Monday, September 14, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

A është Granit Xhaka futbollisti më me ndikim në botë?

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, Sport
0
A është Granit Xhaka futbollisti më me ndikim në botë?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë tetë viteve të fundit ishte një supozim i heshtur në futbollin zviceran, Xherdan Shaqiri ishte ylli, por Granit Xhaka ishte ai që e mbante sistemin gjallë. Sot, me paraqitjet e tij te Sunderland dhe te Zvicra, supozimi nuk është më pjesë e debatit, është fakt, shkruan gazeta zvicerane “Blick”. Prandaj duhet bërë pyetja: A është Granit Xhaka futbollisti më me ndikim në botë? Jo domosdoshmërisht më i miri teknikisht, por ai që e ndryshon një ekip nga themeli.

Xhaka, bir i prindërve nga Kosova, ka qenë gjithmonë i pajisur me një sens të lindur përgjegjësie. Që në fëmijëri, ai ishte “udhëheqësi i natyrshëm”, një rol që më vonë u forcua përmes sfidave dhe goditjeve që e shoqëruan karrierën e tij. Nga talenti i hershëm që shfaqet në finalet e Danone Cup, te titulli botëror me U-17, e deri te debutimi te FC Basel, gjithçka tregonte se Graniti nuk ishte lojtar i zakonshëm.

Edhe pse shpeshherë është përballur me kritika, ndonjëherë të ashpra, ai ka reaguar me një forcë pothuajse kokëfortë. Te Borussia Mönchengladbach mësoi se fjalët vlejnë vetëm nëse i mbështet në fakte. Te Arsenal, pas periudhës së vështirë me kartonë, polemika dhe veçanërisht incidentit me tifozët në vitin 2019, një bisedë me Mikel Artetan i ringjalli karrierën.

Sot, Xhaka është shembull i rrallë i një futbollisti që vlen shumë më tepër se statistikat. Ai është standard, ritëm, strukturë.

Te Sunderland, një skuadër që sipas parashikimeve duhej të luftonte për mbijetesë, ai krijoi një transformim që mediat angleze e quajnë “fenomen”. Ai dirigjon tonin në stërvitje, mban ekipin të bashkuar dhe e shtyn drejt një niveli që askush nuk e priste. Te Zvicra, ndërkohë, është dirigjenti i një orkestre që funksionon sipas pulsit të tij. Kur Xhaka është mirë, Zvicra është mirë.

Madje edhe kur nuk merr skenën për vete, ai krijon hapësira që të tjerët të shkëlqejnë, siç ndodhi kundër Kosovës dhe Suedisë.

Për një kohë, pati dyshime për rolin e tij si “teamplayer”, veçanërisht pas disa polemikave në ndeshjet kundër Serbisë apo episodit të ‘tattoove’ para Euro 2021. Por vitet e fundit ai është kthyer në një figurë më të matur, më strategjike, pa humbur agresivitetin e tij të domosdoshëm.

Marrëdhënia me trajnerin e Zvicrës, Murat Yakin, është stabilizuar; ndikimi i tij në grup është aq i madh sa fjalët që Xhaka thotë në stërvitje shndërrohen në moto për gjithë skuadrën.

Influenca e tij shkon përtej fushës

Ai është sot më shumë se lider, është “arkitekt i mentalitetit”, njeriu që e ngre standardin dhe e detyron gjithë ekipin të ngrihet me të. Në një kohë kur shumë yje varen nga statistikat dhe rrjetet sociale, Xhaka është futbollisti i vjetër në shpirt, por modern në qasje; i përkushtuar, i disiplinuar, i pandalshëm.

Prandaj pyetja nuk është më provokuese, por e vlefshme: A ka sot një futbollist në botë që e ndryshon një ekip më shumë sesa Granit Xhaka? Teknika e tij nuk është më e mira absolute. Por ndikimi që ka te klubet, te Zvicra, te lojtarët rreth tij, e bën unik.

Dhe fundi i kësaj historie ndoshta ende nuk është shkruar. Xhaka tashmë po punon për licencat e trajnerit. Në të ardhmen, ai mund të bëhet po aq i rëndësishëm nga pankina sa është sot në fushë. Ashtu siç thotë Yakin: “Ai mendon si trajner. Dhe kështu e udhëheq kombëtaren e Zvicrës”.

E përkohshme është forma, por ndikimi i Granit Xhakës duket se do të zgjasë shumë më gjatë, shkruan “Blick”.

Previous Post

Të mërkurën rikthehen reshjet në disa qarqe, ja zonat që rrezikojnë

Next Post

Blendi Gonxhe paguan 2700 € për një natë në Dubai me lekët e shqiptarëve

Next Post
Blendi Gonxhe paguan 2700 € për një natë në Dubai me lekët e shqiptarëve

Blendi Gonxhe paguan 2700 € për një natë në Dubai me lekët e shqiptarëve

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh
AKTUALITET

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

by Redaktor Redaktor
September 12, 2026
0

Një ngjarje tragjike ka tronditur zonën e Belshit, ku elektricisti i OSHEE-së, Klajd Zekthi, ka humbur jetën teksa ndodhej në...

Read moreDetails
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

September 4, 2026
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

September 12, 2026
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al