Monday, July 14, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Ajo pa videot e 18 vjeçares në telefonin e burrit”, familja e Alma Arrazit: Ergysi bënte një jetë të dyfishtë

Editor by Editor
May 6, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE
0
“Ajo pa videot e 18 vjeçares në telefonin e burrit”, familja e Alma Arrazit: Ergysi bënte një jetë të dyfishtë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Teksa në Bunë dhe në Drin vijojnë kërkimet intensive për gjetjen e trupave të Alma Bushati Arrazit dhe djalit të saj 3-vjeçar, gjithmonë me një fije shprese se ata nuk kanë patur të njëjtin fat si dy vogëlushet, 9-vjeçarja që u gjet nga peshkatari Safet Hasani, mbrëmjen e 4 majit në zonën e njohur si Derragjat (një pjesë e vazhdës së lumit Buna, në afërsi të guroreve, rrugës së Velipojës) dhe 8-vjeçarja që u gjet ditën e sotme.

Në media e kudo, flitet dhe hidhen hipoteza, të dhëna e detaje që dalin si me grimca, here nga zyrat e Policisë së Shtetit, here nga ato të Prokurorisë e herë-herë nga persona të afërt të njohur të familjes Arrazi e Bushati.

VoxNews udhëtoi ne periferi te Tiranes për të takuar nga afër familjarët e Alma Arrazit, babain e saj Azem Bushatin dhe motrën, Gentën.

I gjetëm të gjithë të mbledhur bashkë, në një banesë private.

Të pashpresë për ndonjë të dhënë të re në lidhje me fatin e motrës, nipit dhe mbesës së tyre, por të traumatizuar nga ky vendim i Almës.

Ata, sidomos e motra, ishin në dijeni të të gjitha situatave që kishin ndodhur brenda 4 mureve ku jetonte Alma, Ergysi dhe 3 fëmijët e tyre të mitur.

Gjithçka kishte nisur shumë kohë më parë.  Kur Ergysi krijon një lidhje jashtëmartesore me një vajzë shumë më të re se ai.

Lidhje e cila vetëm sa u mor vesh nga bashkëshortja dhe u ndërprenë pas. Por kulmi do të ishte një tjetër lidhje e krijuar nga Ergysi, me një vajzë 18 vjeçare, prej kohësh ai bënte një jetë të dyfishtë.

Motra e Almës, Genta ishte prej kohësh në dijeni të jetës që bënte bashkëshorti I saj, por kishte vendosur ta pranonte për hir tëdashurisë dhe për hir të fëmijëve.

Genta e përshkruan kunatin e saj, Ergysin,  si një njeri të çuditshëm. Ndryshe kishte marrëdhënien me bashkëshorten, pra të motrën e saj, e ndryshe kishte marrëdhnien me fëmijët. Ai, sipas të gjithë familjes Bushati, i donte shumë ata.

Por dashuria për të shoqen ishte zbehur ndër vite. Jashtë kamerave, babai i Almës, Azem Bushati, thekson:

“I thashë vajzës sime, ti po e shikon që ai nuk të do më. Lëre të vazhdojë jetën e tij dhe ti vazhdo tënden. Por ajo më tha se nuk mundej ta merrte një vendim të tillë, pasi nuk vijmë nga një familje që ja bëjmë merr një e lësho një. Ne jemi mësuar që të vdesim me atë që martohemi. I thashë që bën mire të marrësh një hap sa nuk ështëvonë, pasi historitëtilla, nuk përfundojnë mirë”.

Mesa duket babai ka parandjerë një fund të hidhur.

Kohëve të fundit, sipas dëshmisë së Gentës, e motra e saj kishte përjetuar stres, të shkaktuar nga lidhja që bashkëshorti i sajkishte me një vajzë tjetër.  Madje ndër bisedë tregon për ardhjet e saj në Tiranë, dhe se si Ergysi, sa herë që largohej ajo së bashku me fëmijët, vinte dhe e kërcënonte, duke i thënë se fëmijët nuk janë të saj.

“O më nxirr fëmijët o ju vrava të gjithëve”, thonte ai.

E megjithatë, përtej këtyre sfidave, Alma kishte vendosur të rikthehej përsëri. Dhe të vazhdonte të qëndronte në shtëpinëe  një njeriu që nuk e donte dhe respektonte.

Së fundmi ata jetonin në dhoma të ndara. Ndërsa ka patur jo pak raste, sipas asaj që Alma  i rrëfente së motrës, që Ergysi e ofendonte dhe e fyente.

