Tuesday, May 20, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

ANALIZA: Mes krizash e sfidash, gjermanët zgjedhin qeverinë e re

Editor by Editor
February 22, 2025
in AKTUALITET, BOTË
0
ANALIZA: Mes krizash e sfidash, gjermanët zgjedhin qeverinë e re
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjermanët votojnë më 23 shkurt për të zgjedhur një parlament të ri, që do të përcaktojë se si do të udhëhiqet vendi në katër vjetët e ardhshëm.

Ekonomia më e madhe e Evropës është vendi më i populluar i Bashkimit Evropian, me 27 vende anëtare gjithsej dhe një nga anëtarët kryesorë të NATO-s.

Gjithashtu, është furnizuesja e dytë më e madhe e Ukrainës me armë, pas Shteteve të Bashkuara.

Qeveria e ardhshme e Gjermanisë do të jetë në qendër të përgjigjes së Evropës ndaj administratës së re të SHBA-së, të udhëhequr nga presidenti Donald Trump. Vendvotimet hapen në orën 8 të mëngjesit dhe mbyllen në orën 18:00.

Gjermanët mund të votojnë edhe me postë, por fletëvotimet e tyre duhet të mbërrijnë deri në kohën kur qendrat e votimit të mbyllen në ditën e zgjedhjeve, në mënyrë që të numërohen.

Menjëherë pas përfundimit të votimit do të dalin exit poll-et e para dhe do të nisë numërimi i votave. Tabloja e përgjithshme e rezultateve duhet të jetë e qartë shumë shpejt. Rezultati përfundimtar zyrtar, ndërkaq, pritet të hënën herët.

Për kancelar të ardhshëm të Gjermanisë konkurrojnë katër kandidatë: kancelari aktual, Olaf Scholz, nga Social-Demokratët e qendrës së majtë; Friedrich Merz, kandidat i partisë kryesore konservatore, Unioni Demokristian; zëvendëskancelari aktual, Robert Habeck, nga Të Gjelbrit, dhe Alice Weidel e partisë së ekstremit të djathtë, Aleternativa për Gjermaninë (AfD).

Sondazhet parazgjedhore e nxjerrin Unionin e Merzit në krye, me rreth 30 për qind të votave, ndërsa AfD-në të dytën me rreth 20 për qind. Social-Demokratët e Scholzit dhe Të Gjelbrit e Habeckut janë më mbrapa.

Merz është favorit për ta zëvendësuar Scholzin si kancelar, por nuk është ende e qartë se cilat koalicione qeverisëse do të jenë të mundshme pas zgjedhjeve. Se sa lehtë do të jetë të formohet qeveria e re, do të mund të varet pjesërisht edhe nga numri i partive në parlamentin e ri. Të gjitha partitë kryesore thonë se nuk do të punojnë me AfD-në. Së paku 59.2 milionë njerëz nga 84 milionë sa ka Gjermania gjithsej, kanë të drejtë të votojnë për Bundestagun e ri, ose Dhomën e Ulët të Parlamentit.

Pastaj, është Bundestagu me 630 anëtarë ai që do të zgjedhë kancelarin e ardhshëm. Në fletëvotim janë 29 parti, por gjasat janë që pesë deri në tetë prej tyre të marrin vota të mjaftueshme për të fituar ulëse në parlament. Në shumicën e rasteve, partitë duhet të fitojnë së paku 5% të votave për të siguruar një numër ulësesh. Sistemi zgjedhor i Gjermanisë rrallëherë i jep ndonjë partie shumicën absolute dhe sondazhet e opinionit sugjerojnë se, kësaj here, asnjë parti nuk është as afër asaj.

Vendi nuk ka traditë të qeverive të pakicave në nivel kombëtar, që do të thotë se dy ose më shumë parti – me shumë gjasa do të hyjnë në koalicion. Nuk ka asnjë arbitër formal për procesin e formimit të qeverisë së re dhe nuk ka as afat të caktuar kohor. Palët zhvillojnë bisedime për të përcaktuar se me kë kanë gjuhë më të përbashkët dhe një kombinim i partive, më pas, kalon në bisedime formale për koalicionin.

 

Previous Post

“Le Iene” në Shqipëri: Kampi në Gjadër bosh, qeveria italiane humb miliona euro

Next Post

Boston Herald: Trump do ta bëjë Shqipërinë të madhe sërish

Next Post
Boston Herald: Trump do ta bëjë Shqipërinë të madhe sërish

Boston Herald: Trump do ta bëjë Shqipërinë të madhe sërish

E bujshme/ Nuk doli dot deputet, vjen dorëheqja e parë në Shqipëri: Nga sot nuk jam më kryetar partie
Kendi i Avokatit

E bujshme/ Nuk doli dot deputet, vjen dorëheqja e parë në Shqipëri: Nga sot nuk jam më kryetar partie

by Editor
May 16, 2025
0

E fundit nga Avokati Altin Goxhaj: "JAP DORËHEQJE NGA KRYETAR I ALEANCA KONSERVATORE PËR SHQIPËRINË PËR SHKAK TË REZULTATIT ELEKTORAL...

Read moreDetails
Skandali/ Si mashtroi FSHF me dënimin e FIFA-s për të eliminuar TKZ-në, dalin në shitje të gjitha biletat për ndeshjen me Serbinë

Skandali/ Si mashtroi FSHF me dënimin e FIFA-s për të eliminuar TKZ-në, dalin në shitje të gjitha biletat për ndeshjen me Serbinë

May 16, 2025
Rama batuta me gazetarët britanikë: Shijojeni motin shqiptar! Nëse bie shi, e keni fajin ju

Zgjedhjet/ Shpresojnë demokratët, dridhet Rama nga Amerika, ja çfarë ka ndodhur

May 16, 2025

Të shtëna me armë në Tiranë/ Plagoset një person tek Komuna e Parisit

May 18, 2025
Fieri mbyll numërimin: Këta janë deputetët që fitojnë mandatin

Fieri mbyll numërimin: Këta janë deputetët që fitojnë mandatin

May 17, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Humbi mandatin për më pak se 100 vota, Blerina Gjylameti kërkon pamjet filmike nga KQZ

Humbi mandatin për më pak se 100 vota, Blerina Gjylameti kërkon pamjet filmike nga KQZ

May 19, 2025
Dosja “Partizani”, GJKKO kalon për gjykim Berishën dhe Malltezin

Dosja “Partizani”, GJKKO kalon për gjykim Berishën dhe Malltezin

May 19, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al