Thursday, September 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Aksidenti tragjik në Durrës, Këshilli i Medias: Raportimi i ngjarjes cënoi rëndë etikën

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Aksidenti tragjik në Durrës, Këshilli i Medias: Raportimi i ngjarjes cënoi rëndë etikën
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli Shqiptar i Medias ka reaguar lidhur me mënyrën se si disa media raportuan aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë dhe u plagos rëndë një tjetër.

Sipas reagimit janë konstatuar shkelje të rënda të etikës profesionale, të cilat cenojnë standardet e gazetarisë dhe dëmtojnë besimin e publikut te media.

Në reagim theksohet se, pavarësisht interesit të lartë publik për ngjarjen, raportimi duhet të respektojë kodet e etikës.

Këshilli nënvizon se nuk ka asnjë arsye për të shfaqur pamje apo video të momentit të vdekjes, veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijë, pasi kjo sjell dëme emocionale të mëdha për familjarët dhe terror tek publiku.

Reagimi:

Këshilli Shqiptar i Medias reagon me shqetësim të madh për shkeljet e rënda të etikës në raportimin e ngjarjes së Durrësit ku humbën jetën 2 fëmijë.

Kjo ngjarje e rëndë paraqet interes të lartë publik, dhe pikërisht për këtë, standartet etike duhen mbajtur sa më lart.

Në të gjitha kodet e etikës në botë, edhe në Kodin e Etikës së Gazetarit Shqiptar, një nga standartet etike të gjithëpranuara është që “vdekja dhe makabriteti nuk duhet sensacionalizuar”. Kjo do të thotë, që nuk ka asnjë arsye për të shfaqur pamje apo video të momentit të vdekjes së dikujt. Kjo bëhet më e rëndë kur bëhet fjalë për fëmijë.

Përveçse dëmit të madh emocional që i shkaktohet familjes, terrori që shkakton tek shikuesit e lexuesit transmetimi i pamjeve të një vdekjeje brutale është i papranueshëm dhe i patolerueshëm.

Media, nuk mund e nuk duhet të zëvendësojë e as të imitojë filmat horror.

Sigurisht, opinioni publik dëshiron të dijë si ka ndodhur ngjarja. Raportimi i dinamikës së aksidentit është pjesë e detyrës së raportimit. Sot, me ndihmën e Inteligjencës Artificiale, me kosto shumë të ulëta mund të rikrijohet në mënyrë të ilustruar dinamika e këtij incidenti pa qenë nevoja të shkelet mbi dhimbjen e familjarëve dhe pa krijuar terror.

Një shkelje tjetër ka të bëjë me identitetin e viktimave. Sipas kodeve të etikës, Media, nuk duhet të nxjerrë identitetin e asnjë prej fëmijëve të përfshirë në ngjarje, dhe asnjë detaji tjetër që mund t’i identifikojë kush janë. Argumenti që “dikush tjetër e bëri më parë” uk është justifikim. Mediat etike duhet të krijojnë standarte dhe për të tjerat.

Shkeljet etike në raportimin e ngjarjes së Durrësit janë të rënda, dhe për fat të keq, pasoja më afatgjatë e këtyre shkeljeve është humbja e besimit te media.

Previous Post

Biznesi shqiptar shkëlqen në zgjidhjen e problemeve, dështon në vendosjen e qëllimeve

Next Post

Mafia serbe apo shqipfolëse: Kush janë të “fortët” e Ballkanit, çunat problematikë që po terrorizojnë 3 kontinente

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

September 9, 2026
Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al