Kulmi kishte arritur muajin e fundit, kur në telefonin e bashkëshortit tësaj, kishte gjetur videot me 18-vjeçaren, me inicialin A.

Për lidhjen e Ergysit kishin qenë në dijeni të gjithë familjarët e tjerë të tij. Madje edhe kunata që ishte e fundit që takoi në kafene, Alma.

Në një bisedëqë ka pasur me Gentën, ajo i  ka treguar se si në momentin e fundit, përpara lokal “Panorama”, kalon Ergys Arrazi së bashku me të dashurën e tij. Gjë që mesa duket ka ndikuar në përkeqësimin e gjendjes shpirtërore të Almës. Duke e dërguar ndodhta edhe drejt një vendimi fatal.

Por si mësuan familjarët për zhdukjen e Almës me fëmijët?

Genta: “Ishte ora 22 e datës 1 maj, kur Eri (Ergysi) më mori në telefon dhemë pyeti nëse im vëlla ka marrë Almën për të shkuar në Durrës. E pyeta pse a nuk ka ardhur Alma në shtëpi. Më tha jo. Menjëherë mora tim vëlla dhe mu përgjigj nipi. E pyeta nëse ka ardhur halla dhe më tha jo.

Pyeta edhe vëllain nëse kishte folur me të. Provova ta merrja në telefon dhe telefoni i dilte i fikur. Nuk ka ndodhur asnjeherë që Alma  të rrijë gjatë pa folur me mua. Vetëm atë ditë kemi folur më pak se çdo here tjetër./ VoxNews

Previous Post

E shpallën të vdekur, familjarët e Erdgysit nuk ia falin nuses

Next Post

PAMJE TË RËNDA/ Ngjarja tragjike! Momenti kur gjendet trupi i pajetë i 8-vjeçares në lumin Buna

Next Post
PAMJE TË RËNDA/ Ngjarja tragjike! Momenti kur gjendet trupi i pajetë i 8-vjeçares në lumin Buna

PAMJE TË RËNDA/ Ngjarja tragjike! Momenti kur gjendet trupi i pajetë i 8-vjeçares në lumin Buna

Ekskluzive/ Denoncimi: Kandidati PS-së për deputet në Fier përdhunon një grua, policia fsheh ngjarjen
AKTUALITET

Ekskluzive/ Denoncimi: Kandidati PS-së për deputet në Fier përdhunon një grua, policia fsheh ngjarjen

by Editor
July 9, 2025
0

Një denoncim i rëndë ka mbërritur në redaksinë e Maska.al, ku një grua nga zona e Roskovecit akuzon kandidatin e...

Read moreDetails
LISTA E PLOTË – Drejtorët e “Bankers” që marrin miliona euro: Emra fiktivë, rroga të majme, fryrje kostosh!

LISTA E PLOTË – Drejtorët e “Bankers” që marrin miliona euro: Emra fiktivë, rroga të majme, fryrje kostosh!

July 4, 2025
Babë e bir, njëri magazinier dhe tjetri shtrues asfalti, bëhen pronarë të dy investimeve 142 mln euro në Shqipëri, HISTORI përrallash nga Tërpani i Beratit

Babë e bir, njëri magazinier dhe tjetri shtrues asfalti, bëhen pronarë të dy investimeve 142 mln euro në Shqipëri, HISTORI përrallash nga Tërpani i Beratit

July 7, 2025
Problemet me motorët dhe humbjet, Wizz Air ndërpret fluturimet Abu Dhabi-Tiranë dhe shumë të tjera

Problemet me motorët dhe humbjet, Wizz Air ndërpret fluturimet Abu Dhabi-Tiranë dhe shumë të tjera

July 12, 2025
Zbulohet emri, kush është drejtoresha e Raiffeisen Bank që u vodhi miliona klientëve

Skandali – Punonjësja e “Raiffeisen Bank” tërhoqi para nga llogaritë e klientëve pa dijeninë e tyre

July 3, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“I dogjën, i shkatërruan, do t’i burgosin” Famullitari i Shkodrës: Mos shkoni në Theth, aty nuk ka më paqe

“I dogjën, i shkatërruan, do t’i burgosin” Famullitari i Shkodrës: Mos shkoni në Theth, aty nuk ka më paqe

July 13, 2025
DASH: Ambasadorja Yuri Kim nuk është pushuar nga puna

DASH: Ambasadorja Yuri Kim nuk është pushuar nga puna

July 13, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al