Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home POLITIKE

Angli/ Shqiptari tentoi vetëvrasjen në qendrën e dëbimeve Brook House

Editor by Editor
in POLITIKE
0
Angli/ Shqiptari tentoi vetëvrasjen në qendrën e dëbimeve Brook House
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një emigrant shqiptar në Angli është duke luftuar me jetën, pas një tentative vetëvrasjeje në qendrën e mbajtjes të azil kërkuesve Brook House pranë aeroportit Gatwick.

Bëhet fjalë për një 38- vjeçar me origjinë nga Librazhdi i cili kishte mbërritur në Angli një vit më parë me gomone.

Të afërmit e tij i thanë Top Channel se ai është duke u mbajtur në jetë në spitalin ICU East Surrey,  përmes aparaturave mjekësore.

“Mjekët na kanë dhënë shumë pak shpresë pasi ka dëmtime të forta të tru nga tentativa vetëvrasjes”, tha nipi tij përmes telefonit nga Greqia.

Emigranti shqiptar prej 10 ditësh mbahej në këtë qendër emigrantësh me qëllim dëbimin nga Anglia.

Ai është gjetur në dhomë i varur me çarçafë, veprim të cilin e kishte ndërmarrë 20 minuta përpara se të zbulohej nga shoku i dhomës.

Besohet se një depresion i mundshëm prodhoi tentativën e vetëvrasjes e të riut nga Librazhdi i cili ishte marrë nga oficerët e emigracionit në banesën ku jetonte në Londër.

Ministria e Punëve të Brendshme angleze Home Office kontaktuar nga gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, as e mohoi dhe as e kundërshtoi këtë tentativë vetëvrasje të emigrantit shqiptar.

Një zëdhënëse e Home Office tha: Shëndeti dhe mirëqenia e njerëzve nën kujdesin tonë është e një rëndësie të madhe dhe ne jemi të përkushtuar të sigurojmë që ndalimi dhe largimet të kryhen me dinjitet dhe respekt. Janë vendosur një sërë masash mbrojtëse, duke përfshirë një Ekip të Kujdesit Shëndetësor në vend, ku individët mund t’i qasen lehtësisht 24/7.

Një hetim i shtatorit 2023 zbuloi se në qendrën e mbajtjes të emigrantëve Brook House ku tentoi vetëvrasjen shqiptari,  në mënyrë të përsëritur kishte dhunë fizike dhe verbale.

Raporti i këtij hetimi nënvizonte se në Brook House kishte një trajtim jo human të emigrantëve në kufijtë e shkeljes së të drejtave të njeriut.

Në Brook House momentalisht është një numër i konsiderueshëm emigrantësh shqiptarë të cilëve i është refuzuar azili e më pas prej andej çdo të mërkurë deportohen drejt Tiranës.

 

Previous Post

VIDEO/ Tërmetet e njëpasnjëshme, krijohen çarje të thella në rrugë

Next Post

Lionel Messi: Guardiola i ka bërë shumë dëm futbollit…

Next Post
Lionel Messi: Guardiola i ka bërë shumë dëm futbollit…

Lionel Messi: Guardiola i ka bërë shumë dëm futbollit…

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ulen temperaturat, në zonat malore priten reshje bore

Ulen temperaturat, në zonat malore priten reshje bore

October 27, 2026
Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës mohon lidhjen me videon intime dhe paralajmëron padi ndaj dy personave

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës mohon lidhjen me videon intime dhe paralajmëron padi ndaj dy personave

October 26, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al