Një i burgosur është arratisur nga burgu i Shënkollit në Lezhë.
I burgosuri, Daut Laze, është dënuar për dhunë në familje. Ai është arratisur gjatë natës, ndërsa rrethanat mbeten të paqarta.
Policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.