Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për shefin e Komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës, Roven Zeka.
Ndërkohë, masa e sigurisë është zbutur për shefin e hetimit të aksidenteve, Sokol Novaku, i cili do të qëndrojë në “arrest shtëpie”, për shkak të rrethanave familjare lehtësuese.
Të dy zyrtarët janë nën hetim për çështje që lidhen me shkelje të detyrës dhe abuzim me kompetencat në kuadër të detyrës së tyre funksionale në strukturat e policisë rrugore.