Monday, September 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Uncategorized

KMSH dhe qendra “Mbreti Selman” sjellin projektin për ndihmën e fëmijëve jetimë

Editor by Editor
in Uncategorized
0
KMSH dhe qendra “Mbreti Selman” sjellin projektin për ndihmën e fëmijëve jetimë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

 

Komuniteti musliman i Shqipërisë ka zhvilluar ditën e sotme një aktivitet në lidhje me ndihmën e fëmijeve jetimë në Shqipëri. Ky projekt është në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse “Mbreti Selman” dhe me koordinim të Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë.

Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari Spahiu, shprehu kënaqësinë e tij në jetësimin e këtij projekti kaq domethënës në bashkëpunim me qendrën “Mbreti Selman”, qendër e cila sipas tij synon të sjellë gëzim jo vetëm tek fëmijët jetimë që do të përfitojnë nga projekti në fjalë, por nga të gjithë njerëzit kudo në botë që përfitojnë nga projekte të ngjashme.

“U zhvillua ditën e sotme në ambientet e Medresesë Tiranë, ceremonia e inaugurimit të projektit: “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë”, projekt ky i financuar nga Qendra Bamirëse “Mbreti Selman” dhe i aplikuar në vendin tonë nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë me koordinim të Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin: Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, Ambasadori i Mbretërisë së Arabisë Saudite, z. Fajsal Gazi Hifdhi, myftinj të rretheve të ndryshme në të cilët shtrihet ky projekt si dhe familjarë e fëmijë jetim që kanë përfituar prej tij.

Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari Spahiu, shprehu kënaqësinë e tij në jetësimin e këtij projekti kaq domethënës në bashkëpunim me qendrën “Mbreti Selman”, qendër e cila sipas tij synon të sjellë gëzim jo vetëm tek fëmijët jetimë që do të përfitojnë nga projekti në fjalë, por nga të gjithë njerëzit kudo në botë që përfitojnë nga projekte të ngjashme. “Ne i njohim dhe i ndjekim vazhdimisht aktivitetet e mëdha të kësaj qendre dhe kemi qenë dëshmitarë teksa ajo ka lançuar projekt pas projekti në vende të ndryshme të botës, përfshirë edhe vendin tonë të dashur, Shqipërinë. Prandaj, sot është një nder i madh për ne në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë të jemi aleati kryesor i qendrës “Mbreti Selman” në mbështetjen e 206 jetimëve në 10 rrethe të vendit.” – tha ai.

Më tej, të pranishmit i përshëndeti gjithashtu edhe ambasadori Hifdhi, i cili u shpreh se këto ndihma janë pasqyrim i vizionit të Mbretit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, mbretit Selman, të cilët zgjasin dorën e ndihmës kudo ku është nevoja në të gjithë botën. “Jam i lumtur dhe krenar të jemi këtu sot për të inauguruar këtë projekt të fondacionit “Mbreti Selman”, në mbështetje të jetimëve, nën kujdesin e veçantë të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Kjo mbështetje ekonomike, vjen krahas ndihmave të tjera që fondacioni humanitar zhvillon në Shqipëri. Shqipëria dhe Arabia Saudite kanë lidhje të fortë miqësore dhe këto projekte janë shembull i mirë i marrëdhënieve historike që ekziston mes dy vendeve” – u shpreh Ambasadori.

Fjalë të rastit, ku trajtuan ecurinë e deritanishme të këtij projekti dhe problematikat apo nevojat e përgjithshme lidhur me këta fëmijë, mbajtën gjithashtu edhe Myftiu i Tiranës, Lauren Luli, Myftiu i Lushnjës, Gramos Blliku dhe Myftiu i Korçës, Ledian Cikalleshi. Në fund të ceremonisë u shpërndanë në mënyrë simbolike disa zarfe me mbështetjen financiare të muajit Janar. Ky projekt, përveç mbështetjes financiare mujore për këta 206 jetimë për të gjithë vitin në vazhdim, përfshin edhe kurset edukative me fëmijët, kurse të cilat kanë vazhduar dhe zhvillohen çdo javë nën kujdesin e Myftinive ku shtrihet projekti”, – thuhet në postimin zyrtar për këtë takim.

Previous Post

Debat mes Eglës dhe Julit: Ky më ngre zgupthi mua?!

Next Post

Horoskopi ditor, e diel 21 janar 2024

Next Post
Horoskopi ditor, e diel 21 janar 2024

Horoskopi ditor, e diel 21 janar 2024

Arrestohet Kastriot Hasko dhe ish-kreu i Kadastrës
AKTUALITET

Arrestohet Kastriot Hasko dhe ish-kreu i Kadastrës

by Redaktor Redaktor
September 17, 2026
0

Policia e Shtetit ka arrestuar Kastriot Hasko dhe Ertis Shehun, në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Fierit për...

Read moreDetails
“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

September 15, 2026
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Zbulohet skema/ Meteo dhe Ulza dyshohen për marrëveshje të fshehtë në tenderin 2.8 mln euro

Zbulohet skema/ Meteo dhe Ulza dyshohen për marrëveshje të fshehtë në tenderin 2.8 mln euro

September 17, 2026
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Shfaqi probleme shëndetësore në një hotel në Jalë, humb jetën turistja britanike

Shfaqi probleme shëndetësore në një hotel në Jalë, humb jetën turistja britanike

September 21, 2026
Britani/ Nga ëndrra për futboll te burgu, shqiptari dënohet pasi u kap me drogë

Britani/ Nga ëndrra për futboll te burgu, shqiptari dënohet pasi u kap me drogë

September 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al