Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Aksidenti në Gjermani/ Viktimat një burrë 53 vjeç dhe dy gra, po ktheheshin nga një festë familjare

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Aksidenti në Gjermani/ Viktimat një burrë 53 vjeç dhe dy gra, po ktheheshin nga një festë familjare
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti që ndodhi në orët e para të mëngjesit pranë qytetit Koblenz, në Gjermani, ku humbën jetën tre shtetas shqiptarë dhe disa të tjerë mbetën të plagosur.

Sipas raportimeve, viktimat janë një burrë 53-vjeç dhe dy gra të moshës 47 dhe 65 vjeç. Ata, së bashku me gjashtë persona të tjerë të moshës nga 20 deri në 66 vjeç, po ktheheshin nga një festë familjare në landin e Hessenit.

Aksidenti ndodhi rreth orës 03:05 të mëngjesit, kur një minibus me nëntë pasagjerë doli nga rruga në të djathtë dhe më pas u përmbys. Policia gjermane ka bërë me dije se asnjë automjet tjetër nuk ishte i përfshirë në aksidentin fillestar, por një makinë tjetër kaloi mbi ‘rrënoja’ pak pas ngjarjes.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërsa autoritetet janë duke vijuar hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat. Gjithashtu, ende nuk janë konfirmuar plotësisht identitetet e disa prej personave që ndodheshin në automjet, ku mësohet se përveç shqiptarëve, kishte edhe shtetas të tjerë të huaj.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka konfirmuar humbjen tragjike të jetëve dhe ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave, si dhe ka uruar shërim të shpejtë për të plagosurit. Konsullata dhe Ambasada shqiptare në Gjermani po vijojnë bashkëpunimin me autoritetet vendase për të ndihmuar qytetarët e prekur nga kjo ngjarje e rëndë

Previous Post

E FUNDIT/ Tre shqiptarë të vdekur, katër të plagosur në Gjermani

Next Post

Pas fëmijëve të kopshtit, zbulohet një tjetër rast i helmimit nga ushqimi me salmonelë në Gramsh

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Nuk i mbijetoi djegieve të rënda, ndërron jetë 37-vjeçari pas zjarrit në automjet në Kardhiq-Delvinë

Nuk i mbijetoi djegieve të rënda, ndërron jetë 37-vjeçari pas zjarrit në automjet në Kardhiq-Delvinë

October 22, 2026
Berisha pas tensioneve në Kuvend: Opozita në krah të studentëve, ky sistem duhet të marrë fund

Berisha pas tensioneve në Kuvend: Opozita në krah të studentëve, ky sistem duhet të marrë fund

October 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al