Friday, May 9, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Agron Malaj i Matit bën tender për të blerë televizionet lokale, kërkon reklama dhe propagandë!

Editor by Editor
February 14, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Agron Malaj i Matit bën tender për të blerë televizionet lokale, kërkon reklama dhe propagandë!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Bashkisë së Matit, Agron Malaj, dikur gardist e më pas “elektriçist” në OSHEE, ka hapur një tender për të blerë televizionet lokale. Procedura vjen disa muaj para zgjedhjeve të përgjithshme, ku Malaj kërkon që shërbimi të vijojë për 12 muaj me radhë. Ai kërkon që media të pasqyrojë çdo aktivitet, t’i bëjë reklamë gjithë vitin dhe të marrë nga media kaseta të gatshme.

Duket se, synimi i Malajt është edhe pregatitja e çdo kronike të mundshme, me “sukseset” e detyrës, në çdo aktivitet të bashkisë. Ai kërkon që media lokale të flasë mirë për të, për drejtorët apo për të gjithë punonjësit. Por, a nuk është “blerje” e medias? Duke i dhënë tender ai mundëson që të mos kritikohet apo të ketë kronika hulumtuese. Një veprim kurajoz, duke qenë se ai vjen edhe nga fusha e biznesit, pasi familja e tij drejton një firmë të madhe, që fiton tendera nga kolegët e Malajt.

Agron Malaj i Matit bën tender për të blerë televizionet

Faksimile: Njoftimi i tenderit nga Bashkia e Matit, ku kërkon promovimin në mediat lokale

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, Bashkia e Matit ka hapur tenderin me objekt “shërbim publikimi dhe pasqyrimi i veprimtarive të Bashkisë Mat në media lokale”. Tenderi është bërë në datën 12 shkurt, teksa ende nuk ka një njoftim për fituesin. Por duke qenë se mediat apo televizionet në Mat janë të pakta, dihet edhe fituesi!

Agron Malaj i Matit bën tender për të blerë televizionet

Faksimile: Njoftimi i tenderit nga Bashkia e Matit, ku kërkon promovimin në mediat lokale

Malaj kërkon që kjo “reklamë” të vijojë në 12 muajt e vitit, teksa ka edhe kërkesa të veçanta, që as kryeministri i vendit s’do të guxonte t’i bënte. “Në lidhje me shërbimin media lokale, njoftime të ndryshme për periudhën 12 muaj. Pasqyrimi i investimeve, aktiviteteve, takimeve zyrtare dhe reklamimeve nga ana e Bashkisë Mat dhe transmetim në TV” thuhet në këtë dokument.

Por jo vetëm kaq, pasi Malaj kërkon që edhe gazetari përfaqësues i Medias Lokale duhet të mbajë kontakte të vazhdueshme me përfaqësuesit e zyrës së shtypit në Bashkinë Mat.

“Ofruesit të shërbimit do t’i duhet të mbajë kontakte të vazhdueshme me përfaqësuesen e zyrës së marrëdhënieve me publikun për çdo nevojë të ndonjë njoftimi, prononcimi reklamimi sipas nevojave të institucionit, shërbimi i këtyre pasqyrimeve duhet të ofrohet në të gjithë territorin e Bashkisë Mat” shkruhet në dokument.

Më tej vijon se, sipas nevojës së institucionit të Bashkisë Mat, të mundësohet rikthimi i ndonjë kronike të pasqyruar në media lokale gjatë vitit në CD, apo USB, si investime, aktivitete, takimeve sipas rasteve që mund të kemi duke ju referuar kontratës së lidhur midis palëve. “Shërbim fotografie, video dhe video editim profesional si dhe montazhi i tyre për gjatë vitit kalendarik 2025” është një tjetër kërkesë.

Sipas dokumenteve që hulumtoi VoxNews, tenderi u bë në datë 12 shkurt, teksa televizioni fitues duhet të veprojë “brenda 24 orësh nga momenti i publikimit të njoftimit të fituesit”.

Përse i gjithë ky ngut?/ VoxNews

 

Dokumenta bashkëngjitur

Tags: agron malajKryetari i Bashkisë së MatitOSSHEpropagandereklamatelevizionetendera
Previous Post

Berisha tregon prapaskenat e letrës së Nesti Angonit: Balluku i dha listën e përgjimeve Oltion Bistrit

Next Post

Shtrohet në spital Papa Françesku

Next Post
Shtrohet në spital Papa Françesku

Shtrohet në spital Papa Françesku

EMRAT/ Detaje nga të shtënat me armë, 5 të plagosur në Laç
AKTUALITET

EMRAT/ Detaje nga të shtënat me armë, 5 të plagosur në Laç

by Editor
May 3, 2025
0

Pesë persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë në Laç. Të plagosurit janë Liridon Ismaili Daniel Gjeloshi...

Read moreDetails
“Bonnie dhe Clyde” të Shqipërisë/ Kush janë Adnan Mahmutaj dhe Albana Karadaku, mashtruesit e kalibrit të lartë që i demaskoj “Lolita”

“Bonnie dhe Clyde” të Shqipërisë/ Kush janë Adnan Mahmutaj dhe Albana Karadaku, mashtruesit e kalibrit të lartë që i demaskoj “Lolita”

March 19, 2025
Efektivët e Peqinit në shërbim t Suel Çelës, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet, pas denoncimit të Nokës

Efektivët e Peqinit në shërbim t Suel Çelës, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet, pas denoncimit të Nokës

May 6, 2025
Denoncimi/ Suel Çela e ka kthyer burgun e Peqinit në shtab zgjedhor të Sara Miles

Denoncimi/ Suel Çela e ka kthyer burgun e Peqinit në shtab zgjedhor të Sara Miles

May 5, 2025
Tërmeti trondit Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen edhe në juglindje të Shqipërisë

Tërmet në Greqi, dridhet toka

May 4, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

U dënua me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh, Apeli merr vendimin për Luizin

U dënua me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh, Apeli merr vendimin për Luizin

May 8, 2025
 “Giro d’Italia”, Policia Rrugore heq me karrotrec mjetet e parkuara anës rrugës

 “Giro d’Italia”, Policia Rrugore heq me karrotrec mjetet e parkuara anës rrugës

May 8, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al