Friday, September 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

APP përjashton nga tenderat firmën e Arjan Lleshit, drejtoreshë Kashta vendos pas KPP-së dhe Gjykatës

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
APP përjashton nga tenderat firmën e Arjan Lleshit, drejtoreshë Kashta vendos pas KPP-së dhe Gjykatës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kompania “Adel Co” në e Kliti Avdullarit, sipas letrave, por e lidhur me Arjan Lleshin, përjashtohet për një vit nga tenderat publikë për shkak se ka mashtruar Drejtorinë e Arkivave me qëllim kualifikimin në tender. Vendimi i Agjencisë së Prokurimeve Publike ka ardhur pikërisht pas kallëzimit të bërë nga “Kristalina KH” shpk e Kadri Hykajt.

Fillimisht, kompania u regjistrua në emër të Reshit Konit, një person që më shumë se sa pronar, ishte thjesht punonjës i zakonshëm. Në vitin 2017, ai ia dhuroi aksionet Arjan Lleshit, ndërsa ky i fundit në 2019 ia kaloi Kliti Avdullarit. E megjithatë, të gjitha faktet e mëvonshme e kthejnë sërish vëmendjen te Lleshi si njeriu me pushtetin real në prapaskenë.

“Me Vendimin Nr/51, datë 11/07/2025, APP ka vendosur të përjashtojë operatorin ekonomik “Adel Co”, me NIPT L22117021M,, nga e drejta për të fituar kontrata publike, për (dymbëdhjetë) muaj, nga hyrja në fuqi e këtij vendimim,” thuhet në vendimin e APP.

Tenderi i Drejtorisë së Arkivave me objekt “Blerje kuti dhe dosje për ruajtje të përhershme për autoritetet dhe entet kontraktore qendrore dhe rajonale të Tiranës, Loti 1”, me fond limit 2.27 milionë euro, u zhvillua në 4 shtator të vitit 2023.

Pas zhvillimit të garës, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave tek Arkivat shpalli fitues të tenderit kompaninë “Kristalina KH” me ofertë 1.7 milion euro. Por vlerësimi u ankimua në Komisionin e Prokurimit Publik nga kompania tjetër në garë Adel Co.

Ndonëse Adel Co kishte një ofertë gati 300 mijë euro më të lartë se Kristalina, KPP e ndryshoi fituesin duke ja hequr tenderin Kristalinas dhe duke shpallur fitues Adel CO.

“Kristalina KH”, tashmë i skualifikuar nga vendimi i KPP-së, e çoi cështjen në gjykatë. Gjykata Administrative e Apelit me anë të vendimit të formës së prerë, vendosi të shfuqizojë vendimin e KPP-së dhe të urdhërojë Drejtorinë e Arkivave të vijojë procedurën duke lidhur kontratën me “Kristalina KH”.

“Adel Co” ridorëzon ankimimin e dytë pranë KPP për të njëjtën procedurë dhe të njëjtin operator dhe KPP me anë të vendimit nr. 162/2025 pranon të shqyrtojë një ankesë të paraqitur nga operatori ankimues i njëjtë për një procedurë të njëjtë për të cilën kishte një vendim gjykate të formës së prerë.

Madje përveçse mori tagrin për të shyrtuar një vendim gjykate, KPP shkoi më tej duke skualifikuar sërish kompaninë Kristalina, që kishte shpallur fituese gjykata, vendim ky që ja çonte tenderin automatikisht Adel Co. Por kjo e çoi Jonaid Myzyrin sërish në SPAK, pasi në fillim të këtij viti Kristalina e kallëzoi gjithë trupën e KPP në Prokurorinë e Posaçme.

Nga kjo histori, që ka si lajm të fundit vendimin e Agjencisë së Prokurimit Publik për përjashtimin e “Adel Co”, nga lind një pyetje: Ku ishte gjatë këtyre 2 vjetëve drejtoresha Redia Kashta.

Sipas dokumentit më sipër, më 29 gusht 2024, Kashta ka marrë propozimin e KPP të nisë hetimin për për këtë tender. Me sa duket, Kashta nuk “ndizet”, po nuk i telefonoi dikush nga lart.

/ Gijotina.com/

Tags: Adel CoArjan LleshiKliti Avdullaritendera
Previous Post

“Oferta të papërshtatshme”, Balluku anulon koncesionin e autostradës Milot-Balldren

Next Post

Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në përpjekjen e 47-të

Next Post
Dështon për herë të 45-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në përpjekjen e 47-të

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë
AKTUALITET

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

by Editor
March 13, 2025
0

Ditën e djeshme partitë politike kanë publikaur listat e kandidatëve për deputet në të gjithë Shqipërinë, ku nuk munguan surprizat...

Read moreDetails
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

January 31, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

September 4, 2026
Aksident në Fiershegan, trajleri përplas dy makina

Aksident në Fiershegan, trajleri përplas dy makina

September 4, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al