Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Ersekë-Korçë.
Shtetasi me iniciale E. I., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja që ndodhej me të në automjet, shtetasja me iniciale Xh.I., të cilët po marrin mjekim në spitalin e Korçës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.