Thursday, June 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Sport

Festë e madhe për 20-vjetor, TKZ: Ejani të gjithë në Sheshin Skënderbej

Editor by Editor
in Sport
0
Festë e madhe për 20-vjetor, TKZ: Ejani të gjithë në Sheshin Skënderbej
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Tifozat Kuq e Zi festojnë 20-vjetorin e themelimit në datën 23 dhjetor. Grupimi më i madh që mbështet kombëtaren shqiptare dhe këdo që nderon dhe lartëson flamurin kuqezi, do të bëjë një festë të jashtëzakonshme.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare, TKZ, që prej dy dekadash ndjek skuadrën kombëtare në çdo ndeshje, theksojnë se këtë vit festa do të jetë edhe më e madhe.

Për shkak të përvjetorit, por sidomos prej kualifikimit të Shqipërisë në Europianin Gjermani 2024. Aty ku skuadra e drejtuar nga Sylvinho do të sfidojë Italinë, Kroacinë dhe Spanjën ne grupin B.

Në lajmërim theksohet se kremtimi madhështor do të organizohet të shtunën e 23 dhjetorit në Sheshin Skënderbej. Duke nisur prej orës 18:00. Festa është e hapur për të gjithë, si për anëtarët dhe për çdo shqiptar që e dëshiron me zemër bashkimin rreth një ekipi të vetëm kombëtar.

POSTIMI I TIFOZAVE KUQ E ZI

20 vjet TKZ është një rrugëtim i gjatë. Në çdo stadium shqiptar dhe të huaj ku kemi shkuar, ne kemi qenë aty për dhe me Kombëtaren tonë.
Ndërkohë që Kombëtarja është rritur profesionalisht dhe sapo e ka siguruar kualifikimin e saj të dytë në Kampionatin Europian të Futbollit. Edhe ne, Tifozat Kuq e Zi, jemi rritur.

Misioni ynë i përhershëm është që ne të jemi gjithmonë të pranishëm aty ku luan ekipi ynë kombëtar. Me një përkrahje të fortë dhe të palëkundur. Pavarësisht nëse luan kundër një ekipi të madh apo të vogël në emër. Dhe pa marrë parasysh nëse loja luhet larg apo afër.

Në shi apo në diell, me fitore apo me humbje, ne kemi qenë gjithmonë aty. Në mbështetje të ngjyrave kuq e zi. Kudo ku është ngritur flamuri ynë kombëtar, aty kemi qenë të pranishëm ne. Tifozat Kuq e Zi, të rreshtuar pas banerit tonë “TIFOZAT KUQ E ZI” dhe “O SA MIRË ME QENË SHQIPTAR!”

Ky 20-vjetor i themelimit të grupimit tonë përkon edhe me kualifikimin e Kombëtares sonë të Futbollit në Kampionatin “Euro 2024”. Dhe për rrjedhojë festa jonë këtë fundvit bëhet edhe më e madhe. Kremtimi madhështor do të organizohet ditën e shtunë, datë 23 dhjetor 2023, në orën 18:00, në Sheshin Skënderbej, në Tiranë.

Festa është e hapur për të gjithë, si për anëtarët aktivë dhe anëtarët ndër vite të TKZ-së, ashtu edhe për çdo shqiptar. Që, me zemër, e dëshiron bashkimin e të gjithë shqiptarëve anembanë botës përreth një ekipi të vetëm kombëtar.

 

Previous Post

Rama nxjerr Belindën për të refuzuar kushtin e Gazment Bardhit

Next Post

A po shkon drejt ndarjes me Xhensilën? Bes Kallaku thyen heshtjen…

Next Post
A po shkon drejt ndarjes me Xhensilën? Bes Kallaku thyen heshtjen…

A po shkon drejt ndarjes me Xhensilën? Bes Kallaku thyen heshtjen…

Igli Tare shokon me deklaratën në SPAK: Belindën e kam…
AKTUALITET

Igli Tare shokon me deklaratën në SPAK: Belindën e kam…

by Redaktor Redaktor
June 4, 2026
0

Ish-futbollisti dhe drejtuesi sportiv Igli Tare është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku ka dhënë shpjegime në kuadër...

Read moreDetails
Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave

May 31, 2026
U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

June 2, 2026
Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

May 29, 2026
Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

June 2, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

June 4, 2026
Zvërneci/ Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit, brohorasin “Rama ik”

Zvërneci/ Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit, brohorasin “Rama ik”

June 4, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al