Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Sport

Milona në lojë, sulmuesi i Partizanit drejt largimit

Editor by Editor
in Sport
0
Milona në lojë, sulmuesi i Partizanit drejt largimit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një nga më të spikaturit te Partizani në startin e sezonit është Arçejnxh Bintsuka, i cili ka rënë menjëherë në radarët e klubeve më të mëdha.

Mediat kazake raportojnë se Astana është klubi që ka shprehur interes për kongolezin dhe se është prezantuar me një propozim në tryezën e Partizanit. Bintsuka arriti t’i shënojë Astanës në ndeshjen e luajtur në Elbasan, duke rihapur kualifikimin për “demat”, derisa Tomasov barazoi. Paraqitja e kongolezit në ato dy beteja duket se ka rënë në sy të trajnerit të Astanës, e cila po këmbëngul ta afrojë në gjirin e saj. Me siguri në rast finalizimi të këtij operacioni, fatura do të ishte “e kripur”. Në mediat kazake është prononcuar edhe agjentja e Bintsukës, e cila është shprehur se Astana nuk e ka kontaktuar. Të njëjtën gjë e ka pohuar edhe vetë Bintsuka.

Burime për “Panorama Sport” pranë klubit bëjnë me dije se ka pasur interes të kazakëve për kongolezin, por Partizani nuk ka ndërmend ta shesë, të paktën deri në verë. Madje pritet që në ditët në vijim Bintsukës t’i ofrohet edhe një kontratë e re afatgjatë. Marrëveshja aktuale përfundon në verën e vitit 2025 dhe ky detaj është disi komprometues. Merkatoja e verës së vitit 2024 do të ishte ndoshta shansi i fundit për të fituar prej kongolezit, në rast se ai refuzon të rinovojë.

MUSTAFA BA – Ndërkaq, pavarësisht se ka në plan ta mbajë Bintsukën, Partizani po mendon për një afrim në sulm. Sipas mediave kosovare, sulmuesi i KF Trepçës, Mustafa Ba, është në radarët e klubit të kuq. Pavarësisht dëshirës për ta mbajtur Bintsukën, senegalezi mund të jetë edhe një plan B në rast të largimit të kongolezit.

KONTRATAT – Partizani është kujdesur gjithnjë t’i “blindojë” yjet e skuadrës, por në këtë sezon, Abilaliaj përveç stolit, duhet të përqendrohet edhe te kontratat e lojtarëve. Në ekip ka disa të rinj, që në rast shitjeje, do të sillnin të ardhura të mëdha, por kontratat mbeten problem. Një pjesë e titullarëve e mbyllin kontratën në fund të këtij sezoni, ndërsa të tjerë kanë edhe një vit e gjysmë nga marrëveshja e tyre. Edhe për ata që dalin të lirë në vitin 2025, duhet të nisë puna që tani, pasi klubi do të duhej të përballej me çështje të ngjashme me Matondon, duke u detyruar t’i shesë, pasi përndryshe do të mbetej “thatë”. Përveç Bintsukës, me lojtarë si Cara, Maget, Sembene, Sota, Atanaskoski apo Murataj, do të duhet të negociohet me patjetër për kontrata të reja. Mbetet të shihet se sa do t’ia arrijë klubi të firmosë marrëveshje të reja me të gjithë.

Previous Post

Nga takimet me Shkëlzen Berishën, te faksi për të në Ministrinë e Mbrojtjes, Aldo Bumçi dëshmon për gjyqin ndaj Mediut

Next Post

Hakerat sulmojnë policinë e shtetit, TIMS, Memex, 112, të gjitha “down”. Tek drejtoria ‘kyçin’ gojën, asnjë reagim

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit

Kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit

October 28, 2026
Zjarr në dy restorante tradicionale në Librazhd, zjarrfikësit arrijnë të shpëtojnë njërin prej tyre

Zjarr në dy restorante tradicionale në Librazhd, zjarrfikësit arrijnë të shpëtojnë njërin prej tyre

October 27, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al