Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gazment Nebiu i shkruan gjykatës nga arratia: Më rigjykoni, s’kam pasur dijeni për dënimin me 25 vite burgim që kam marrë

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Gazment Nebiu i shkruan gjykatës nga arratia: Më rigjykoni, s’kam pasur dijeni për dënimin me 25 vite burgim që kam marrë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gazment Nebiu, një nga emrat më të njohur të botës së krimit në Vlorë gjatë periudhës 1997-2000 dhe anëtar kryesor i bandës së armatosur të “Gaxhait”, ka thyer heshjen e arratisë së tij, duke depozituar një kërkesë në sekretarinë e Gjykatës së Lartë.

Përmes kësaj kërkese të firmosur nga vetë Nebiu, i dënuari me 25 vite burgim dhe një ndër njerëzit më të kërkuar të Drejtësisë Shqiptare, kërkon nga Gjykata e Lartë, ti rihapë çështjen penale ku ai rezulton të jetë dënuar në mungesë.

Prej shumë vite Policia e Shtetit e kërkon Nebiun si njeriun që qëndron në Top-Listën e personave që duhet të arrestohet.

Por në kërkesën drejtuar Gjykatës të firmosur nga vetë Nebiu thuhet se:
”…unë, i dënuari Gazmend Nebiu, nuk kam pasur asnjë dijeni në lidhje me vendimmarrjet e Gjykatës së Krimeve të Rënda deri në datën 20 prill 2022, datë në të cilën jam vënë në dijeni nga familjarë të mi.

Nëpërmjet kësaj kërkese të paraqitur kërkoj rishikimin e vendimeve penale të dhëna në ngarkimin tim si dhe pezullimin e vënies në ekzekutim të tyre…”.

“Ora News” mëson se kërkesa e Gazment Nebiut është rregjistruar në Gjykatën e Lartë në 6 dhjetor 2023 dhe pritet që çështja të shqyrtohet nga relatori i dosjes Medi Bici.

Nebiu ka qenë pjesëtar i bandës së armatosur e njohur si “Banda e Kakamit” dhe për këtë arsye Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, “Krijimi i bandës së armatosur”, “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të bandës së armatosur”, “Vjedhja me dhunë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të bandës së armatosur” dhe “Armëmbajtja pa leje, në kuadrin e bandës së armatosur”.

Nebiu, ndodhet në Top-Listën e personave më të kërkuar nga Policia e Shtetit, pasi 1 vit më parë emri i tij ndodhej mes tre personazheve më të kërkuar si Dritan Rexhepi dhe Bledar Mneri.

Nebiu është deklaruar fajtor në vitin 2009 për vrasjen e Ilir Mara, Sadik Kurtit, Avdul Bajram, Zihni Harunit.

Ndërsa është deklaruar i pafajshëm për vrasjen e Dhimitraq Mishka, Viron Rrapaj dhe Robert Myftarit.

Gjithashtu Nebiu është deklaruar fajtor për “Vjedhje me Dhunë” në dëm të Ardian Skënderit, Artur Pashaj, Vladimir Mema,si dhe“Mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake” në kuadrin e bandës së armatosur.

Previous Post

Vrasja e Elton Javorit në Fier, gjendet makina që përdorën autorët

Next Post

Plagosi me thikë 17-vjeçarin në Lushnjë, shoqërohet në polici 15-vjeçari

Next Post
Plagosi me thikë 17-vjeçarin në Lushnjë, shoqërohet në polici 15-vjeçari

Plagosi me thikë 17-vjeçarin në Lushnjë, shoqërohet në polici 15-vjeçari

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
A do mbyllet karburant “EIDA” i Frident Kuqit, pas skandalit të zjarrit?!

A do mbyllet karburant “EIDA” i Frident Kuqit, pas skandalit të zjarrit?!

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al