Monday, September 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ahmetaj flet për arrestimin e Veliajt: Teatër i orkestruar nga Rama për të futur frikë brenda PS

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Ahmetaj flet për arrestimin e Veliajt: Teatër i orkestruar nga Rama për të futur frikë brenda PS
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

“Ata që kanë njohuri të thella dhe përgjegjësi për dhunën dhe korrupsionin në majat e pushtetit në fund i pret ose vdekja ose burgu”.

Kështu është shprehur ish-zv.kryeministri, Arben Ahmetaj në një intervistë për Vincent W. J. van Gerven Oei, lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend, arrestimin e Veliajt, përplasjet mes tij e Ramës për kanabizimin e vendit.

Për ish-zv.kryeministrin, arrestimi i Erion Veliajt është i gjithi një teatër i stisur nga Rama, që sipas tij kërkonte të tundte flamurin e Reformës në Drejtësi.

“Kjo është e gjitha një teatër i Ramës. Para së gjithash, dua të them se për mua është mesjetare që e kanë çuar Erionin në burg. Ata mund ta hetonin në gjendje të lirë, por jo duke qëndruar kryetar bashkie. Nuk mund të qëndrosh në detyrë ndërsa je duke u hetuar dhe akuzuar. Në të njëjtën kohë, nuk pajtohem me qëndrimin e Erionit për të sulmuar prokurorët dhe familjet e tyre.

Së dyti, nëse shikon arsyen pse Erioni është në burg, ajo nuk ka lidhje me çështjen e vërtetë, as me inceneratorin dhe as me aferën 5D. Pse? Sepse këto do ta çonin hetimin te Kryeministri, dhe ata nuk mund të prekin shefin e tyre. Pra, edhe një herë, ky është një teatër i madh i Ramës. Ai donte të tundte flamurin e Reformës në Drejtësi, dhe pa Erionin brenda, ky flamur do të binte.

Fatkeqësisht, Partia Socialiste ka ndaluar së shkruari programe. Praktikisht, ajo që po them është se çështja e Erionit është një teatër i Ramës për të futur më shumë frikë brenda partisë. Sepse partia duhet të qëndrojë nën frikë dhe trysni, ndërsa ai tund flamurin e Reformës në Drejtësi për burokratët evropianë. Është e gjitha një teatër, edhe rasti i Erionit, i orkestruar strategjikisht me shumë kujdes nga Rama”, ka thënë Ahmetaj.

Belina Ballukun, ish-zv.kryeministri e ka portretizuar si “instrumentin kyç të korrupsionit” në Shqipëri. Ahmetaj ka thënë se shumë prej socialistëve, përfshirë këtu ministra, deputetë, drejtues qarku, kanë frikë të hiqen nga lista dhe bëjnë një kompromis me veten.

“Lejomë ta shpreh kështu: Njëra prej tyre, fatkeqësisht, është, siç e quaj unë, “mjeshtrja e gjithë korrupsionit. Po. Ajo është instrumenti kryesor i korrupsionit. Është e pabesueshme, e paimagjinueshme. Të tjerët tashmë janë jashtë qeverisë. Disa prej tyre kanë frikë se mund të hiqen edhe nga lista e deputetëve. Të tjerë nuk janë më deputetë. Njëri prej tyre tani është drejtuesi politik i një qarku. Ai ka vendosur të heshtë. Ka bërë një kompromis me veten e tij, dhe unë nuk e gjykoj.

Frika është penguesi kryesor. Dhe frikë për çfarë? Kryeministri përpiqet t’i verë në pozitë të pasigurtë për karrierën e tyre apo për sigurinë e tyre në të ardhmen, jo në kuptimin e sigurisë së jetës, por nga SPAK-u—kamxhiku në duart e Kryeministrit”, është shprehur ish-zv.kryeministri.

Previous Post

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ dërgon për verifikim në Prokurori 16 kandidatë

Next Post

“Nga burgu nuk dilja i gjallë”, Ahmetaj tregon kërcënimet me jetë: Ja si nisi përndjekja nga Rama

Next Post
“Nga burgu nuk dilja i gjallë”, Ahmetaj tregon kërcënimet me jetë: Ja si nisi përndjekja nga Rama

“Nga burgu nuk dilja i gjallë”, Ahmetaj tregon kërcënimet me jetë: Ja si nisi përndjekja nga Rama

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Motoristi i WOLT filmohet duke kruajtur këmbët para se të dorëzojë porosinë

Motoristi i WOLT filmohet duke kruajtur këmbët para se të dorëzojë porosinë

September 6, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al