Një aksident rrugor është regjistruar gjatë orëve të natës në aksin Gjirokastër-Kakavijë, në afërsi të vendit të quajtur NSHN.
Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete, një tip “Benz” dhe një “Audi”, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe, sipas informacioneve të para, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, të cilët po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.





