Shoferi 24-vjeçar i betonieres, Aleksandër Krrashi, ka dhënë dëshminë e tij lidhur me aksidentin tragjik n Fushë-Prezë, ku humbën jetë 4 të rinj.
Ai ka deklaruar se sapo ka hyrë në rrugën kryesore i është fikur mjeti pas i kishte mbaruar nafta. Krrashi është shprehur se ka provuar ta ndezë dy herë dhe me pas ka shkuar në një karburant aty pranë për të marrë naftë. Sipas tij ka harruar të ndezë bllokazhin e betonieres.
Sipas grupit hetimor përplasja ka qenë e fortë dhe ka ardhur për dy arsye, për shkak të shpejtësisë së lartë dhe mungesës së fushë pamjes pasi mjeti i të rinjve ka parakaluar dhe nuk e parë betonieren e ndaluar.
Sipas policisë, në momentin e përplasjes mjeti ka qenë më shpejtësi rreth 170 km/h, ndërsa gjatë lëvizjes kur ka kryer dhe parakalimin mund të ketë qenë më shpejtësi rreth 200 km/h.