Sunday, September 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Anëtari i Këshillit Drejtues Edmond Tullumani familjarisht në RTSH me dhëndrin e të bijën, fijet e interesave korruptive me Aurora Polon

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Anëtari i Këshillit Drejtues Edmond Tullumani familjarisht në RTSH me dhëndrin e të bijën, fijet e interesave korruptive me Aurora Polon
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Anëtari i Këshillit Drejtues i RTSH, Edmond Tullumani, është prova e qartë për farsën, klientelizimin dhe paligjshmërinë e zgjedhjes së drejtorit të RTSH.

Siç e konfirmon ky dokument ekskluziv, Tullumani ka votuar për përjashtimin nga gara për drejtues të RTSH-së të tre kandidatëve që plotësojnë kriteret si dhe ka votuar për konfirmimin e dy kandidatëve, njëri nga të cilët është drejtoresha aktuale e komanduar Aurora Polo, e cila nuk plotëson kriteret. Konkretisht, zonja Polo nuk përmbush nenin 10, pika ç të statutit të RTSH: Të ketë përvojë pune jo më pak se 10 vjet, nga të cilat 5 vjet pozicione menaxhimi në media, institucione publike (jo administratë), sektori privat, në shkenca komunikimi, teknologji komunikimi dhe digjitale.

Po çfarë e shtyu Edmond Tullumanin që të shkelte ligjin për Aurora Polon, duke vënë në lëvizje edhe Kuvendin, i cili ka paralajmëruar se do të marrë masa drastike ndaj anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH-së?

Faktet tregojnë se arsyet janë qartësisht korruptive dhe klienteliste. Më konkrerisht, Aurora Polo ka emëruar dhëndrin e Edmond Tullumanit, Elton Metaj, shef kabineti të drejtorit të RTSH, pra të kabinetit të saj. Jo vetëm kaq, por dhëndri i Tullumanit është praktikisht (jo me letra) drejtor i informacionit në RTSH.

Vajza e Edmond Tullumanit, Romana Tullumani, ishte pjesë e jurisë së Festivalit të 63 të RTSH, bashkë me Alma Bektashi, Ylljet Aliçka, Merita Rexha Tërshana, Florent Boshnjaku dhe Jonida Maliqi. Juria e Festivalit ngrihet me vendim të Drejtorit të Festivalit. Drejtori i Festivalit është drejtori i RTSH, pra Aurora Polo. Sipas rregullores, emërimi dhe shkarkimi i kryetarit dhe i anëtarëve të Jurisë së Festivalit bëhet me vendim të Drejtorit të Festivalit me propozimin e Drejtorit Artistik të Festivalit. Drejtori Drejtori i Festivalit emërohet nga drejtori i RTSH, pra nga Aurora Polo.

Nuk vëmë në dyshim aftësitë e saj, por caktimi i Romana Tullumanit si pjesë e jurisë së festvalit është një qokë e Aurora Polos për babanë e Romanës, Edmond Tullumani. Në këmbim të këtyre interesave, Edmond Tullumani shpërdoron funksionin publik, duke mbështetur qorrazi me votë Aurora Polon për drejtuese të RTSH, në shkelje të ligjit.

Në RTSH e ka marrë rrogën edhe bashkëshortja e Edmond Tullumanit, Ranja Kovaçi. Zonja Kovaçi u shkarkua pasi nuk shkonte në punë, por qëndronte te çadra e Lulzim Bashës dpara Kryeministrisë në vitin 2017, duke kërkuar qeveri teknike dhe mbështetur Republikën e Re. “Ranja Kovaçi, arsyeja e zemërimit dhe shpërthimit tim të paraditshëm, që u largua padrejtësisht nga TVSH ditën e sotme…“, tha Basha në 4 mars 2017, në çadrën e Republikës së Re.

Në këtë formë, me fije interesash korruptive, Aurora Polo ka ‘lidhur’ edhe anëtarët e tjerë të Këshillit Drejtues, të cilët me paligjshmërinë e tyre po provokojnë Kuvendin për t’i shkarkuar në bllok. Dikujt i ka dhënë një projekt, dikujt tjetër i ka punësuar familjarët në RTSH, me dikë tjetër, siç është Ilir Keko, ka bashkëpunuar kur ishin te Albafilm për të tjetërsuar pronat publike./PRAPASKENA

Tags: Anëtari i Këshillit DrejtuesAurora Polondhëndrin e të bijënEdmond Tullumanifamiljarisht në RTSHfijet e interesave korruptive
Previous Post

Shifra alarmante/ Shqipëria mes katër vendeve europiane me rënien më të lartë të numrit të fëmijëve

Next Post

Projekti qeveritar ngre kambana alarmi për survejim masiv në Shqipëri

Next Post
Projekti qeveritar ngre kambana alarmi për survejim masiv në Shqipëri

Projekti qeveritar ngre kambana alarmi për survejim masiv në Shqipëri

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

September 5, 2026
98 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish në shesh kundër Ramës

98 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish në shesh kundër Ramës

September 5, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al