Është vënë në pranga shoferi i ushtrisë i cili u përfshi në aksidentin tragjik me dy viktima, te Kthesa e Viroit.
Policia ka arrestuar B. Gj., 54 vjeç.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”, informojmë se në vijim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin B. Gj., 54 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, njofton policia.
Automjeti tip “Volksëagen Cady” me drejtues shtetasin P. K., 58 vjeç, u përplas me automjetin tip “Mad” (automjet i Ushtrisë). Për pasojë, humbën jetën drejtuesi i 58-vjeçar dhe pasagjeri që udhëtonte me të.