Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në rrugën e Barrikadave.
Si pasojë e përplasjes së mjeteve, një person ka mbetur i lënduar, ndërsa në njërin prej automjeteve është aktivizuar airbag-u.
Sipas burimeve nga vendngjarja, ambulanca ka mbërritur rreth 25 minuta pas aksidentit, pavarësisht se janë njoftuar disa herë nga qytetarët.











