santo Spirito, në provincën e Savonës: një ekzekutim gjakftohtë, një plumb në kokë për një bashkatdhetar, si pjesë e një grindjeje mes bandash.

Vrasja e dytë ka ndodhur tre vjet më vonë, në Durrës, ku ishte kthyer për të jetuar. Plaku ishte ekstraduar nga Italia në Shqipëri për shkak se dyshohej se ishte autori i vrasjes së Saimir Sinës më 11 qershor të vitit 2004, ngjarje për të cilën, fillimisht u dënua me 21 vjet e 6 muaj burg. Vrasja ndodhi në lagjen Nr.15, në zonën e Spitallës, e gjitha pasi Sina duke e ditur se Plaku kishte të dashur shtetasen Nertila K., e duke përfituar dhe nga njohja personale me këtë vajzë, i kishte propozuar për ta çuar në mënyrë ilegale në Itali, me qëllim për ta bashkuar me të dashurin.

Vajza e kishte pranuar këtë propozim dhe, në muajin korrik të vitit 2001, Sina, së bashku me një person tjetër, e kanë çuar Nertilën në Itali, duke ndryshuar destinacionin për të cilin ranë dakord. Vajzën e dërguan në Romë, ku edhe e kishindetyruar forcërisht që të ushtronte prostitucion për llogari të tyre. Megjithatë e reja ia ka dalë që të rikthehet në Shqipëri, në dhjetor të vitit 2001 dhe ka paraqitur kallëzim penal për ngjarjen e mësipërme. Për trafikimin e të resë, Gjykata e Durrësit dënoi me 1 vit e 6 muaj Saimir Sinën, ndërsa Plaku ku ka marrë vesh se çfarë ndodhi me të dashurën e tij vendosi që të merrte hak. Viktimën e kishte mbajtur në vëzhgim dhe vetëm 3 ditë pasi kishte dalë burgu e qëlloi për vdekje fare pranë banesës së tij në Spitallë të Durrësit. 22-vjeçari Saimir Sina, u qëllua me tre plumba nga të cilët gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa dëshmitarë të vrasjes kanë qenë të gjithë familjarët e viktimës, madje dhe vajza e tij e mitur. Gati 10 vjet pas ngjarjes, pas proceseve të shumta gjyqësore, më 22 shkurt 2013 Plaku u lirua për mungesë provash.

Më pas, u largua jashtë vendit, atje ku ngriti “perandorinë” e tij të trafikut të drogës. Ai ishte drejtuesi i një grupi kriminal shqiptar me bazë në Itali që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike, nga Holanda dhe Belgjika, bandë e cila thuhet se i ndante pakot e drogës në bazë të cilësisë. Cilësi e cila dallonte edhe emërtimet ku kokaina më e pastër ishte ‘Hermes’ dhe më pas ‘Lacoste’, ‘G4’, ‘Rolls royce’ dhe ‘Play Boy’ ër atë më të ulët. Në këtë aktivitet, sipas policisë Italiane, ai përdorte 25 identitete të ndryshme për të mos u kapir nga kontrollet dhe drejtonte organizatën përmes udhëtimeve të shumta që bënte në Amsterdam.

Kohët e fundit, ai ishte arrestuar për vepra që lidhen me trafikun e drogës dhe po vuante një dënim dyvjeçar, pothuajse në përfundim të tij.

Previous Post

Malaj: Rama ka qejf të rrethohet nga njerëz që i thurin lavde si Musolinit

Next Post

GJKKO shpall fajtor Edison Memollën, kryebashkiaku i Rrogozhinës dënohet me 1 vit burg

Next Post
GJKKO shpall fajtor Edison Memollën, kryebashkiaku i Rrogozhinës dënohet me 1 vit burg

GJKKO shpall fajtor Edison Memollën, kryebashkiaku i Rrogozhinës dënohet me 1 vit burg

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave
AKTUALITET

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave

by Lom Lom
May 31, 2026
0

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të delegatëve për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë...

Read moreDetails
U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

June 2, 2026
Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

May 29, 2026
Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

June 2, 2026
Bordi i Transparencës merr vendimin, ja çmimet e reja për naftën dhe benzinën

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja çmimet e reja për naftën dhe benzinën

May 30, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

June 3, 2026
Tre orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

Tre orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

June 3, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al