Sunday, October 25, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

A e ka kthyer Edi Rama Shqipërinë si ‘zonë të sigurtë’ për Sorosin?

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
A e ka kthyer Edi Rama Shqipërinë si ‘zonë të sigurtë’ për Sorosin?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, kërkoi hetim të plotë mbi frekuencën e lartë të takimeve mes Kryeministrit Edi Rama dhe miliarderit Alex Soros, që sipas saj mund të ketë kthyer Shqipërinë në një “zonë të sigurtë” për vizitat e tij.

Në një deklaratë për mediat ditën e sotme, Vangjeli theksoi se takimet e dokumentuara nga Soros, shpesh gjatë sezonit veror, nuk janë të rastësishme dhe tregojnë një nivel të jashtëzakonshëm konfidencialiteti.

Nga të dhënat e publikuara, ai ka zhvilluar takime me Ramën vazhdimisht gjatë viteve 2021–2025.

Deklarata e Plotë:

Ndryshe nga çdo figurë tjetër e huaj, Alex Soros ka zgjedhur ta dokumentojë vazhdimisht raportin me Kryeministrin shqiptar, duke publikuar foto dhe momente nga takimet me të.

Pakrahasimisht me çdo personalitet tjetër frekuenca e fotove të publikuara nga takimet me Ramën tregon vetëm një pjesë të kontakteve ndërmjet tyre.

Edhe pse në përqindje shumë më të ulët sesa takimet e tyre reale, frekuenca e fotove të publikuara nga vetë Soros me Ramën është jo vetëm e pazakontë, por tregues i konfidencës ‘vëllazërore’ siç e quan Alex në postimet e tij.

Nga të dhënat e publikuara, vetëm në vitet e fundit rezulton se Alex Soros ka zhvilluar takime të shumta me Kryeministrin Rama, përfshirë:

2021: pushimet, edhe në shoqërinë e KM Rama, gjatë korrikut deri më 2 shtator, si dhe një tjetër takim më 13 nëntor;

2022: takime më 9 qershor, 25 gusht, 4 shtator, 23 shtator, 12 nëntor;

2023: takime më 17 shkurt, 21 maj, 4 korrik, 3 shtator, 21 shtator, 10 nëntor;

2024: takime më 24 janar, 19 shkurt, 5 mars, 18 maj, 8 korrik, 29 gusht, 28 shtator;

2025: takime të dokumentuara më 23 janar, 17 shkurt dhe në qershor.

Nga këto publikime, del qartë se Alex Soros disa herë në vit, me kohëzgjatje të pazakontë, takohet me Kryeministrin Rama, shpesh në Shqipëri, ku sipas tij, përfundimi i sezonit veror pranë ‘vëllait të tij’ Edi Rama është kthyer tashmë në traditë.

Partia Demokratike kërkon që të hetohen zyrtarisht këto takime, fluturimet e Alex Soros drejt Shqipërisë, arsyet e vërteta të tyre, si dhe çdo veprim i ndërmarrë nga këto kontakte.

Ka zëra që flasin për mundësimin nga Edi Rama të takimeve konfidenciale të Soros, duke përdorur Shqipërinë si një vend të sigurt e të fshehtë, larg syve të mediave dhe shërbimeve ndërkombëtare të inteligjencës.

Ciladoqoftë e vërteta, ajo duhet zbardhur, sidomos tani në dritën e akuzave të Presidentit Trump kundër Soros dhe kërkesës që të hetohet sipas Aktit RICO në Shtetet e Bashkuara.

PD përsërit thirrjen për FBI që, në kuadër të hetimeve në Amerikë të përfshijë edhe aktivitetin e George e Alex Soros në Shqipëri.

Previous Post

Ekzekutimi i Kristian Kolës, misteri i atentatit mafioz ndaj 34-vjeçarit

Next Post

Goditi me grusht punonjësin e burgut në Fier, arrestohet pas 7 muajsh 38-vjeçari

Next Post
Goditi me grusht punonjësin e burgut në Fier, arrestohet pas 7 muajsh 38-vjeçari

Goditi me grusht punonjësin e burgut në Fier, arrestohet pas 7 muajsh 38-vjeçari

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

I riu u godit me plumb gome në sy, deputetja Marjana Koçeku: Pushteti vazhdon ta trajtojë trupin e qytetarit si vendin ku duhet të ngulitet frika

I riu u godit me plumb gome në sy, deputetja Marjana Koçeku: Pushteti vazhdon ta trajtojë trupin e qytetarit si vendin ku duhet të ngulitet frika

October 24, 2026
Kush është Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që u plagos me plumb gome në sy

Kush është Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që u plagos me plumb gome në sy

October 24, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al