Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Aksidenti i frikshëm me 1 të vdekur, Gjykata e Shkodrës lë në burg shoferin. Pretendimi para togave të zeza

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Aksidenti i frikshëm me 1 të vdekur, Gjykata e Shkodrës lë në burg shoferin. Pretendimi para togave të zeza
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Adnan Galica, i dyshuar si shkaktar i aksidentit tragjik të ndodhur pak ditë më parë në Shkodër, ku humbi jetën 62-vjeçari Shkëlqim Krasniqi dhe mbetën të lënduar një baba së bashku me dy fëmijët e tij të vegjël.

Gjatë seancës gjyqësore, avokati mbrojtës Arbër Raja kërkoi një masë më të butë sigurie, duke argumentuar se klienti i tij vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe është i pajisur me kartelë mjekësore për skizofreni dhe epilepsi.

Sipas avokatit, këto kushte kërkojnë trajtim të specializuar dhe monitorim të vazhdueshëm në institucion shëndetësor, jo mbajtje në paraburgim.

Adnan Galica, sot 36 vjeç, pësoi një tjetër aksident kur ishte 18 vjeç pro asokohe si pasagjer duke qëndruar një muaj e gjysëm në koma. Ai aksident i la pasojat e sipërmendura në shëndetin e tij që e kanë shoqëruar në 18 vitet e fundit.

Në këtë mënyrë, pala mbrojtëse kërkoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” si masa më e përshtatshme si edhe ndjekjen e procedurave të mjekimit deri në sqarimin e plotë të rrethanave dhe gjendjes shëndetësore duke përfshirë këtu edhe analizimin e gjendjes psikiatrike nga ana e Institutit të Mjeksisë Ligjore për të përcaktuar përgjegjësinë e personit në momentin e ngjarjes.

Në të njëjtën linjë, edhe mjeku reanimator i spitalit rajonal të Shkodrës Bashkim Kraja ka rekomanduar gjatë seancës për masën e sigurisë, trajtim në kushte spitalore deri në sqarimin e plotë të gjendjes shëndetësore.

Vetë i dyshuari Adnan Galica për shkak të gjendjes shëndetësore por edhe i ndodhur në gjendje shoku pas aksidentit nuk ka folur asnjë fjalë as për policinë dhe as në gjykatë.

 

Nga ana tjetër, prokurorja e çështjes, Brikena Mile, ka mbështetur masën e arrestit me burg, duke vlerësuar rrethanat dhe pasojat e rënda të ngjarjes, ndërsa gjyqtarja Jola Sado vendosi lënien në fuqi të kësaj mase.

Ngjarja e shkaktuar nga Adnan Galica është shumë e rëndë dhe nëse do të ishte një person pa probleme të shëndetit mendor, patjetër që drejtësia, aq më tepër drejtësia e re do të duhej të vepronte me ashpërsinë e ligjit por në rastin konkret krijon një diskutim të gjërë se si duhen trajtuar këto raste.

 

Ndërkohë, kjo çështje hap edhe një debat më të gjerë mbi kontrollin dhe mbikëqyrjen e drejtuesve të mjeteve që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor aq më tepër kur numri i tyre në Shkodër dhe kudo tjetër është në një rritje të konsiderueshme dhe nuk bëhet fjalë më për raste sporadike.

Në praktikë, persona të tillë mund të pajisen me leje drejtimi por të kufizuara në kohë, të cilat parashikojnë rregulla më të rrepta, si kufizime në shpejtësi apo kushte të tjera specifike.

Por ngrihet pyetja: a duhet të ketë një kontroll dhe mbikëqyrje më të shtuar edhe nga policia për këto kategori drejtuesish?

Dhe në rast të shkeljeve, a duhet të ndërpritet menjëherë e drejta e drejtimit për të parandaluar pasoja të rënda?

Kujtojmë që Adnan Galica nga pika fundore e lagjes Rus ka qenë me të njëjtën shpejtësi të madhe duke vijuar përgjatë gjithë unazës perëndimore derisa shkaktoi aksidentin tragjik.

Pritet që në vijim të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore, e cila do të përcaktojë gjendjen psikiatrike të të dyshuarit dhe përgjegjësinë e tij në momentin e aksidentit si një element kyç për ecurinë e mëtejshme të çështjes.

Kjo është një çështje e cila njëkohësisht hap një debat të madh mbi drejtësinë, shëndetin publik dhe sigurinë rrugore.

Previous Post

Berisha pas konfirmimit si kryetar i PD-së: Demokratët dje mposhtën narko-mafian!

Next Post

Ndryshimet në ligjin për Policinë, sindikata paralajmëron dërgimin në Kushtetuese

Next Post
Ndryshimet në ligjin për Policinë, sindikata paralajmëron dërgimin në Kushtetuese

Ndryshimet në ligjin për Policinë, sindikata paralajmëron dërgimin në Kushtetuese

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Ik nga këtu se t’i qerrova sytë”, momenti kur efektivi kërcënon gazetaren – VIDEO

“Ik nga këtu se t’i qerrova sytë”, momenti kur efektivi kërcënon gazetaren – VIDEO

October 19, 2026
Vajzat zinxhir përballë policisë në bulevard: Arrestoni Ramën

Vajzat zinxhir përballë policisë në bulevard: Arrestoni Ramën

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al