Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar dokumentet e kompanisë “Hill International NV” e cila ka ndërtuar tunelin e Llogarasë.
Sipas BalkanWeb, urdhri për sekuestrimin e dokumenteve është firmosur nga prokurori Dritan Prençi.
Po ashtu, mësohet se ka nisur edhe verifikimi ndaj kompanisë dhe kontratave që ka nënshkruar me Ministrinë e Infrastrukturës asokohe të drejtuar nga Belinda Balluku.
Një hetues i BKH është angazhuar për veprime hetimore.