Friday, September 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Agolli i jep 121 MLN lekë Irdi Kullës për parkimin nëntokësor te “Nënë Tereza” – Dokumentat

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Agolli i jep 121 MLN lekë Irdi Kullës për parkimin nëntokësor te “Nënë Tereza” – Dokumentat
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ka shumë legjenda urbane për sheshin Nënë Tereza, të gjitha të përhapura nga njerëzit e “Rilindjes”. Njëra, e vitit 2012, lidhej me improvizimin e një thertoreje gjigande tek Kolonat, ku do të thereshin 1000 qengja për kurban. I ndjeri Artan Lame pati “detyrën” të kritikonte këtë “projekt-barbari” që nuk dihet se nga doli, por kishte si qëllim të mjegullonte punën e kundërshtarit. Në atë kohë, kryetar bashkie ishte Lulzim Basha, që sapo kishte bërë Planin e Përgjithshëm Urbanistik. Në këtë plan, Sheshi Nënë Tereza parashikohej të ishte Terminali Shumëfunksional për linjën e tramvajit. Socialistëve nuk u dilte e keqja, se ky mundi Edi Ramën për 11 vota.

Thertorja mbeti legjendë, por ideja për ta tjetërsuar sheshin mbeti në një mendje të keqe. Para vizitës së Papa Françeskut në 21 shtator 2014, sheshi Nënë Tereza u rikontruktua nga Qeveria “Rama”. Sheshi u kthye në identitet (u hoq shatërvani), busti i Nënë Terezës ( që ishte tek cepi në anë të Universitetit Politeknik) do të shkonte për restaurim bashkë me atë që ndodhej në Rinas. Duket si lëvizje pa rëndësi, por është shenja që parathotë diçka për të ardhmen e këtij sheshi historik.

Më vonë u bë Erion Veliaj kryebashkiak dhe çdo vit nxirrte ndonjë “projekt ide” për sheshin. Ajo që nuk thuhet gjithmonë, është si të nxirret ndonjë lek nga Nënë Tereza. Kur bënte “Ditën pa makina” dhe zhvillonte gara makinash, Lali Eri thoshte se do ta bëjë sheshin shëtitore për këmbësorët. Kur vinte Viti i Ri, para se ta mbillte me kioska qoftesh, thoshte se do ta bënte “Fshat Krishtlindjesh”.

Legjenda tjetër, që e ka përhapur vetë Kryeministri, është se Veliaj çdo gjë e kishte mësuar nga Rama (përveç korrupsionit). Në 12 shkurt 2025, dy ditë pasi Veliaj po flinte në qeli, Rama publikoi projekti e ri për Sheshin Nënë Tereza. Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi: “Siç thotë Erion Veliaj, që e ka mësuar nga unë, ditët më të mira janë të gjitha përpara”. Ne e kuptojmë kështu: Veliaj bënte çfarë e urdhëronte Rama! Nejse, le të kthehemi tek Sheshi. Gjejeni ku është busti i Nënë Terezës në këtë projekt që prezantoi Rama!

Ky projekt pa lidhje me “Nënë Terezën”, quhet  instalacion “Tirana Moons”.

Është vepra që shumë shpejt do ta shohim në Sheshin Nënë Tereza (si ajo “reja” me skela që rri para Galerisë Kombëtare të Arteve që është nën rikonstruksion qysh ditën që erdhi Rama në pushtet). Në aktivitetin për “rijetëzimin” e këtij sheshi nga Bashkia e Tiranës, Kryeministri Edi Rama tha se për projektin kishte biseduar më herët edhe me kryebashkiakun Veliaj (tashmë i arrestuar). Ai e vuri theksin tek fakti që struktura është e lëvizshme dhe miqësore me mjedisin. “Pjesë e rijetëzimit të Sheshit “Nënë Tereza” është menduar edhe një vepër e ngjashme si kjo në Venecia. “Duart e Nënë Terezës në shesh…”, njoftoi Edi Rama.

Të gjitha këto janë zbukurime, sepse aty do të hidhet beton dhe do të gërmohet sheshi për një godinë të re. Të gjitha legjendat (pak të vërteta që fshehin gënjeshtrën e madhe) do të treten në betonin që do të hidhet për godinën me parkim nëntokësor.

Askush nuk doli ta prezantojë apo të mburret me këtë projekt, por ky është thelbi i ndryshimit të sheshit. Ky projekt i është lënë në dorë ta zhvillojë drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli.

Pavarësisht se ka qenë i zënë me përgatitjen e përgjigjeve të pyetjeve të SPAK, Agolli ka punuar intensivisht për Nënë Terezën qysh nga data 31 maj 2024. Në këtë kohë, FSHZH ka regjistruar tenderin apo minikonkursin me objekt shërbime projektimi: “Ndërtim i godinës së parkimit nëntokësor në sheshin Nënë Tereza, Bashkia Tiranë. Kjo është një punë e gjatë që do të zgjasë 4 vjet (afati i kontratës) pra, sa mandati i Edi Ramës.

Vlera maksimale e projektimit faza I-IV është 12,157,702 lekë pa TVSH. Fituesi është shpallur më 3 shtator 2024, por kontrata nuk ishte lidhur. Papritur, kur zhurma është drejtuar në Theth dhe në rajone larg kryeqytetit, kontrata u zbulua për herë të parë në buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik të datës 7 korrik 2025.

Fituesi i minikonkursit është një studio e afërt me aferat e e Erion Veliajt. Pronari i saj Irdi Kulla ka marrë pjesë me dy kompanitë e tij: “TOWER” sh.p.k. dhe  “IGROUP” sh.p.k. duke marrë vlerësimin maksimal të Agollit.

Kjo është e vërteta në diell që fshihet poshtë instalacionit “Hënat e Tiranës”!

/Gijotina.com/

Tags: Dritan AgolliFSHZHIGROUPIGROUP shpkIrdi KullatenderTirana MoonsTOWERTOWER shpk
Previous Post

Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në përpjekjen e 47-të

Next Post

Kremlini: Të gatshëm të negociojmë me Kievin pas deklaratave serioze të Trump

Next Post
Kremlini: Të gatshëm të negociojmë me Kievin pas deklaratave serioze të Trump

Kremlini: Të gatshëm të negociojmë me Kievin pas deklaratave serioze të Trump

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë
AKTUALITET

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

by Editor
March 13, 2025
0

Ditën e djeshme partitë politike kanë publikaur listat e kandidatëve për deputet në të gjithë Shqipërinë, ku nuk munguan surprizat...

Read moreDetails
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

January 31, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Aksident në Fiershegan, trajleri përplas dy makina

Aksident në Fiershegan, trajleri përplas dy makina

September 4, 2026
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al