Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

AADF fut në “kthetra” edhe arsimin: Provimet e shtetit dhe Matura i kalojnë një agjencie “hibride”

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
AADF fut në “kthetra” edhe arsimin: Provimet e shtetit dhe Matura i kalojnë një agjencie “hibride”
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Pas Butrintit dhe qendrave historike, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) po shtrin influencën e tij në zemrën e sistemit arsimor shqiptar. Një projektligj i ri i depozituar në Kuvend parashikon shkrirjen e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) dhe krijimin e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore (AKSHA), një strukturë që de jure quhet shtetërore, por de facto mban “vulën” dhe kontrollin e AADF-së.

Në relacionin shpjegues që shoqëron nismën, qeveria shqiptare bën një autokritikë të paprecedentë, duke pranuar se sistemi aktual është i mbytur në burokraci dhe paaftësi. Dokumenti zyrtar thotë shprehimisht:

“Ky projektligj është hartuar në bashkëpunim me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF)…”

Kjo fjali është “çelësi” që vërteton se shteti shqiptar nuk ka pasur as vizionin dhe as kapacitetin për të reformuar veten, duke ia deleguar këtë detyrë një fondacioni privat. Relacioni pranon se proceset e njohjes së diplomave janë kthyer në makth për studentët dhe se vlerësimi i provimeve deri më sot ka pasur mungesë totale rigorozi dhe standardesh.

Risia më alarmante për kritikët është përbërja e Këshillit Drejtues të Agjencisë së re. Sipas projektligjit, ky bord nuk do të ketë vetëm zyrtarë shtetërorë, por edhe “përfaqësues të partnerëve strategjikë/donatorëve”.

Kjo do të thotë se AADF, si partneri kryesor që ka financuar ekspertizën e Cambridge Assessment, do të ketë një karrige në tavolinën ku vendoset për:

1.      Tezat e Maturës Shtetërore: Fati i mijëra maturantëve çdo vit.

2.      Provimet e Shtetit: Licencimi i mjekëve, infermierëve dhe mësuesve.

3.      Tarifat: Sa do të paguajë çdo shqiptar për të marrë një vërtetim apo për të dhënë një provim.

AKSHA nuk do të funksionojë si një zyrë shteti, por si një korporatë. Ajo do të ketë vetëfinancim, që do të thotë se do të jetojë nga paratë që do t’u vjelë studentëve dhe profesionistëve përmes tarifave.

Më tej akoma, stafi i kësaj agjencie del nga “kthetrat” e ligjit për nëpunësin civil. Punësimet do të bëhen me Kod Pune, duke i dhënë drejtorit ekzekutiv – i cili do të jetë nën presionin e bordit ku bën pjesë AADF – fuqi absolute për të vendosur paga dhe emërime, larg syrit të kontrollit klasik të shtetit.

Me kalimin e shërbimeve drejt një formati tërësisht digjital të financuar dhe monitoruar nga partnerët e huaj, pyetja që lind është: Ku do të përfundojnë të dhënat sensitive të mijëra nxënësve dhe profesionistëve shqiptarë? A është ky një modernizim i nevojshëm, apo një dorëzim i sovranitetit arsimor në këmbim të disa laptopëve dhe serverëve të dhuruar?

Ndërsa qeveria mburret me standardin “Cambridge”, mbetet për t’u parë nëse ky “rebranding” do të zhdukë vërtet skandalet e rrjedhjes së tezave, apo thjesht do të zhvendosë kontrollin e tyre nga zyrat e shtetit drejt zyrave të një fondacioni që po merr në dorë çdo segment kyç të jetës publike në Shqipëri.

Qeveria pranon: Sistemi aktual është “peng” i burokracisë

Për herë të parë, në dokumentin zyrtar, qeveria pranon se struktura aktuale e QSHA-së ka dështuar në disa pika kyçe:

Vonesat “vdekjeprurëse” për studentët: Relacioni pranon se procesi i njohjes së diplomave zgjat pafundësisht, duke dëmtuar studentët, sidomos ata ndërkombëtarë, për shkak të barrierave burokratike.

Gabimet në provime: Dokumenti nxjerr zbuluar skandalet e vjetra ku vlerësimi automatik dështonte sepse administratorët jepnin fletë përgjigjesh të gabuara apo variante që nuk përputheshin.

Mungesa e standardit: Pranohet se pyetjet e Maturës Shtetërore dhe provimeve të licencave profesionale nuk kanë pasur një kontroll rigoroz shkencor (psikometrik), duke vënë në dyshim vërtetësinë e meritokracisë./VNA

Previous Post

Shenjat e zodiakut me intuitën më të fortë

Next Post

Qeveria heq naftën falas për fermerët nga skema në bujqësi dhe blegtori 2026

Next Post
Qeveria heq naftën falas për fermerët nga skema në bujqësi dhe blegtori 2026

Qeveria heq naftën falas për fermerët nga skema në bujqësi dhe blegtori 2026

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

July 21, 2026
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al