E pandehur për të ashtuquajturën aferën e botoksit, drejtoresha e Spitalit të Fierit, Rudina Degjoni vijon aferat me tenderat, shpërdorimet dhe pazaret, të konstatuara edhe nga një raport i disa muajve më parë i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Rudina Degjoni ka krijuar një skemë korruptive tenderash me Janis Karathanon, Besnik Halilin, Skënder Lufin, Haxhi Shahun, Orjada Jahon, Ermal Rizajn etj.

Disa ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025, zonja Degjoni ka finalizuar një aferë 460 mijë euro me Jani Karathanon, përfituesin në letra të koncensionit 130 milionë euro të laboratorëve, që po hetohet nga SPAK-u si aferë e dyshuar korruptive.

Degjoni ka diktuar me pazar në tavolinë tenderin për blerje kite reagent për Laboratorin Klinik Biokimik, me vlerë 460 mijë euro, për kompaninë Pegasus të Jani Karathanos. Elementët që i japin këtij tenderi natyrë korruptive janë; Mungesa e garës qoftë edhe formale, oferta fituese është sa fondi limit dhe kopsitja e kritereve të përshtatshme për kompaninë Pegasus.

Më herët Degjoni i ka dhënë Karathanos edhe dy tendera me vlerë 1 milionë euro për blerje kite edhe reagentë, ku oferta fituese është gati sa fondi limit, duke skualifikuar të gjithë ofertuesit e tjerë përveç fituesit.
Tendera për Nikun Ndreaghet’as
Drejtoresha e Përgjithshme pranë Spitalit Memorial Fier, Rudina Degjoni ka firmosur një numër të konsiderueshëm tenderash me natyrë korruptive për grupin mafioz “Ndreaghet’a”, përfaqësuar në Shqipëri nga Besnik Halili. Bëhet fjalë për tenderat e paracaktuar të oksigjenit që po hetohen nga SPAK.

Besnik Halili ka nisur të flasë lartë e poshtë sikur e ka mbyllur dosjen e korrupsionit në SPAK, për t’u dhënë zemër drejtorëve që të vijojnë të firmosin tenderat e radhës për kompaninë e tij GTS-Gazra Teknik Shqiptar.
Ogerta Manastirliu dhe Rudina Degjoni kanë kanalizuar miliona euro në xhepat e Nikut të Ndreaghet’a, duke marrë 20 deri në 30 % të shumës së ofertës fituese. Paratë e korrupsionit në tendera dy zonjat i kanë investuar në pasuri të paluajtshme përmes njerëzve të afërt. Personazhi kyç që pastron paratë e Manastirliut është vëllai i saj, për të cilin SPAK, BKH dhe përfaqësit diplomatik perendimor në Shqipëri duhet të kenë informacion të detajuar.
Aferat e botoksit, Degjoni e pandehur
Në shtator të vitit 2023, Prokuroria e Fierit mori të pandehur dhe dërgoi në gjyq Drejtoreshën e Spitalit Memorial të Fierit, Rudina Degjonin nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Prokuroria arriti në këtë konkluzion pasi përfundoi hetimet për Degjonin, e cila në kundërshtim me ligjin ka lejuar të kryhen procedurat e botoksit të stomakut te pacientët, por me preparate mjekësore që nuk janë blerë nga spitali.
Preparatet e botoskit të stomakut vinin në rrugë të tjera jashtë-spitalore të lidhura me drejtoreshën, për të cilat pacientët kanë bërë pagesat e tyre. Në dosjen penale theksohet se procedura jo vetëm është jashtë çdo lloj standardi ligjor dhe teknik te pacientët, por mbart rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e pacientëve, ndërsa dëmton interesat dhe imazhin e një institucioni shëndetësor publik si një çerdhe pazaresh.

Në vend që të pezullohej nga detyra deri kur të përfundonte përballjen me drejtësinë, ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, e mban Degjonin në krye të Spitalit Fier, duke diktuar tendera edhe për figura të krimit të organizuar.
Aferat në FSDKSH
Rudina Degjoni ka drejtuar Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, i cili konsiderohet si metastaza më agresive e korrupsionit në Shqipëri, një institucion që gati çdo vit është objekt i hetimi dhe arrestimesh masive.
Kontrolli i Lartë i Shtetit zbuloi një skemë të frikshme korrupsioni të Rudina Degjonit dhe Ogerta Manastiurliut (ish ministre e Shëndetësisë), ku përfshihen vendime jashtë kompetencave, skemë abuzimi me rimbursimin e ilaçeve, financimin e paligjshëm të koncensioneve për shërbime të pakryera, kontroll fiktiv të depove farmaceotike, ilaçe kontrabandë dhe të skaduara etj.
Skandali u mbyll me shkarkimin e Degjonit si drejtoreshë e FSDKSH në shtator të vitit 2020 dhe emërimin në vend të saj të Elisa Berziu. Zonjës Degjoni iu besua drejtimi i Spitalit të Fierit, institucion të cilin e ka kthyer në zgafellë pazaresh, siç konfirmohet nga dosja penale e Prokurorisë Fier dhe raporte të KLSH-së./Prapaskena