Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Arbër Avrami largohet nga AlbGaz pas hetimit babait, Vladimir Avrami për pastrim parash, kush e zëvendëson

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Arbër Avrami largohet nga AlbGaz pas hetimit babait, Vladimir Avrami për pastrim parash, kush e zëvendëson
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gazeta Korrieri mëson se Arbër Avrami është hequr nga AlbGaz pas hetimit babait, Vladimir Avrami për pastrim parash, zëvendësohet nga Amarda Kapaj

Belinda Balluku ka “fshirë” në heshtje Arbër Avramin nga drejtimi i kompanisë shtetërore AlbGaz sh.a duke emëruar në vend të tij një tjetër person.

Sicc mëson ekskluzivisht Gazeta Korrieri, gjithccka ka ndodhur në heshtje, jashtë vëmendjes së mediave për të mos i dhënë më krahë skandalit të pastrimit të 50 milion euro, në të cilin sipas Prokurorisë së Tiranës ishte përfshirë edhe babai i Arbër Avramit, Vladimir Avrami nëpërmjet kompanisë “Europa Building”.

Kompania u sekuestrua në qershor 2024 nga Prokuroria e Tiranës bashkë me disa kompani të tjera pasi dyshohet që në bashkëpunim me Elman Abulen dhe Kristian Boccin ishte pjesë e një skeme gjigante pastrami parash me vlerë 50 milion euro.

Korrieri mëson se në vend të Arbër Avramit, si Administrator i AlbaGaz është emëruar Amarda Kapaj. 

 

Emërimi i Arbër Avramit në krye të AlbGaz ishte bërë në vitin 2018 nga Damian Gjiknuri. Ish ministri socialist gjithashtu ka qenë disa herë në SPAK për afera të ngjashme korruptive.

Ndërkaq të gjitha kompanitë e sekuestruara janë të lidhura me fije të dukshme dhe të padukshme me njëra tjetrën dhe sigurisht me politikanë të lartë. Media ka publikuar dhe foto të udhëtimeve të kryetarit të Bashkisë së Tiranës me Elman Abulen.

Vladimir Avrami është njëkohësisht dhe konsull nderi i Qipros në Shqipëri.

Jo rrallëherë këto emërime pa kriter nga shteti shqiptar janë përdorur nga persona të vetëquajtur biznesmenë por që kanë rezultuar të përfshirë në trafik të lëndëve narkotike apo pastrim parash.

Skema e pastrimit të parave

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuri me vlerë 50 mln euro të Kristjan Boçit, të dënuar për drogë në Belgjikë, Elman Abule dhe 5 persona të tjerë, pasi dyshohet se ishin përfshirë në skemën e pastrimit të parave në Shqipëri, ku rol kishin edhe bashkëshortet e tyre.

Mes pasurive të sekuestruara janë 14 njësi tregtare, llogari bankare, dyqane, garazhe, apartamente dhe një automjet me vlerë 117 mijë euro në pronësi të Kristjan Boçit.

Prokuroria e Tiranës informon se nga hetimet ka rezultuar se Elman Abule, i cili ka kryer dënimin për trafik droge në Belgjikë në kuadër të grupeve kriminale, ka themeluar një sërë shoqërish tregtare me qëllimin për të maskuar kryerjen e aktiviteteve të paligjshme nga ana e tij, me veprimtari të konsideruara si të ligjshme.

Raportohet se Elman Abule, nëpërmjet krijimit të një sërë kompanive, disa prej tyre nën administrimin Kristjan Boçit dhe Vladimir Avrami, kanë krijuar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të parave.

“Nga hetimet është konstatuar kryerja e disa veprime fiktive si p.sh.: shitje – blerje automjeti, ku në të njëjtën ditë është kryer anullimi i veprimit juridik, duke u shitur më tej mjeti me çmim shumë të lartë, marrja e kredive nga banka të nivelit të dytë, në nivele të pajustifikuara, ku vetë banka çuditësisht del edhe garant i shumave të dhëna”, informon organi hetues.

Gjithashtu rezulton se janë krijuar shoqëri fiktive, të cilat pavarësisht se nuk kanë kryer aktivitet financiar kanë pasur rritje të dukshme të kapitalit themeltar.

Janë dhënë hua në shuma të konsiderueshme, por duke mos u justifikuar burimi i ligjshëm i krijimit të tyre, si edhe janë krijuar shoqëri me kuota të përbashkëta midis shtetasit me iniciale Elman Abule. dhe Kristjan Boçit, duke u përcaktuar vlera të mëdha të kuotave, por të pashlyera nga ortakët respektivë, blerja e heceve me vlera të konsiderueshme, por të papërligjur burimi i të ardhurave, etj.

Previous Post

Dëshmia e babait të 14-vjeçarit të plagosur/ Policia: Nuk ka një autor të dytë të implikuar

Next Post

Albers Keko nderon Partizanin përballë Laçit dhe rikthen të kuqtë në krye

Next Post
Albers Keko nderon Partizanin përballë Laçit dhe rikthen të kuqtë në krye

Albers Keko nderon Partizanin përballë Laçit dhe rikthen të kuqtë në krye

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

July 21, 2026
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al