Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

AKU gjobit Rossmann & Lala për qumështin e kontaminuar të bebeve

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
AKU gjobit Rossmann & Lala për qumështin e kontaminuar të bebeve
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Disa ditë pas alarmit se qumështi për fëmijë i prodhuar nga Nestlé rezultoi i kontaminuar me toksinën cereulide, Mbretëria e Bashkuar foli me shifra zyrtare.

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar deklaroi se 36 foshnja u sëmurën pasi konsumuan formulën e kontaminuar, ndërsa në Francë ka nisur hetimi për humbjen e jetës së dy foshnjave.

I njëjti produkt, i importuar nga Rossmann & Lala, është tregtuar edhe në Shqipëri, konkretisht në rrjetin e dyqaneve të këtij subjekti.

Sipas burimeve zyrtare nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, sasia totale e qumështit të importuar është 1,878 copë, nga të cilat 462 copë janë rieksportuar në Republikën e Kosovës. Në Shqipëri rezulton se janë bllokuar 836 kuti me qumësht .

Ndërsa sasia e qumështit të kontaminuar e shitur është 580 kuti, secila me peshë 800 gram.Ky alarm nga Bashkimi Evropian zbuloi një problematikë në subjektin Rossmann & Lala në Shqipëri.

Pas kontrolleve të kryera, inspektorët e AKU-së e kanë gjobitur subjektin për dy shkelje: mangësi në sistemin e gjurmueshmërisë dhe mospërmbushje të përgjegjësive të Operatorëve të Biznesit Ushqimor (OBU).

Mungesa e gjurmueshmërisë cenon rëndë sigurinë ushqimore dhe, në këtë rast, bëhet fjalë për një produkt delikat si ushqimi për foshnja. E thënë më thjesht, nëse një produkt rezulton i pasigurt (p.sh. i kontaminuar apo i skaduar), autoritetet nuk mund ta tërheqin shpejt nga tregu, sepse:

• Nuk dihet në cilat supermarkete ka përfunduar.

• Nuk dihet sa njësi janë shitur.

• Nuk mund të bëhet tërheqje e saktë dhe e menjëhershme.

Për shkak të këtyre shkeljeve, subjekti Rossmann & Lala është gjobitur nga AKU.Në lidhje me këtë çështje, TV Ora News iu drejtua me një kërkesë për informacion edhe subjektit , duke kërkuar një qëndrim zyrtar mbi shkeljet e konstatuara nga AKU.

Rossmann & Lala nuk ka dhënë përgjigje për informacionin e kërkuar, por i ka kërkuar gazetares Alketa Çeku që të vizitojë pikat e shitjes ose zyrën qendrore të subjektit. Duke qenë se interesi parësor mbetet informimi i publikut përmes një qëndrimi zyrtar, kjo ftesë është refuzuar.

Ky rast rikthen në vëmendje se siguria ushqimore nuk është formalitet administrativ, por përgjegjësi direkte ndaj jetës dhe shëndetit të fëmijëve. /Ora news

Tags: akugjobitqumështin e kontaminuar të bebeveRossmann & Lala
Previous Post

Dhjetë filma të jashtëzakonshëm për të kuptuar më mirë shoqërinë iraniane

Next Post

Spiropali e pranon: Doli fjala e Berishës, e paralajmëroi largimin tim

Next Post
Spiropali e pranon: Doli fjala e Berishës, e paralajmëroi largimin tim

Spiropali e pranon: Doli fjala e Berishës, e paralajmëroi largimin tim

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

3 shenjat e horoskopit që do të kenë mundësi të fitojnë më shumë para

Dashuria, financat dhe surprizat e ditës, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë

October 22, 2026
Moti për ditën e sotme/ Reshje që në orët e para, ja zonat më të prekura

Moti për ditën e sotme/ Reshje që në orët e para, ja zonat më të prekura

October 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al