Wednesday, June 3, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home BOTË

U gjend në universitet kur ndodhi sulmi, pedagogia shqiptare në Pragë rrëfen momentet e tmerrit

Editor by Editor
in BOTË, KRYESORE
0
U gjend në universitet kur ndodhi sulmi, pedagogia shqiptare në Pragë rrëfen momentet e tmerrit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një student i armatosur hapi zjarr brenda një universiteti në Pragë duke shkaktuar një ndër tragjeditë më të rënda në historinë e Çekisë, ku më pas agresori u vetëvra.

Sidorela Kalemi Doli, lektore e gjuhës shqipe në ‘Charls University’ të Pragës, ishte e pranishme brenda në auditoret e universitetit, në momentin kur ndodhi tragjedia.

Nga sulmi mbetën të vrarë 15 persona dhe mbi 25 të plagosur, sipas të dhënave të fundit të autoriteteve çeke. Pak orë pas ngjarjes që la të shokuar mbarë opinionin botëror, në një intervistë për “Liberale.al”, pedagogia shqiptare në Pragë, Sidorela Kelimi Doli, tregoi orët e tmerrit që përjetoi:

Sidorela, ku u ndodhët në momentin e ngjarjes?

Në momentin e ngjarjes isha në katin e tretë në dhomën 309 A me studentin nga Danimarka i cili studion për gjuhë shqipe.

Si u përjetua dhe kur ndodhi ngjarja?

Besoj diku nga ora 3 (pasdite) kemi dëgjuar krismën e parë dhe kam dalë në dritare për të parë se çfarë ndodhi. Menduam se ishte nga jashtë, ndërsa njerëzit nisën të vraponin. Ngjarja ndodhi në katin e katërt dhe ne arritëm të dëgjonim të gjitha bërtitjet e njerëzve, tërheqje bankash e karrigesh, por nuk e kuptonim se çfarë po ndodhte.

Si reaguat, për të shpëtuar?

Vendosa të hapja derën dhe të shihja se çfarë po ndodhte, ndërkohë u dëgjua një tjetër krismë. Më ka thirrur studenti të hyj brenda dhe kemi mbyllur derën me çelës. Kuptuam që po qëllohej në shkollë. Edhe ne vendosëm që të mbyllim dhe izolonim derën e zyrës me karrige e tavolina të mëdha dhe çdo gjë tjetër që kishim brenda.

Me mbërritjen e policisë, çfarë ndodhi më pas?

Zhurmat dhe bërtitjet ishin në vazhdimësi. Fillimisht studenti im Jakob donte të dilte në dritare, më pas së bashku jemi fshehur poshtë tavolinës sime të punës dhe përpara vetëm vendosëm një raft. Ndërkohë, që në dritare kalonin studentë, por u frikësuam se nuk e dinim kush ishin fillimisht. Më pas e goditën fort në derë, por kishim frikë ta hapnim. Dera e zyrës është shpërthyer nga forcat e policisë. Duhet të ishin mbi 10 të tillë. Na sugjeruan të vëmë duart në kokë dhe na shoqëruan deri poshtë. Shkallët ishin të lara në gjak dhe aty jemi trembur. Na evakuan dhe na kontrolluan me imtësi.

A ju kanë kontaktuar autoritetet shqiptare pas ngjarjes?

Na çuan në një godinë tjetër ku pushuam dhe morëm ndihmën e nevojshme. U kontaktova nga ambasadori i Shqipërisë dhe ambasadorja e Kosovës në Pragë që u shqetësuan për sigurinë tonë.

Previous Post

Shehi-Partizani thuajse e kryer, ka akord për të gjitha detajet

Next Post

Nën akuzë për privatizimin e Kompleksit “Partizani”, Apeli rrëzon kërkesën e Malltezit për kthimin e celularit dhe…

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave
AKTUALITET

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave

by Lom Lom
May 31, 2026
0

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të delegatëve për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë...

Read moreDetails
U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

June 2, 2026
Skandal/ Makina e Policisë abuzon me pushtetin, thyen rregullat e qarkullimit

Skandal/ Makina e Policisë abuzon me pushtetin, thyen rregullat e qarkullimit

May 25, 2026
Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

May 29, 2026
Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

June 2, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

June 3, 2026
Nga Milano në New York, ja në cilat shtete do të zhvillohet protesta për Zvërnecin

Nga Milano në New York, ja në cilat shtete do të zhvillohet protesta për Zvërnecin

June 3, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al